Genci është i shqetësuar. Genc kush? Pollo pra, sa Genca kemi?!
Ah, Genc Polloooo…E kishim harruar fare që është edhe ai.
Në fakt, ai gjithmonë harrohet me pa të drejtë.
Të kujtohej vetëm kur botohej lista e ministrave. Madje, kishte edhe nga ata që kujtonin se ishte një lapsus në listë. Se, dreqi e mori, po si mund të harrohet një ministër?! Po këtë radhë nuk u kujtua nga lista. Jo, këtë radhë e ngriti dorën vetë. Tha vetë “jam këtu”. Dhe jo vetëm që tha se ishte këtu, por se ishte edhe shumë i indinjuar. E bëri dje në një gazetë të përditshme, duke e qëndisur e zeza mbi të bardhë.
Dhe që Genci të jetë i indinjuar, dikush duhet ta ketë bërë baltë fare. Kush e kishte bërë baltë këtë herë? OJQ-të. OJQ-të?! Dale tani, se mund të jetë ndonjë ngatërresë. Ç’lidhje ka Genci me OJQ-të? Ai edhe kur ishte në “listë” ishte si ministër i Arsimit?
I kishin bërë gjë Arsimit këto OJQ-të? Jo, Arsimit jo, po i kishin rënë në qafë Gentit të parlamentit, se nuk e kishin mbrojtur fare. E kishin lënë vetëm me shokët e tij dhe stafin e Gardës kur e rrahën. E kishin lënë pa solidaritet. Për çfarë e kanë solidaritetin këto OJQ-të, vetëm për përmbytjet dhe Ukrainën? Aaa, ato duhet të jenë aty edhe për Gentin, edhe për Gencin.
O, ça padrejtësie këto OJQ-të ! Po unë mendoj se me siguri ky Genci nuk duhet ta ketë për herë të parë që revoltohet (me plotë të drejtë) me OJQ-të. Ato me siguri që duhet ta kenë mbushur kupën duke e revoltuar Gencin edhe më parë.
Me siguri, Genci duhet të jetë indinjuar shumë me OJQ-të kur ato, ndryshe nga sa priste Genci, (ai që ka qenë ministër i Arsimit), nuk protestuan ndaj kioskëzimit të sistemit universitar. Ai e mban mirë mend, madje, se ato nuk e ngritën zërin as kur ai si ministër, për t’i provokuar, masterizoi mijëra analfabetë, paçavurizoi mijëra testime maturantësh, nxori me dhunë nëpër mitingje mijëra e mijëra vogëlushë.
Epo, boll priti Genci-ministër i Arsimit ! Deri këtu edhe toleroi. Po tani OJQ-të e mbushën kupën! Ato bënë një krim që të ngjeth mishtë: Nuk folën as në mbrojtje të Laurës ! Në fakt, Genci për këtë është më i super-indinjuar.
Kjo nuk mund të tolerohet më! Ndaj, më në fund Genci reagoi, ngriti zërin (aq sa mundet ai) ndaj indiferencës shokuese të OJQ-ve. E pra, Genci e bëri detyrën e vet: Ju provokoi, ju vuri në provë, duroi…
Por ama, çdo gjë ka një kufi dreqi e mori! Ju fal maturën, por jo Laurën! Ju fal analfabetizmin funksional, por jo Gentin ! Ju fali vogëlushët, por jo deputetin! Se Genci ka parime…Pa prit pak, se tani po kujtohem: Po si munde o Genc të durosh rripin herën e parë të Strazimirit ?! Aha …Epo atëherë ka tre mundësi :
E dije që Genti do kishte shpejtë e shpejtë një rrahje të dytë, prandaj prite .(Kjo lë të kuptohet që ai nuk do ketë herë të tretë. Të paktën tani afër.)
Herën e parë ishe dakord edhe ti në heshtje.
Në fakt ti u shqetësove vetëm për Laurën, por do dilje keq nëse nuk do përmendje edhe Strazimirin.
Hej, Genc, mos dil nga vetja o burrë! Bëj si bëre për Gërdecin: mos u nxeh!
Qëndro brenda natyrës tënde! Ti je qingji i urtë që….pi edhe 21 Janar-in !
Keni argument dhe saarkazem te forte. Me pelqejne shkrimet tuaja.
EDHE UNE PER RASTIN E TRETE JAM. AHAHAHA
po edhe une jam ,per nje rast te trete.
Po cfare jane keto pacavure dhe cfare lloj gazetarie eshte kjo? Si nuk e the nje fjale te vetme se cfare ka kerkuar Genci nga OJQte. Sinqerishte e kam pas lexuar me qef “temen” e”diten” por tani qe jeni vene ne sherbim te qeverise jeni bere me keq se Fari Balliu.
Fundi pere duhet te jeni ndryshe kur per te mbijetuar ne ate vend duhet patjeter te jeshe bithelepires.
Ahahaha sa kam qesh. Genc pula meriton me shume se kaq ne fakt. Por edhe me kete sarkazem e venie ne loje me kenaq. Shkrim zbavites 🙂
Gencit qe ja mori gruan shoqerusi…dhe tani ka hyre ne pantallonat e Berishes dhe i gezohet kur i pj…erdh shefi.
Nje shkrim qe te kenaq per nje person pa personalitet. Pollo eshte nje hajdut i rendom qe di te serviloset, por qe e ka perdorur me se mire Berisha ne interesat e veta. Sa per te tjerat sja vlen te harxhosh fjale e vend edhe ne gazete.