Zelensky telefonatë me Johnson: Putin nuk e mendonte rezistencën ukrainase

J L

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka folur sërish në telefon me Boris Johnson mbrëmjen e djeshme.

Një zëdhënëse e Downing Street tha se kryeministri “i bëri homazhe heroizmit dhe trimërisë së pabesueshme të Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas”.

Ajo shtoi: “Udhëheqësit ranë dakord që presidenti Putin po përballet me një rezistencë më të madhe ukrainase nga ajo që ka llogaritur”.

Dyshja u tha gjithashtu se “kanë rënë dakord për nevojën që komuniteti ndërkombëtar të izolojë Rusinë plotësisht diplomatikisht dhe financiarisht”.

Dhe ata “përshëndetën gatishmërinë e shtuar për të ndërmarrë veprime për përjashtimin e Rusisë nga Swift”.

Swift është një sistem pagesash ndërkombëtare nga i cili disa vende – përfshirë Britaninë e Madhe – duan të ngrijnë Rusinë.

Disa vende evropiane nuk kanë qenë të gatshme të pajtohen me këtë, por Gjermania, një pengesë kryesore, e zbuti ndjeshëm pozicionin e saj më herët.

Johnson shtoi se 1,000 trupa po dërgohen për të ndihmuar me fluksin e refugjatëve duke thënë po ashtu se qeveria e tij “sigurisht do të ndihmojë njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *