Zelenskyy nderon qenin trim me medalje, ka zbuluar mbi 200 mina në Ukrainë

Amelda Amelda

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskyy nderoi të dielën një qen shërbimi të quajtur Patron, për të cilin qeveria ukrainase thotë se ka zbuluar qindra pajisje shpërthyese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Sipas mediave të huaja, qeni i vogël i cili ka ndihmuar vendin e tij  në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria ruse, u nderua me medalje nga Zelenskyy. Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë.

Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij , Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto. Presidentin ukrainas, e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik të mrekullueshëm”.

“Sot, dua të shpërblej ata heronj ukrainas që pastrojnë tokën tonë nga minat, midis heronjve tanë është dhe një ushtar i vogël i mrekullueshëm, një mbrojtës, i cili jo vetëm ndihmon në çaktivizimin e eksplozivëve, por u mëson ushtarëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë, në zonat ku ekziston rreziku i minave”, tha Zelensky gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes,” tha Zelenskyy.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *