Adelajda iku shumë e re nga kjo jetë, por la shumë kujtime. Shumë miq dhe kolegë shprehën sot mesazhe ngushëllimi. Nuk kishte si të mungonte ish i dashuri i saj Bjordi.
Mesazhi i plotë:
Ti e di se sa të vështirë e kam këtë pjesë, sepse jam natyrë cinike, dhe jam e tillë pikërisht për të mos u përballur me momente si ky. Ti e di që nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për çfarë ndjej, por në fund të fundit kur filluam aventurën tonë së bashku e kemi bërë perballë të gjithëve ndaj dhe për këtë arsye përball të gjithëve me duhet të them se çfarë ndjej.
Dhe pse kundër natyrës time po i shkruaj këto fjalë për ty, për respekt të të gjithë atyre që të kanë dashur, të gjithë atyre që nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thellë në zemër sa asnjeri më parë nuk e ka bërë. Në këto momente nuk di çfarë të mendoj e nga t’ia nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot.
Adel më vjen shumë inat. Më vjen inat sepse je personi më i fort që kam njohur.
Nuk e kam kuptuar kurrë se ku e gjeje forcën të përballoje çfarë ke përballuar gjatë gjithë jetës tënde. Më vjen inat sepse ke luftuar, gjithmonë, dhe kjo jo në mënyrë figurative, ti ke luftuar vërtet për çdo gjë qe arrite në jetë dhe sikur mos të mjaftonte, arrite të frymëzoje një gjeneratë të terë me forcën tënde.
Linde në një botë shumë te vogël për ty dhe luftove aq shumë për të zgjeruar kufijtë e botës tënde sa asnjeri tjetër që kam njohur. Kur kuptove që kjo nuk mjaftonte fillove të luftoje për të ndryshuar veten tënde dhe pak veta janë kaq të zgjuar dhe të guximshëm për ta bëre këtë.
Linde ne një botë shumë të egër Adela, një botë që gjithsesi ka humbur çdo betejë kundër teje, sepse nuk e dinte kë kishte përballë.
Kjo botë nuk e dinte që Adela nuk ka frike nga asgjë, por kësaj rradhe nuk kishe se si të fitoje Adel, sepse u luajt jashtë rregullave, dhe ishte e vetmja mënyrë për të të mundur.
Adel nuk jam i mirë me fjalët dhe ti e di se sa pak natyrë spirituale jam, do të doja të kisha thënë shumë më shumë, por më beso kur të them që dhe kaq paska qenë tmerrësisht e vështirë.
Faleminderit Zemër, për çdo gjë dhe me fal, për çdo gjë.

Tashme Adele nuk te degjon me, por ti mbetesh nje aventurier mendjelehte, nje egoist i peshtire, nje tradhtar i pabese, nje kriminel i pashpirt! Larg nga engjelli qe e shkaterrove per se gjalli!
Skane vlere ato fjale tani. Ajo qe ajo mund te merrte nga ty ishin fjalet te thena perapara se ajo te largohej nga kjo bote.Tani eshte teper vone.Sa e pa drejte eshte jeta me disa .U prefsh ne paqe moj vajze engjellore!!!
U prehte ne paqe KJO BUKUROSHE !
ngushellime familjes !….ngushellime shokut…!