ZEMRA E DHURUAR

anazapta

I keni dëgjuar të dashuruarit kur thonë, “Zemrat tona rrahin bashkë”, “Ndjej, se nuk ka gjë që do të ndajë zemrat dhe shpirtrat tanë”, e shumë të tjera si këto?

A ka të vërteta në këto shprehje? Dikush, mund të përgjigjet se ato, padyshim, janë metafora. Por për shkencën, ky gjykim do të ishte i papjekur. Të dhënat nga burime të ndryshme shkencore, tregojnë se këto shprehje nuk janë vetëm iluzione.

Kur një vajzë thotë, se ndjen zemrën e të dashurit të rrahë në të njëjtin ritëm me zemrën e saj, ajo, vërtet, e ka ndjerë sinkroninë. A nuk është sinkroni fakti, që gjatë aktiviteteve ritmike në grup (kanotazhi, të kënduarit në grup, të marshimet,  e të tjera), frymëmarrja e pjesëmarrësve në këto aktivitete ka të njëjtin ritëm?

Shumë gra, nga ditët e tyre në konviktet, e mbajnë mend mirë se shumica e vajzave të katit, ciklet menstruale i kishin në të njëjtat ditë, pra të sinkronizuara.

Po të observojmë nën mikroskop dy qeliza muskulore të mara nga dy zemra të ndryshme, ato pulsojnë secila në ritmin e saj të veçantë.  Kur ato i afrojmë me njëra-tjetrën, fillojnë të pulsojnë bashkë, të sinkronizuara në perfeksion. A nuk keni dëgjuar që, ndonjëherë, psikoterapisti dhe pacientja e tij sinkronizohen dhe zemrat e tyre rrahin në unison?.

Por, për  t’i dhënë një dozë më të madhe vërtetësie këtyre që sapo thashë, po sjell për ju disa momente nga historia e njërit prej shumë pacientëve, që kanë kryer transplantacionet e zemrës.

Janë kryer, në të gjithë botën, disa mijëra transplantacione të zemrës dhe historitë e njerëzve që kanë marrë zemrat e dhuruara janë shumë interesante. Ato na vërtetojnë se zemra nuk është vetëm një pompë që shpërndan gjakun nëpër trup, por ajo është shumë më shumë se kaq.

Ajo zotëron aq shumë energji celulare dhe informacion, sa me të drejtë mund të themi se në zemër është vendi i “shpirtit”.

 

 

* * *

“Oh, Zot, Jo, David!” bërtiti Glenda, kur pa dritat verbuese, që vinin drejt makinës së tyre. Bashkë me fërshëllimën e frenave, ajo ndjeu të rritej brenda saj edhe terrori që shoqëroi humbjen e  shpresave.

Disa momente më parë se makina të bënte karambolin, çifti ishte grindur për diçka dhe pas asaj kishin rënë në qetësi. Ata, edhe më parë, kanë patur moment të vogla emocionale. Por sot, krejt ndryshe nga herë të tjera, pas “luftës”,  nuk kishte mbetur vend për apologji dhe rikonfirmim të dashurisë.

Kaluan vite dhe një ditë, Glenda, bashkë me doktorin që kishte kryer transplantacionin, qëndronin ulur në kishën e errët të spitalit. Me kërkesë të saj, doktori, kishte rregulluar një takim me burrin e ri, jeta e të cilit kishte shpëtuar  prej zemrës së burrit të saj, të cilën ajo, vetë, e kishte dhuruar.(sa shumë njerëz do ishin shëruar me zemrat e mbetura ne rrugët tona).

Marrësi i zemrës dhe nëna e tij, u vonuan rreth gjysmë orë në takim dhe doktori ishte gati ti thoshte Glendës që të iknin. Takimi i marrësit të  zemrës me familjen dhuruese  ishte një çështje shumë e ndjeshme, dhe doktori mendoi se burri mund ta kishte ndryshuar mendjen.

Tek qëndronin bashkë, doktori mori dorën e gruas dhe bëri shenjë të shkonin. Ajo i tha qetësisht, “Oh, jo, ne duhet të presim. Ai është këtu, në spital. Unë e ndjeva atë të vinte këtu, tridhjetë minuta më parë. Unë ndjeva praninë e burrit tim. Të lutem, prit këtu me mua.”

Glenda ishte doktoreshë. Ajo e njihte mirë bioshkencën dhe ashtu si doktori, admironte rigorozitetin dhe skepticizmin shërues të shkencës moderne. Tani, ndjeu, se ajo që shkenca e quan “common sense”, e tërhoqi zemrën e saj.

“Zemra e Davidit është këtu,” shtoi ajo. “Unë e besoj këtë që po u them, dhe  unë e ndjej atë. Marrësi i zemrës së Davidit është këtu në spital”. Në atë moment, dera u hap dhe një djalë i ri me nënën e tij hynë me nxitim në kishë. “Na falni që jemi me vonesë”, tha i  riu. “Ne kemi ardhur një gjysmë orë më parë, por nuk gjenim dot kishën”

Pas fjalëve hyrëse dhe një humori të hollë lidhur me këtë takim midis gruas së re dhe zemrës së burrit të saj, Glenda, që zakonisht ishte e ndrojtur shpërtheu:  “Kjo që po të kërkoj mund t’u shqetësojë, por a mund ta fus dorën në gjoksin tuaj dhe të ndjej atë…desha të them… zemrën tuaj?”

Burri i ri shikoi doktorin pastaj nënën dhe vendosi dorën e tij tek gjoksi. Ai tundi kokën në shenjë pohimi.

Glenda bëri përpara drejt burrit. Ai zbërtheu kopsat e këmishës, mori dorën e saj  dhe me kujdes e vendosi mbi gjoksin e tij lakuriq.

Ajo që ndodhi më pas,  ndryshoi pikëpamjet që kishin të gjithë të pranishmit për trurin, zemrën dhe mendimin. Ky ndryshim pikëpamjesh, në forma të ndryshme, ka ndodhur në jetën e gjithë atyre njerëzve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që kanë provuar se çfarë forca zgjon sistemi jetësor i një personi, kur transplantohet tek një tjetër.

Dora e Glendës filloi të dridhej dhe lotët rrodhën faqeve të saj. Ajo mbylli sytë dhe pëshpëriti, “Unë të dua David, gjithçka, është copacetic”.

Largoi dorën, shtrëngoi burrin e ri në gjoksin e saj dhe të gjithë të pranishmit kulluan në lot. Glenda dhe burri i ri u ulën. Silueta e tyre  kishte për sfond dritaren e kishës me xhamin e saj të pikturuar.  Ata mbaheshin qetësisht për dore.

Nëna e burrit të ri i tha doktorit, “Djali im, tani, ka filluar ta përdorë shumë shpesh këtë fjalën ‘copacetic’. Ai nuk e ka përdorur, kurrë, më parë. Pas kirurgjisë, kjo ishte fjala e parë që ai më tha, sapo mundi të fliste pas operacionit. Nuk e di çfarë kuptimi ka kjo fjalë. Ai më tha se gjithçka ishte copacetic.  Kjo është një fjalë që unë nuk e kam dëgjuar kurrë”

Glenda, që i dëgjonte ata, u kthye dhe tha: “ Kjo fjalë ishte sinjali ynë, që do të thoshte se gjithçka është në rregull. Çdo herë që bënim llafe dhe inatoseshim, ne të dy do të thoshim se gjithçka ishte copacetic

Diskutimi për këtë fjalë magjike, që duket se zgjoi brenda saj një kod të zemrës, e nxiti burrin e ri të tregojë, histori pas historie, ndryshimet që ai ka provuar pas kryerjes së transplantit.

Nëna tha se përpara operacionit djali ishte një vegjetarian i ndërgjegjshëm, ndërsa tani “vdes” për mish dhe yndyrna. Më parë atij i pëlqente havy metal music, tani ai pëlqen rock-and- rollin e viteve pesëdhjetë.

Burri i ri tregoi për ëndrrat e shpeshta me dritën verbuese, që vjen drejt tij.

Glenda u tha, se burri i saj e pëlqente mishin, ishte i adiktuar me ushqimin me yndyrna, kishte lozur në bandën e rock-and–roll-it kur ishte në shkollën mjekësore dhe se ajo, gjithashtu, shikon shpesh në ëndrrat e saj, atë dritën verbuese të asaj nate fatale.

Më thoni. A duhet t’i konsiderojmë metafora dhe iluzione fjalët e çifteve të dashuruara?

 

 

Dr. Adem Harxhi / DITA

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *