Zelensky: Nuk kemi mjaftueshëm armë për të çliruar Mariupolin

J L

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë “serioze dhe të rënda” për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin port juglindor të Mariupolit.

Ai përshkroi dy mënyra të mundshme për t’i dhënë fund bllokimit të civilëve në qytet:

“Nuk kemi mjaftueshëm armë serioze dhe të rënda për të çliruar Mariupolin. Ne nuk e dimë se kur mund të zhbllokojmë Mariupolin. Dhe këtë e them hapur, se të gjithë djemtë në Mariupol duan fitoren tonë, duan një qytet të lirë, asnjëri prej tyre nuk do t’i dorëzohet armikut. Kjo është ndjenja e tyre e brendshme, kjo është ajo që ata janë”, tha Zelensky, duke folur me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në Kiev.

“Mijëra civilë janë larguar me sukses nga Mariupoli përmes korridoreve të rënë dakord me Rusinë, por “për fat të keq disa mijëra civilë shkuan në territoret e pushtuara ruse dhe ne nuk e dimë fatin e këtyre mijëra njerëzve”, tha presidenti ukrainas.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky kllaun kur kerkoj te futej ne NATO per te bere bllokimin dhe sfiksimin e Rusise, pra eleminimin e saj ti bente deri ne fund keto esape e jo sot pasi i jane vrare me mijra qytetare dhe 6 milion te tjere kane marre rruget e Evropes Kurves Plake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *