Lacio nuk ka pasur ecurinë e dëshiruar këtë sezon dhe në takimin e fundit u mund në shtëpi nga Xhenoa. Si për t’i hedhur kripë mbi plagë, ecuria e skuadrës kundërshtare, Romës, ka qenë pothuajse e përkryer, me dhjetë fitore dhe vetëm një barazim në 11 javët e para të kampionatit. Lorik Cana, i pyetur për komentuar ecurinë e dy skuadrave të kryeqytetit, ka reaguar si një lacial i vërtetë, duke refuzuar të përgjigje për Romën. “Duhet të mendojmë për vete, të rritemi, të përparojmë dhe të fitojmë. Çfarë bëjnë të tjetër nuk duhet të na interesojë. Nga ne pritet shumë dhe nuk duhet të heqim dorë. Të gjithë jemi lojtarë shumë të mirë dhe duhet të japim maksimumin për Lacion”, tha Cana për Lazio Style Channel.
Kembesor bastexhi, mer ate rroge dhe pirdhu.Te shkoje jeta me kartela te verdha e te kuqe.