Zemërimi i “zhelanëve”

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E nderuar Dita! Është e habitshme me mos reagimin e organeve kompetente të shtetit, kur krimineli i ngjarjeve të 21 janarit bën thirrje për përmbysjen me dhunë të pushtetit ligjor ekzistues. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Ç’janë këta banditë, që në mënyrë të kundërligjshme, po bëjnë ligjin duke tmerruar njerëzit duke u kujtuar mizoritë e vitit 97? Ku e gjen forcën kërcënuese ky alkaedist terrorist i provuar kundër pjesëtarëve të këtij populli, që e katandisën në mjeran, në kundërshtim me tiparet e tij bujare e fisnike? Organet në mënyrë të turpshme heshtin në paralizë të plotë. A nuk na lind neve “zhelanëve” që të ngrihemi e t’i marrim zvarrë e të vendosim drejtësinë e poshtëruar e të shpëtojmë veten tonë e fëmijët tanë, që u dridhet zemra prej mjerimit të tejskajshëm? Nderime DITA jonë! Gjemb Murrizi, Pisha Flamur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *