Zeneli e Luli i Vocër, figura dhe personazhe të mëdha

redaktor

Sot me 8 Qershor 2020 e ka ditëlindjen personazhi i Migjenit Zeneli dhe Luli i Vocër!

Po të ishte në jetë, Ai sot do të ishte 95 vjeçar!

Nuk ka personazh shqiptar i të gjithë shkrimtarëve të letersisë shqipe që është më i njohur për të gjithë lexuesit dhe me i madhërishëm se sa i famshmi Luli i Vocër dhe Zeneli!

Nuk ka shqiptar që ka qenë i ditur e i mësuar, që ka ditur shkrim dhe lexim, që nga koha kur Migjeni i madh i shkroi popullit shqiptar dhe njerëzimit për Lulin e Vocër dhe Zenelin, e të mos ketë lexuar e dëgjuar për personazhet e mëdha, ato që shkuan në çdo kasolle shqiptare, e shtëpi me shtëpi, nëpër çdo shkollë shqipe brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë.

Të gjithë ata që i kanë lexuar shkrimtarët e mëdhenj botërorë, janë mësuar, ashtu sikur ata autorë edhe personazhet e tyre te mos jenë shqiptare dhe as nga hapsirat dhe realitetet e vendit tonë!

Por Migjeni i madh me një “grusht”shkrime, pra me një trashëgimi jo kuantitative që e la trashëgim, dy personazhe te tija, u benë të famshme e që tejkaluan kufijtë e Atdheut të Migjenit!

Shkodrani legjendar Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, u bë shkrimtari i madh, që Kombi ynë e ka të rrallë dhe të denjë për ta vënë në ballë te letrave shqipe!

Personazhet e Migjenit sipas te gjitha gjasave edhe per kohen kur u shkruan por edhe me vonë nëpër histori ishin dhe mbeten të mëdha, të dashura dhe te patejkaluara, sepse ato mbeten jo vetëm të vetme e origjinale dhe nuk kishte kopje as te zbehta madje, por edhe ishin personazhe progresive dhe mobilizuese, te cilat u vunë në shërbim të çështjes shqiptare e të njerezimit!

Shqipëria nuk mund te thuhet se është i vetmi vend, ku është Atdheu, edhe i autorit, edhe i personazhit me emer real Zeneli dhe i personazhit me emer të vënë nga shkrimtari sikur është Luli i Vocer, por ndër të veçantit patjetër!

Pra rrallë ndodhë nëpër histori qe edhe autori, edhe personazhi te jenë njerez real sikur eshtë rasti me Migjenin dhe personazhet e tij Zenelin dhe Lulin e Vocër!

Në fillim ishte Migjeni ai që me talentin e tij, me jeten dhe me vepren, e në fund edhe me vdekjen e tij i bëri të mëdha e të famsheme edhe Zenelin edhe Lulin e Vocër!

Pastaj Zeneli dhe Luli i Vocër ishin ata qe me angazhimin e Tyre te madh e te pranishëm ne jeten e perditshme e në udheheqje te strukturave të larta te shetit shqiptarte dalur nga Lufta e Dytë Botërore, e ngriten ne piedestal veten e tyre dhe shkrimtarin e madh Migjenin!

Dhe ne fund si qershia mbi tortë erdhi i treti i verteti!
Bedri Zenel Islami, vazhdimesia origjinale e Zenel Islamit dhe Lulit të Vocër të Migjenit, shqiptari i pashembullt, veprimtari i madh i Atdhut, udhëheqësi i shquar e dalezotësi besnik i luftës për liri e çlrim të Kosovës nga Serbia, i cili ne momente te rendësishme e dramatike, doli ne ballë te udhëheqjes se LPK-së, dhe ju priu shqiptarëve te Kosvës ne kohen e luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK!

Bedri Zenel Islami, shok, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë i Komandantit te lavdishëm, Gjeneralit legjendarë, Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe shok, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë i Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, e i shumë të tjerëve të rënë e të gjllë!

Zeneli bashk me Lulin e Vocër, dhe autorin e madh te tyre qe i beri perzonazhe epike te letersisë shqipe Migjenin, por edhe me Bedri Zenel Islamin udhëheqesin e shquar të LPK-së dhe shkrimtarin e madh, do te mbeten te perfaqsuara si askush nga personazhet, autoret dhe bijtë e tyre dhe lexuesit e apasionuar!

Zeneli dhe Luli i Vocër qe janë një, Migjeni dhe Bedri Zenel Islami, janë treshja e madhe qe shkelqejnë dhe ndriqojnë qiellin dhe tokën shqiptare, si asnjë rast tjeter, jo vetem nder shqiptar por edhe me gjerë!

ZENEL ISLAMI, EDHE REAL, EDHE PERSONAZH LULI I VOCËR, EDHE UDHËHEQËS, EDHE BABAI I UDHËHEQËSIT BEDRI ISLAMI

Zenel Islami, personalitet i madh, figurë historike!

Luli i Vocer do të mbetet personazhi me i dashur e me i dhimbshëm, më popullor dhe aktual qe kur e ka nisur jetën e tij nga mendja dhe pena e mprehtë e Migjenit te madh e te pavdekshëm!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 8 Qershor 2020!

Share This Article
16 Comments
  • BRAVO! MIGJENI DO TE NGELET NE PERJETESI BASHKE ME NOLIN E NJE PAKICE PASARDHES TE RILINDASVE SHQIPTARE!

  • Deri tani nuk eshte thene asnje fjale per Heronjte e Luftes se Vlores qe shenoi 100 Vjetorin e fillimit.
    Nderkohe Dita boton heroin Bedri Zenel Islami.
    Nuk ka paturpesi me te madhe.
    Dita i paska marre gjithe dekoratat e Luftes se Dyte, Luftes se pare, dhe paraluftes.
    Tipike imoralitet shqiptar.

    • E vertet mor MIRENGEL, eshte paturpesi te flasesh per heronjte e gjalle te kombit. Nese nuk te LIGESIA vere ne mendje se B.I qe nga viti 1991 mori rrugen dhe u bashkua me ata djem nenash qe kishin idealin e madhe, clirimin e Kosoves dhe perfundimishte, jane krenare per ate arritje te madhe. B.Islami eshte nga ata njerez te pakte qe nuk paten as pefitimin me te vogel, pervec respektit te bashkluftetareve. Krejt e kunderta me shpuren tende MIRENGEL, u leshuat si qener te uritur nga te gjitha anet per te shkaterruar kete vend te drobitur. Sollet gjithe llumin antishqiptare per ta pershpejtuar shkaterrimin. I dhate madheshti nje kleriku antishqiptare si Janulla i cili pa u merakosur fare mblidhte kuvende ne bregdet per te ringjallur vorioepirin. Te gjithe kriminelet dhe terroristet i bete heronje te demokracise. Luftuat gjithshka shqiptare deri tek keta heronje te heshtur te cilet me teper frigoheshin nga SALISERBI se nga MILLOSHEVICI. Dhe keta njerez te heshtur vazhdojne me penen e tyre te percjellin atdhetarine. Ju dhe kasta juaj vazhdoni te hidhni vrere ne gjithshka shqiptare. Pra bajgat ngelen prape bajga MIRENGEL edhe kur thahen. Njerezia mundohet te percjelle te mirat ndersa ju, LIGESIA, kudo qe te lexosh shikon nje vemje te pangjyre sa serbe aq edhe greke. Por mos harro fundin, sado te villni dhe te peshtyni Shqiperia me mire behet.

  • Zotni.Bedri
    Te kujtosh njerez te mire eshte detyrim e miresi.
    Ne ishim te vegjel kur ti ngele pa babe.
    Ne si moshatare e komshinj, te kemi afruar, sepse nuk kemi pas idene e intrigave e luftave politike.
    Te rroni e ta kujtoni.
    Qofte i xhehnetit

  • Mirel, o njeri i mire.
    Pse herezi eshte qe nje bashkekombas , nga Prishtina, shkruan per Zenel Islamin ( Lulin e Vocer) e djalin e tij Bedri Islami ?
    Shkuaj edhe ti dicka per njerez qe ja vlen e DITA patjeter, si komentues i vjeter, do ta botoje.
    ME DASHURI E PA URREJTJE PER NJERI TJETRIN.
    JEMI VLLEZER.

    • specialist, nje person qe mburret ne gazeten e tij eshte nje burracak. Me keq akoma, Bedri Islami eshte bere tellall i Ramut Vucicit. Karakteri eshte gje e madhe. Kur te humbet fillon e mburresh lart e poshte si kalliri bosh qe i themi ne,..

  • Zoti Bedri Islami ishte nje fate i madhe per Kosoven qe ne momentin historik iu gjind,per te ndryshuar historine e shqiptareve.Bedri Islami eshte nje muze nje arkive dhe nje biblioteke madhore per luften e UCK.

  • Migjeni qe gjeniu i madh i letersise shqipe,por dhe Zenel Islami ishte nje drejtues shume i pregatitur dhe me respekt të madh në zonen e Veriut dhe në SHqipëri,Migjeni kishte parander lartësinë e ketij njeriu në shkrimet e tij.Puka gjatë gjithë viteve ka ruajtur me krenari kujtimet pë rZenel Islamin nga Merturi deri në Kushnen,politika nuk arriti ta zbehë figuren e tij.

  • Superlativat jane te demshme.
    Ceshte kjo,”Nuk ka personazh shqiptar i te gjitha kohrave,..etj.
    Zeneli ne prozen e Migjenit,nje femije fshatar cope cope,por i etur per dije.
    Zeneli si nje i punesuar ne drejtimin krahinor te pushtetit komunist,qe u ndesh me padrejtesite e atij regjimi,ka vlera me aktin e vetemartyrizimit.
    Bedri Islami si nje 0 me xhufke ne sakrificen e madhe te popullit te Kosoves per clirim kombetar,ka vetem vleren e tifozit ne fitoren e skuadres se tij.
    I nderuar dhe i respektuar ne jete te jeteve Zenel Islami,se Jeta eshte njelloj e shtrenjte,si per malesorin e virtutshem Zenel Islami,si per zhagajdhurin e turmave pa tru,enver hoxha
    Kaq.

  • Migjeni ka qene thjesht si poetet e sotem te facebookut,asgje me teper,por me ca pacavure te shkuara ne kulmin e deshperimit i sherbeu fort regjimit te Hoxhes,per te ngritur dinastine.Lulin e vocer e kemi patur ne cdo kohe e sistem,dhe nuk eshte kujtuar kush.Ka patur poet e shkrimtar te shquar qe askush nuk i ka permendur,kishim Ali Asllanin e plote personalitete,por qe nuk i pelqenin Eldhjerit.Mjafte me me Migjenin edhe kur lexojme nuk e kuptojme prej gjuhes gege.Sa per Bedriun,nuk kam cfare te shtoje po druaj se Berdiu ka gelltitur ndonje luge me corbe te prishur,dhe tani vjell cdo dite,detyrimishte nuk i dilte ndryshe ish sigurimit!

  • Mirel! Me vjen keq po je nje kokerr gomari me samar , qe nuk kupton nga kjo bote, Ne kohe lufte me keto mendime do ishe vec nje Hamza, nje tradhetar, asgje me shume.

  • E para e punes eshte se ky debili qe shkruan duhet ta dije se Migjeni nuk eshte SHKODRANI I MADH POR DIBRANI I MADH Nese nuk e din lexo,nese nuk te pelqen PLAC NE VEND!
    Dhe e dyta ta kete parasysh se SHKODRIANET NGORDHIN PER PAK LEVDATA. Hilmi Seiti gjenerali i dikurshem qe qe kryetar i DPM ne Shkoder kur bente humor betohej duke thene ‘ PASHA PORDHET E SHKODRANEVE!”…….

  • Paralele

    …FLET MBROJTESI I VOGEL I TE DRJETAVE TE ATDHEUT

    Krijuesi letrar i fatit të njeriut, e veçmas mbrojtësi i të varfërit, i fëmijës-brezit të pafajshëm, i cili edhe vet pati fatin të jetojë në një shoqëri të parregullt në marrëdhëniet shoqërore. Në të situatë të pavolitshmë historike te popullit shqiptar. Migjeni u bë dëshmitari më besnik i pasqyrimit të jetës reale, të cilën edhe vet e përjetoi, Megjithate pësimet dhe vlerat negative që i kishte. Bashkë me të papunësuarin, të varfurin, të mjerin nga skamja, gruan pa fat, që në ekstazën fundt detyrohet me dal në “tregtin e ndytë” dhe me fëmijinë “në gji pa fat”. Lypsin që “dridhet nga uja, atë “bark jasht e me hundë të ndyta”, del në mbrojtje të atij, që “siguron bukë për tri ditë”.Migjeni është studius i veçantë i shoqërisë së atëhershme. Njohës në aspektin artistik. Ai ka gjurmua këtë shoqëri, duke kërkuar motive “të pa fat”të cilat cytjen e kanë në vet krijuesin. Andaj, personazhet e Migjenit, kanë elemente të afërta me autorin e tyre. Kështu në nivelin artistik veprat e Migjenit arrijnë në shkallë të lartë artistike.
    Migjeni në dy skicat e njohura “Luli i Vocërr” dhe”Zeneli”ka dhënë dy personazhe të mdha artistike, deri sot shumë të njohura në lëtërsinë shqipe, të cilat në esencë nuk janë shumë të afërta nga shumë pikëpamje. Përmbajtja dhe forma dalluese e tyre, ka vështrimin nga këndi shoqëror dhe edukativ. Ky i fundit ka dy kahje. Ajo e dhëmbjes me Lulin, dhe kahja e kurreshtjes dhe ambicies brengosëse jo të qet për të mësuar e ditur për atdheun me Zenelin. Dituri që ka qëllim rrëmbyës, jo të qet për të ditur shprehur përmes revoltës së një fëmiju. Shtyes,bartës e sintezë i këtyre dy instancave është krijuesi i tyre, Migjeni. Luli portretizohet në pamje e shpit të varfër, por i qet, Ai njëherit është vrojtues i mirë i rrethit ku jeton. Vrojtimin Luli e bënë nga këndi i tij i veçantë, nga pozita e tij e kufizuar materiale dhe ndjeshmëria univerzale shpirterore, nivelit klasor dhe moshës fëmijënore, Ky fëmijë, nuk ka fëmiri, nuk di për lojën, për rregullat, për përkdheljen, as virgjërinë e jetës. Këto veçori të tij, i kanë dhënë shkas autorit për skicën dhe shtytjen për të shkruar me tërë qenien e vet. Kjo është ana e ndjenjës për dhëmbjen e krijimin, e cila shtyn Migjenin të shkruajë. Ana tjetër, protesta kundër gjendjes dhe sistemit në fuqi, kur realiteti duket haptaz, demagogjia nuk është e zonja të mbulojë atë të vërtet reale materiale. Por, nëse të ligat, shëmtia paraqitet si dukuri të kohës, ato paqyrojnë arsyeshëm realitetin ngjarje dhe kohë. Por, nëse të ligat paraqiten si dukuri, lind revolta kundër tyre, kështu reliteti shëndërrohet në urrejtje. Kjo shkallëshmëri arrihet përmes njohjes sistematike për realen shoqërore. Zeneli ështe njëri nga përfaqësiesit tipik, është nxënës, si edhe Luli, Zeneli është njëra nga tragjikat e nxënëit shqiptarë të kohës. “Zeneli ka një urrejtje të posaqme, për shkak se çdo gjë e sheh të zvogluar në mikriskopi e në zhdukje”. Zeneli dallohet nga Luli, për kushrreshjen e fëmijut pesimist, e cila nuk e le të qet në asnjë moment “mu atëherë më bëhet se më tallë dhe më qorton Zeneli në këtë mënyrë”: “Mjaft ma zotni mësues. Mjaft na mësuet, si duhet me jetue. Cka asht mirë e bukur mjaft mësues. Megjithate, na po rrojmë, si rrojtën stërgjyshnit tanë”.Kjo ishte edhe protesta e fundit e Migjenit, botuar më 1938 në Përpjkejen Shqiptare”, Migjeni me Zenelin dhe Lulin, si edhe me fëmijët të tjerë, të cilët nuk i ka emëruar me emëra në veprat të tjera. Ai shpreh haptazi kritikën gjitha fushave të jetës dhe “optimizmi shifet vetëm në fuqinë e rinisë dhe fëmijëve në vëprën ë Tij, kur ata të rritën”. Zeneli don të dij për të gjitha, ashtu si edhe Migjeni, që mundohet të shkruajë të gjitha që vëtën,vendin dhe popullin, sheh dhe analizon si barrë e jetës së rëndë të popullit të vetë. Zeneli përfaqëson masën intelegjente, shpirtin e popullit dhe fëmijës së shtypur. Masë, e cila është përsekutuar me probleme të shkallës kombëtare. “Në nji qast Shqipnia, ku duhet me u vra, për me qendrue mbrenda kufijve”. Pyetje e madhe, që kërkon zgjidhje. Ka diç të ngjashëm me Gjon Zaverin e Spassës, por dallohet nga ai, për revulucionaritetin, që pritet nga Zeneli dhe shokët e Tij . “ E dij se, nëse, Shqipnia ka me u rrit në glob, ka me u ba kushedi sa e madhe, prej njenes nga duart e shqipës së klasës”. Kjo gjeneratë është që kalon fëmijëri të idhët, rini revulucionale dhe të lumtur. E cila nuk u pajtua me tendencat e të zhdukurit dhe nënçmimit të masës që e përfaqëson dhe realitetit ekzistues që dominon. Ky është Zeneli, që flet në emër të mbrojtësit të vogël të të drejtave të popullit e atdheut. Ai revoltohet, bëhet i ashpër, kur vërën kaosin ku është sjellur vendi dhe populli i Tij nga autoritetët që nuk ndërmarrin asgjë për ta larguar këtë situatë. Këte ai e bën më hidhërim, që është rëzultat i kurreshtjes së fëmijut intelegjencë mbi normle, krahasuar me kushtet e rrethanat ku ai jeton, “S’kemi kurgja, zotni as vegla të reja për punë, as shtëpia higjenike të mira si shtetët tjera”. Këtu Migjeni shtron çështjen se, edhe në popujt e thjeshtë dhe të varfër, të shtypur e të mbrapambetur, gjenden talent të shquar. Mësuesi i Zenelit kupton botën e fëmijut mundimqar dhe për pamundësinë momentale për transofrmim në shoqëri. Migjeni shkruan:”Lene Zenelin të rrojë jetën e stërgjyshore primitive, e ka më mirë, mos e merr në qafë me e hyp nder majet e nalta nga mund të thejë qafën i deshpruem tue pa të vërtetën të dashun tepër ulët dhe tue mos mujt me e ndihmue”.Autori bije në pozita të pakrye, pasi nuk ka një “grusht të fortë” detyrohet, jo të hesht, port të shkruajë pse është i “gjykuem”, si kasneci i Lagjës së varfër.
    Migjeni ka njour Lulin dhe Zenelin, I ka pasur kudo rreth vetes, i ka pasur para syvet i kishte në vetveten. Kur ishte mësues, Ata I pati nxënës, por të tillët autori ka njohur edhe kur ishte vet nxënës. Kjo është sintezë e kohës së tij dhe fatit të fëmijut shqiptarë në ato vite, Migjeni, mbrojtësi i fëmijëve, ka pikëpamje të përbashkëta me personazhet e këtyre skicave. Ai, ata i ka mabjtur e bartrur gjithë jetën në vetën e vetë dhe ka jetuar me ta dhe për ata dhe kohën e fatin e tyre ka shkruar. Migjeni qysh fëmijë ka ndar simitën me ndonjërin nga këta fëmijë me të cilët, kur rritet e behet mësues, ndonjërit nga këta, Lulit i blen petka nga të ardhurat e Tija që ishin mjaftë të ulëta.Migjeni i donte fëmijët dhe popullin e vuajtur. Andaj shkroi për ta dhe është rëvoltuar për shtypjen që pushteti bënte mbi popull. Zeneli ishte kurreshtar i madh në jetë për njohuri, butësi, por edhe revoltues ndaj të pa mirës. Kjo e ka munduar dhe e ka shtyjë të shprehet ndaj saj me kritikë ekzplicite. Ndërsa, Luli është i tërhequr, sepse në ndërgjegjen e tij prej fëmije, arrijnë turbulltë dhe i pa qart realiteti i pa barazisë shoqërore, viktimë e së cilës është edhe ai vet. Kjo shtypje kërkonte një mbrojtës, këtë e merr për sipër Zeneli me shprehjen e pakënaqësisë e revoltin. Autori e shikon dhe e ladhaton Lulin, kurse Zenelit I jep “Dëftesën e Lirimit”, pasi shpeshherë nuk ka mundësi ta qetësojë, as vet mësuesi. Kjo nuk është mos sukses i mësuesit. Përkundrazi, është sukses monumental për punën e madhe të mësuësit revulucionar. Sepse nxënësit e tij, do të vazhdojnë rrugën e lënë në gjysmë nga mësuesi i tyre në Pukën e dikurshme të vuajtur e të varfër, që do ta shëndrrojnë në qytet. Ky ishte ndriqim i një parashikimi të drejtë e progreiv.
    Personaliteti i Lulit ka dy botëra, Botën fizike dhe ate psikike, të cilat autori shkurtë, por me thellësi e paraqet artistikisht. Bota fizike, është Luli krijesë e varfër mes një bote dalluese nga ai, të cilën e vëren. Kjo ishte bota e klasës sunduese, të cilën Luli e vëzhgon nga këndi i rrezeve të diellit, simbolit të një të ardhme më të mirë. Megjithate Luli, në krasim me Zenelin, është i heshtur i mban ndrydhur në vete problemet e vetvetës dhe rrethit ku jeton. Zeneli, jo vetëm që i vren problemet matriale, por edhe ato të përgjithshmet kombëtare, I kritikon dhe kërkon nga ata që i dijnë, t’i japin sqarime, përse janë të tilla. Luli i shikon shokët jashtë vetës së tij, e veten e shikon në çizmet e tyre. Këndi vrojtues është këndi i rritës së Lulit dhe të tjerëv si ai, të cilat pas një kohe duhet të hyjnë shërbim të popullit dhe në të mirës e tij. Vizioni i tillë nga Migjeni, ka dëshmua rrëfimtarinë, këtë ka dëshmua e tërë krijimtaria letrare e Migjenit dhe personaliteti i tij krijues, si ai në Shkodër, ashtu edhe tërë rinia progressive e kohës. Migjeni nuk i shkroi këto skicë në kuptim klasik, si skica për fëmijë. Këto më shumë janë dëftesa e gjykimit të kohës dhe fatit të fëmijëvë në të. Andaj, Luli dhe Zeneli, janë përmendoret më të mira të historisë sonë të vuajtur në kohën më të afërt. Të çmojmë traditën e lavdishme dhe të ruajmë të sotmën e lëvizjes së lirë, lirisë së tregut dhe mendimit dhe lëvizjes dhe sigurise njerëzore.

  • Gege Kosova,,Migjeni nuk eshte Balzaku dhe Ahmet Zogu nuk eshte Napoleoni Trete.E mori Shqiperine nje cep te humbur te Perandorise mesjetare Osmane.
    As Bedri Islami eshte SHEF I LLOGJISTKES I UCK.
    As niveli i futbollit shkodran e ka arritur ndonjehere ate Braziljan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *