Zemra e madhe e një lypësi

anazapta

Dobri Dobrev është një 98-vjeçar që ka humbur dëgjimin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai bën çdo ditë 10 km rrugë në këmbë nga fshati i tij për në qendër të Sofies, ku e kalon ditën duke lypur. Nëse do të dinim vetëm kaq nga historia e të moshuarit bullgar, asgjë nuk do të na çudiste. Por ajo që ka prekur zemrat e miliona njerëzve, falë përhapjes së historisë së tij në rrjetet sociale, është fakti se kohët e fundit, Dobri ka dhuruar 40 mijë euro për restaurimin e një manastiri dhe një jetimore në Bullgari. Ai jeton me pensionin e tij mujor prej 80 eurosh. / Gazmira Sokoli

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *