Nga Bedri Islami
Dy vite më parë, pikërisht në këtë kohë, fundprilli 2017, kur ishte dilema nëse do të bëheshin apo jo zgjedhjet parlamentare, të planifikuara në qershorin e atij viti, shefi i atëhershëm i grupit parlamentar të PD-së, Paloka, në vrullin e deklaratave të hallakatura, të gjithë tërbimin e tij e lëshoi mbi Ilir Metën, që ishte ende në mes dy karrigeve, të Kryetarit të Kuvendit dhe të Presidencës, duke u betuar se partia e tij shqupase nuk do të bëjë kurrë kauzë të përbashkët me Metën, pasi, ky i fundit ishte shkaktari i të gjitha të këqija që i kanë ardhur Shqipërisë nga vjedhja, ndryshimi dhe korruptimi i votës së lirë. Sipas Palokës, që përfaqësonte vijën zyrtare të shqupasve të rënë nga pushteti, e gjithë e keqja e këtij vendi ka vetëm një emër, atë të Ilir Metës dhe gjithë të tjerët nuk janë asgjë tjetër, veçse viktima të tij. Paloka gati sa nuk e tha haptas se, po të mos ishte Meta dhe partia e tij, gjithçka do të ishte ndryshe, pra la edhe një herë hapur shtegun e një kompromisi galopant me socialistët, duke e lënë fajin në skalionin e tretë të falangës së tyre.
Dy vite më pas, përsëri Paloka, si njëri nga zhurmuesit e përhershëm pëdëist, ka gjetur një objekt të ri goditës, Edi Ramën, kur gjërat kanë ndryshuar edhe për të, edhe për Partinë qe kishte shpallur hasëm, jo vetëm të partisë së tij, por të të gjithë Shqipërisë, dhe që “fati” mizor i ka bërë sëbashku në një vijë fronti. Ai, duke paralajmëruar “një humbje“ të madhe politike për vendin deklaroi se zgjedhje nuk do të ketë dhe, nëse kjo ndodh, ai nuk do të jetë më në politikë. Gjithë vendi po mban frymën, nëse Paloka do të jetë më pjesë e politikës apo jo. Më pas Paloka, por jo vetëm ai, bënë deklarata budallaqe, duke e përjashtuar plotësisht Edi Ramën nga dialogu, sikur e gjitha kjo ishte në dorën e tyre.
Politikani Paloka, njeriu Alibeaj, një tjetër Spaho, secili në vete, nuk është ndonjë risi në strukturën e forcës politike ku bën pjesë. Që nga muajt e parë të krijimit PD-ja nuk ka mundur të jetojë e mbijetojë pa gjetur armiqë, pa i krijuar ato kur nuk i ka gjetur, pa krijuar e mbledhur armiqë të brendshëm dhe të jashtëm, pa i goditur ato dhe pa “marshuar fitimtarë”.
Tani, për PD-në, dy vite më pas, është gjetur armiku i ri, Edi Rama, ndaj të cilit kanë shkrehur jo vetëm të gjithë topat e baterive të tyre. Zemërimi i tyre duket homerik, bubullimat duken heroike, por kanë harruar gjënë kryesore: duke mbyllur qarkun, nuk kanë lënë hapur shtegun : me cilin do të bisedojnë, me kë do të dialogojnë, me cilët do të ulen në një tryezë? Të ketë shkuar mendimi i i tyre politik kaq poshtë sa që mendojnë se përmes një paçavureje , në formë dekadalogu që paraqitën disa ditë më parë, mund të bindin të tjerët të dialogojnë, të gjejnë zgjidhje, të afrojnë pikëpamjet?
Kryemadhi, krahu më radikal i lëvizjes opozitare, këto ditë, shkoi përtej kufirit, dhe, përmes deklaratave të saj, të dënueshme jo vetëm politikisht, paralajmëroi shefin e qeverisë se në çdo shtëpi ka një njeri që di të qëllojë, duke bërë haptas thirrje publike për krim dhe pjesëmarrje në vrasje.
Nuk e di dhe as nuk mund ta di përse një shtet , ku mendohet se ligji është diku, toleron thirrje të tilla, jashtëzakonisht halucionante dhe të dënueshme, ashtu si ishte mizor pohimi i saj se, “u bëftë helm për fëmijët e mi, nëse kam vjedhur një lek”.
Edi Rama ka kusuret e tij të mëdha dhe koha ka ardhur të mësojë nga fajet e tij politike. Ose të ia mësojnë këtë. Mosndëshkimi i së keqes që bëri ai, megjithë fjalën e dhënë si rrugë drejt pushtetit një ditë do e ndëshkojë vetë atë. Por, ai është shefi i qeverisë së tashme; atë mund ta heqë vetëm forca e tij politike, por jo “molotovët” e një opozite që bën sikur ka zemërim “homerik”.
Tani jemi para një gjendje që pak vetë mund të përcaktojnë një zgjidhje dhe që, duan apo nuk duan opozitarët, ajo është në duart e pushtetit të tashëm.
Ose do të kërkojnë dialog me këtë forcë qeverisëse , ose do të kërkojnë që zemërimi i tyre të shpërthejë budallshëm, duke provuar shembjen e rendit kushtetues dhe duke provuar një grusht shteti në ditën e votimeve.
Përsëri, as njëra e as tjetra, nuk është në dorën e tyre. Rendin kushtetues kanë provuar ta shembin, jo thjeshtë me bomba molotov dhe shashka plagosëse, por përmes tankeve, pushkëve, grabitjeve, zaptimeve dhe pushtimit të institucioneve, të cilat, pasi i vodhën, i braktisën.
Grushtin e shtetit e kanë provuar në shtatorin e vitit 1998 dhe përsëri janë zbythur.
Në vitin 1998 dhe në janarin e para 8 viteve, shefi faktik i opozitës i ktheu institucionet në fuqi shpërthyese, duke strehuar herën e parë militantë dhe armë dhe, herën e dytë, një pjesë të 301 gardistëve që strehoi në bodrumet e selisë kryeministrore.
Një herë e tretë do të ishte katastrofale për të, por jo për vendin. Vendi do të çlirohej nga fantazma e tij dhe do të merrte frymë lirisht. Zemërimi “ homerik” i opozitës do të provonte një ditë të zezë për vetë qenien e saj, nga e cila nuk do të mund ta shpëtonte asnjë shef qeverie i së majtës.
Nëse PD po përgatitet të bëjë harakiri, kjo është punë e saj, por, megjithëse një forcë themelisht regresive, ajo mbetet ende vlerë, më shumë për të ardhmen se për të tashmen.
Rama dhe e majta, edhe nëse qeveria prishet, përsëri në këtë kohë i fiton zgjedhjet. Opozita e di këtë më mirë se gjithë të tjerët, pasi ende është e paorganizuar, pa mendim dhe pa rrugë tjetër, veç protestave të tipit molotov.
Mendimi i saj është ende pa ide, sporadik, mbetur vetëm në një linjë, atë të forcës: e përkrahur nga një grupim njerëzish mbështetur më shumë tek bashkitë që i drejtojnë, në humbës pushtetesh, dhe, mbi të gjitha me një mungesë të theksuar vizioni.
Nëse ajo do të vazhdojë edhe më tej të ketë udhërrëfim pasionet e sëmura të analistëve që duan rrëmujë, gjak dhe përmbysje, duke i shijuar nga katet e larta komforte; nëse e gjithë vlera e saj do të mbështetet tek dhuna e rrugës dhe tymueset politike të hedhura në media; nëse ajo do të jetë e gëzuar se BE nuk do të hapë negociatat me shtetin e tyre; nëse e gjithë pikëpamja e shefit të opozitës do të jetë vetëm një:rruga; nëse kapuçonët e zinj do të jenë pamja e saj përdalluese, atëherë nuk duhet të zemërohet me askënd tjetër, veçse me veten.
Shteti nuk bie përmes rrugës dhe as përmes alibisë së vjedhjes së votave, dy vite pasi është votuar, janë certifikuar zgjedhjet, ke qenë pjesë e parlamentit të këtyre zgjedhjeve, nuk ke bërë asnjë reklamim e ankesë.
Shteti nuk bie as nga dy dosje që ende askush nuk e di se si janë dhe se çfarë kanë brenda dhe nga të cilat, prokurorë të lidhur me opozitën si një investim për të ardhmen, i nxjerrin pa të keq jashtë institucionit.
Shtetin mund tq qeverisësh jo me slogane populiste dhe arrogancë sikur je fuqia e tretë e botës, por përmes humbjes s[ një zemërimi falls dhe krijimit të besimit tek ti.
Nëse opozita mendon se ka ende njerëz që besojnë tek Mediu, Ndoka, Shehi, Duka, Dule, Idrizi – atëherë ajo nuk ka kuptuar thelbin : koha e tyre ka shkuar.

Opozitat kudo ngjasin me tiparin kryesor te perbashket deshiren per ti shkurtuar kembet qeverise qe ka perballe. Ketu ne Shqiperi ngjasin me shume akoma dhe nuk ka asgje te re e te pa pare ne zemerimin e tyre konstant kunder qeverive te mbyllura ne kryeministri.
Por ne rastin e tanishem zemerimi eshte “homerik” se nuk eshte i opozites, por i nje populli qe po pertyp nje varferi te shtuar qe mjer ai qe nuk do ta shohe.
I nderuar z.Thano
Keta protestojne por nga ana tjeter ne administrate vijon emerimi i njerezve te Saliut pa llogaritur ata qe nuk u hoqen kurre.
Marrin para pa fund per keto emerime dhe arsyet e.ketij degjenerimi une nuk i di.
Konkretisht,
Drejtoresha hetimit tatimor qe eshte emruar ka qen shefja fushates halim kosoves.
Artan Sheqeruka , nga tropoja , n 11 maj u emrua drejtor i departamentit hetimor , ne 2014 babai vet eshte heq nga antikundrabanda si i djatht dhe kushuri i sali berishes , dhe sot djali tij emrohet ne kte detyr.
Po behet Grupi Ciftelia ne Tatime njesoj si ne Polici
KOMENT I FSHIRË NGA MODERATORI
Hajt te pranojme se qeveria Rama eshte “ e deshtuar sepse ka nje drogaxhi “ po kujt ti besojme PD se Bash Berishes apo Monika Metes ?!!
Per hir te reformes ne Drejtesi projektit europiano amirikan popull duhet te votoj te keqen me te vogel ! Ramen !
Ky eshte plani I amerikaneve ! Shqiptaret nuk kontrollojne asgje per 30 vjet nuk jane te afte te cojn vendin ne standartet europiane !
Shqiptaret nuk mund te presin edhe 30 vjet te tjera me kete kast politikanesh bastart te krimbur ne lorrupsion e krime !
FAJET DHE KRIMET E EDI RAMES JANE SI KRIMET E MEHMET SHEHUT, PRANDAJ ATO NUK MUND TE KALOJNE ME “AUTOKRITIKE SHOQERORE” SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT O FANATIKU, BEDRI ISLAMI
Ti pa gje te keq shkruan ne dacibaon tende te radhes:
“…Edi Rama ka kusuret e tij të mëdha dhe koha ka ardhur të mësojë nga fajet e tij politike. Ose të ia mësojnë këtë. Mosndëshkimi i së keqes që bëri ai, megjithë fjalën e dhënë si rrugë drejt pushtetit një ditë do e ndëshkojë vetë atë. Por, ai është shefi i qeverisë së tashme; atë mund ta heqë vetëm forca e tij politike, por jo “molotovët” e një opozite që bën sikur ka zemërim “homerik”…”
PO KRYEMINISTRIN E AUSTRISE, SEBASTIAN KURZ FORCA E TIJ POLITIKE E HOQI?
apo:
Morali i nje Kryeministri qe nuk eshte zgjedhur si Diktator enverist per te mbajtur karriken e pushtetit te tij absolut personal?
Kancelari i Austrise, Sebastian Kurz dha doreheqjen e tij per nje skandal qe doli nga pergjimet e zevendesit te tij qe po ta krahasojme per pergjimet e Saje Qorrit me Habilajt e droges, te Vangjush Dakos me Avdylajt e krimit te organizuar dhe me gjithe Lukunine e hajduteve me pushtet nga pas alla Bashkim Ulaj qe fallsifikojne vula dhe dokumenta per tendera te sajuara me qindra milione euro per nje vend te varfer dhe te vogel sic eshte Shqypnia e Edvin Droges, gjynahet e zv.Kancelarit austriak do te dukeshin PALO GJE ne krahasim me krimin enverist qe ka kapluar Vatanin.
SI I MENDON TI KETO LLOGJE PROPAGANDE JUSTIFIKUESE QE SHKRUAN PAPUSHIM NE GAZETEN DITA PA PIKEN E MORALIT QYTETAR?
sepse:
Mua keto llogjet e tua o Bedri Islami me duken si llogjet e Enverit kur kritikonte Mehmetin dhe i rekomandonte te bente nje “Autokritike shoqerore” per ekzekutimet makaber te katunareve lushnjare si nje masaker sadiste duke i prere me pare koqet, vetem sepse kishin refuzuar te hynin ne ceten e cubave te tij nga Mallakastra.
MOS E NGATERRO EDI RAMEN ME SALI BERISHEN QE…
EDI RAMA ESHTE NGA PLANET TJETER O INTELEGOMAR !
MOS E NGATERRO RAMEN ME BERISHEN QE…
ekzekuton pa vendim gjykate ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise, me Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut qe ndalon denimin me vdekje kater protestues, plagos dhjetra te tjere perfshi edhe gazetarin e Klanit Fatos Mahmutaj te cilin Akeksander Frangaj e izoloi dhe nuk la mjet pa perdorur qe ta fshihte nga opinioni publik, qindra te rrenbyer e torturaruar nga “xhuponet e zinj” dhe falangat e murme paralelé te ngjashme me “ Skuadronet e Vdekjes” se Gorillave fashiste ne Ameriken Latine, te shtetit paralel te Sali Berishes duke qene kryeminister ne detyre i Shqiperine me “ nje te treten e votave te numeruara keq ose shume keq”( lexo te vjedhura ne tavoline ) sipas raportit zyrtar te OSBE- ODHIR-it per zgjedhjet e vjedhura te 28 qershorit 2009.
E nuk behet fjale per agjitación e propagande, qe edhe ish- diktatura komuniste e denonte maksimumi me 13 vjet burg, por thjeshte se po kalonin me duar ne xhepa e cadra te varura pas shpine, se po benin detyren e gazetarit !
Vetem se po kalonin para dritareve te frengjise se bunkerit te tij qe ka si detyre mbi detyrat, si kryedetyra mbrojtjen e jetes se qytetareve te vet!
E ka guximin dhe ligesine, pafytyresine te jape leksione per mbrojtjen e votes nga vjedhja ekrimi duke qene kryekrimineli i Ballkanit dhe Evropes, sa e detyroi edhe Alsatin strategjik e mikun me te madh te shqiptareve, e te atij vete duke e bere edhe President edhe Kryeminister, tia hiqte vizat e hyrjes ne SHBA, me kuc e me mac atij dhe hap pas hapi edhe krejt gangstereve te Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike !
Edi Rama eshte nga planet tjeter e jo… nga shpellat e erreta te “ujqerve te bardhe” te Milloshevicit dhe Putaninit si Saleh Ramollah Ajatollah Berishicit !
Fakte pa koment
E THONI PO TE DONI SE ENVERI KA VDEKUR !?
“ Me ne ose me armiku e kllases… Rruge te mesme nuk ka !”
Enver Hoxha
LUFTA E FUNDIT E HUMBUR NGA NJE KRYEKRIMINELEVE SÉRIALES….!
– Unanimitet …. apo kthim ne
origjine !?
– Parti kazerma me pronare
kucedra krimi dhe vrases
seriale!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Urra ….. Urra… Urra…..
Parti …. Enver !
Jemi gati kurdoher!
Kjo ishte cfare pame ne tufen e deleve te Sali Berishes, shendevere, ne Grupin e pseudodeputeteve dhe Komitetit Qendror te PDSH-se.
Unanimitet mercenaresh e ushtaresh, numetoresh pa asnje vlere intelektuale, qytetare e demokratike te bindur te Shokut Sali Berisha me dy perjashtime!
E njejta pamje qesharake, zbavitese sa edhe e peshtire deri ne krupe, neveritese deri ne te perzierje te LSI-se , Partise se Tepesise se Like Floririt dhe Mona Cizme Lalezit !
Deri tani vetem me nje perjashtim shembullor e burreror Z. Lefter Koka, qe nuk mund ta lejonte veten te kthehej ne nje lepitke, me nje galloshe te nje kucedre kirrupsioni e kusarie si Like Mona Cizmja !
Nje shembull demokracie e qytetarie per tu ndjekur e nderuar !
Parti kazerma !
Parti Gatitu … Qetesou …. Para marsh!
Parti cifligje te pronareve te tyre !
Parti pasqyra te SaLikekracise ala Luigi i 14-te “
“ Ligji jam une !“ !
Partia Demokratike e Shqiperise si gjithnje ne keto 29 vjet kthehet ne origjinen e babait e pronarit te vetem te saj Sali Berisha dhe partise se pare te tij, Partise se Punes se Shqiperise,
Unanimitet edhe pasi nena e demokracise boterore Shtetet e Bashkuara te Amerikes ia hoqi vizen liderit te saj e krejt familjes se tij…. ne prag te heqjes se vizes qytetare nga Ligji dhe drejtesia, te cilat ai i ktheu ne topuz dhe kobure per te mbrojtur sundimin e tij despotik ala Papa Doku i Haitit, Dyvalje ne nje njeri shtet, kusari, vrasje seriale te kryevrasesit serial te Shqiperise Sali Milllosh Chinchizkhani !
Eshte orvajtja, perpelitja e fundit e ketij Shtrigu Vicidoli per te shpetuar koken e tij e te bandes se tij politike, familjare, oligarkike nga Ligji dhe drejtesia, nga SPAK-u e Byroja Kombetare e Hetimit per krimet e perbindshme te tij ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese !
Eshte lufta per koken !
Lufta me mizore !
Eshte lufta e humbur e fundit te turpshem te atij perbindeshi dhe krejt krimineleve seriale te Bandes se Gangstereve !
Nuk behet stan me lepuj,
nuk behet shtet me maloke.
Bizmark
BEDRI ISLAMI NJE ANALIST ALA SULBZBERGER I GAZETARISE SHQIPTARE !
Eshte kenaqesi te lexosh komentet dhe analizat tuaja shteruese per cdo lem qe prek penda jote e arte dhe mendja jote e ndritur!