Zenepe Luka: Banditët e Berishës donin eliminimin tim fizik bashkë me familjen

anazapta

15 vjet nga akti terrorist ndaj shpërthimit të eksplozivit në shtëpinë e saj, gazetarja Zenepe Luka rrëfehet për gazetën ‘DITA’. Çfarë ndodhi më 10 maj 1998 dhe cila ishte prapavija e goditjes ndaj familjes së saj. Ngjarjet e 1997-s, fjalimi i Azem Hajdarit ditën e vendosjes së eksplozivit dhe pse nuk zbardhet e vëretë. Shpërthimi në banesë, kërkonte eliminimin e familjes sime, thotë Luka, ndërsa rrëfen se si kanë ndryshuar gjërat 15 vjet më pas dhe ish-kundërshtarët e atëhershëm të Berishës janë bërë puthadorë të tij.

 

– Zonja Luka, mund të na e përshkruani me pak fjalë se çfarë ndodhi 15 vjet më parë në familjen tuaj?
– Po. Për familjen time, ishte një mbrëmje e zakonshme, ajo e 9 majit të vitit 1998. Ishim mbledhur bashkë me fëmijët në vatrën familjare. Si edhe herë të tjera, unë nuk e shqetësoja familjen, për gjërat që më ndodhnin, diskutohej vetëm kur ato bëheshin objekt në gjykatë, apo kur përmendej emri në ato dy gazeta, që shpërfilleshin nga ana jonë. Fëmijët ishin ende të vegjël, por me bashkëshortin tim kishim rënë dakord që, për gjithçka që lidhej me profesionin tim, do t’i përballoja vetë. U mata disa herë t’i tregoja atë çka ngjau para mitingut, për më tepër fjalën e deputetit Azem Hajdari, por ndërrova mëndje: Përse duhet të shqetësoj edhe familjen, për ato, që vuaj vetë-mendova, për më tepër, që këto sjellje ishin bërë të zakonshme ndaj gazetës “Koha Jonë” dhe meje si gazetare e Vlorës.

– Kur ndodhi shpërthimi?
– Në orën orën 22.30. Të katër ishim zgjuar. Bashkëshorti po hante darkë në aneks, ime bijë Eva, shihte një film në hollin e shtëpisë, djali, Redi, flinte gjumë në dhomën e tij, ndërsa unë lexoja një libër në dhomën time të gjumit. Minuta fatale e orës 22.30 e 10 majit, solli tragjedinë. Dyer e dritaret e shtëpisë, dolën nga vendi dhe u thërrmuan copë-copë në faqet e mureve, duke rrëzuar edhe suvanëe. Ballkoni ra, shtëpia u shndërrua në gërmadhë. Shpërthimi solli edhe dëmtimin e linjës elektrike, kështu në errësirë të plotë, kërkoja fëmijët, nuk dija se çfarë kish ndodhur me ta. Pashë tim shoq që kish vënë duart në kokë dhe kërkonte të ndizte një qiri. Dëgjova zërin e vajzës, që thirri: Mami, ku je? E mora në prehër, e përkëdhela në kokë, flokët ishin lagur me gjak. Djali ishte zgjuar dhe thërriste: “Ku je, mami”. Në këtë situatë tragjike, u gjendën makinat e zjarrfikses, që ndriçuan gjithçka kish ndodhur. Më pas erdhën forcat e policisë, që me mjetet e tyre na dërguan në spital. Shpërthimi kish plagosur edhe dy fëmijët e fqinjës, Ardian Kapllani, që jetonin në një aneks në katin e parë, ngjitur me rrugën. Ishin orë tmerri, ishte një natë e përgjakur e 10 majit, muajit të luleve.
– Ju mendoni se ai shpërthim kishte prapavije politike të qëllimshme?
– Pa as më të voglin dyshim. Ja po ju tregoj se çfarë kishte ndodhur më 9 maj në Vlorë. E, pra, më 9 maj të vitit 1998, u organizua mitingu i Partisë Demokratikë në pallatin e Sportit. Ishte një ndër të parët, që organizohej në Vlorës, pas ngjarjeve të vitit 1997. Me dokumentin e gazetares në duar, shkova të futesha brenda, për të pasqyruar mitingun për
gazetën. Tek dera më ndali një burrë ezmer, që m’u drejtua me fjalët:
“Ti , Zenepe Luka e gazetës “Koha Jonë” të hysh në mitungun tonë? Largohu, se do të hash plumbin!”. Kjo sjellje më tronditi shumë dhe menjëherë iu drejtova nënkryetarit të Partisë Demokratike për Vlorën Esat Hasani, që ishte vetëm disa metra larg hyrjes kryesore. “Njerëzit tuaj, më kërcënuan me jetën, më pengojnë të futem, për të ndjekur mitingun. Do të denoncoj në polici dhe në zyrën e OSB-së”. Dikush aty pranë ndërhyri dhe i tha atij: “Po është e vërtetë, këtë veprim e bëri Agimi”. E kisha dëgjuar edhe njëherë tjetër këtë emër, e kisha ndeshur edhe në një rast kur më pengoi të futesha, përsëri në një miting të kësaj partie në sallën e Teatrit “Petro Marko”. Esat Hasani u shqetësua nga kjo sjellje, pasi ai ishte pjesë e atij grupimi intelektualësh nga më të ekuilibruarit, tolerantë dhe me kulturë, që bënin pjesë në atë parti.

“Eja me mua- më tha, – do t’ju fus unë në sallë”.
Vlerësova sjelljen e tij, por nuk besoja, se do të kisha sigurinë e duhur, për të ndjekur mitingun. Në këto rrethana, për të përforcuar veprimin e Nënkryetarit të PD, iu drejtova Shefit të OSBE-së në Vlorë z. Aldo Tenishi. Pasi i shpjegova se çfarë më kish ndodhur, kërkova mbrojtjen nga ana e tij, pasi unë duhet të ndiqja vetë mitingun, për t’ia përcjellë gazetës. Diplomati Italian, i cili ishte i pari, që çeli zyrën e OSBE në qytetin e Vlorës pas ngjarjeve të 1997-s, më tha se do të më shoqëronte ai, për të më futur e ndjekur mitingun.

– Çfarë ndodhi në miting?
– Për të ndjekur mitingun qëndroja pas disa të rinjve, që më mbulonin tërësisht dhe askush nga podiumi, nuk më shihte. Ata që më rrethonin, më shigjetonin me vështrime të egra, që zor se jua drejtonin edhe kundërshtarëve politikë. Kjo më nervozonte… Por më shumë më shqetësuan fjalët e deputetit Azem Hajdari. Ai, ndër të tjera, tha tekstualisht: “Për situatën që kaloi Vlora, përgjegjësinë më të madhe e mban gazeta “Koha Jonë” dhe gazetarja Zenepe Luka”. Ai vijoi më tej duke fyer rëndë me fjalorin e tij banal dhe për bashkëpunim me bandat. Më tej ai renditi si kriminelë Fatos Nanon, që në ato momente ishte Kryeministër i vendit, Skënder Gjinushin e politikanë të tjerë, që ishin në opozitë në vitin e trazirave. Kjo akuzë e rëndë publike, në këtë situatë të ndezur për Vlorën, kur ende nuk ishin tharë lotët për ata që kishin humbur jetën në revoltat e 1997-s, por edhe shumë të vështirë për mua gazetaren, paralajmëronte pasoja më të mëdha.

-Si reaguat ndaj fjalëve të Hajdarit?
– Në moment mendova, që të prisja sa të mbaronte mitingu dhe të takoja vetë Azem Hajdarin, t’i kërkoja një prononcim për gazetën, duke i kërkuar t’i përgjigjej pyetjes: “Mbi çfarë faktesh akuzoni gazetën dhe gazetaren si përgjegjëse për ngjarjet e 97-s në Vlorë?” Profesionalisht, do të ishte një sfidë, por nga ana tjetër do t’i thosha se, gruaja e tij, Fatmira, vajza e Ibrahim Doskut nga Librazhdi, ishte fqinjë me familjen time. Doja ta bëja këtë, jo për të zbutur qëndrimet e tij, ndaj meje, që nuk ishin personale, por në emër të partisë që përfaqësonte, por thjeshtë, që të interesohej për mua dhe familjen time dhe do të dilte blof në ato që thoshte. Por, ndërrova mëndje dhe vendosa të largohem nga mitingu. Kjo edhe për të mbrojtur veten, por njëherësh edhe për të evituar një ngjarje me militantët, që shpesh në veprimet, që kryenin inspiroheshin nga liderët e tyre. Më pas, denoncova deputetin në gjykatë për fyerje publike dhe shpifje, që me koshiencë, me fjalën e tij, që nuk e kish thënë as një njeri i rrugës, krijoi terrenin, për të kryer aktin fondamentalist, pas disa orësh në banesën time. Për këtë veprim, vura në dijeni edhe Ambasadorin e OSBE Daan Everets.

– Pra ju mendoni se sulmi që u bë në banesën tuaj ishte me prapavijë të qartë politike?
– Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Unë kisha përcjellë në faqet e gazetës ‘Koha jonë” ngjarjet tragjike të vitit 1997, rebelimin e armatosur, kisha treguar se si Vlora dhe vlonjatët i bënë ballë sulmit barbar të Sali Berishës dhe bandave të tij, ata e dinin shumë mirë atëherë, e dinë dhe sot e kësaj dite të vërtetën e hidhur dhe peshën e përgjegjësisë që kanë. Unë i akuzoj ata drejtpërdrejt për sulmin ndaj familjes sime. Në ditëtn më të vështirë të jetës sime, sot pas 15 vjetësh dhe sa të rroj do të them: Jam krenare që kam qenë gazetare e gazetës së pavarur, e asaj periudhe tragjikë që kaloi Vlora dhe Shqipëria. Unë dhe “Koha Jonë” e atyre viteve, do të jemi gjithmonë bashkë…

– Po pas mitingut, çfarë ndodhi?
– Për të bërë kronikën e mitingut, ndoqa telivizionet lokale, por nuk hodha asnjë rresht për atë që më ndodhi para hyrjes në miting dhe gjatë tij. Jashtë kronikës, vura në dijeni botuesit e gazetës Nikollë Lesi dhe Aleksandër Frangaj, për gjithçka ndodhi, por nuk pashë që të nesërmen të bënin ndonjë reagim redaksional. Edhe një hollësi tjetër: Ditën e mitingut, mësova se gazeta 55, botuesi i së cilës është një ish gazetari i “Zërit të Popullit”, ish anëtari i Partisë së Punës, Fahri Balliu, shkruante me gërma të mëdha: “Zenepe Luka dogji Vlorën”. Po ashtu edhe gazeta “Albania” , ndërsa RD, kishte të njejtën hapësirë, sa edhe simotra 55.

– Po ju si reaguat ndaj tyre?
– Në të vërtetë nuk më bënë përshtypje shkrime të tilla, pasi i kisha parë shumë herë të tjera dhe unë këtë sulm e lidhja jo vetëm me mungesën e nivelit dhe të profesionalizmit, por mbi të gjitha me interesat, që kishin hapur me ish qeverisjen që u largua në vitin 1997, interesa, që do të shiheshin si në dritën e diellit gjatë kohës që erdhi sërish në pushtet. Gazeta që ka emër shifrat e gishtërinjve të dy duarve, kishte shpifur në mënyrën më monstruoze, jo vetëm për gazetaren, por për Vlorën dhe vlonjatët. Aja ka qenë dhe mbetet inspiruese për fyerjen dhe denigrimin e shumë qytetarëve, pas paraqitur asnjë argument, duke sjellë vetëm përçarje, deri edhe në krim.
Vitet e mëvonshme, kjo gazetë do të dënohej nga gjykata e Tiranës, për shpifje ndaj gazetares. Kjo më qetësonte dhe pavarësisht se në çdo rast përmendej emri im edhe pas 15 vitesh që kishin kaluar ngjarjet e 1997-s edhe pasi botuesit e gazetës ishin bërë ortakë me qeverinë e liderit, që kishin kritikuar ashpër, me këtë gazetë, betejën e kisha të fituar.

 

Letër kryeprokurorit Llalla: Rinisni hetimet. Autorët më përshëndesin çdo mëngjes

Pikërisht në ditën e 15 vjetorit të vendosjes së tritolit në banesën e Zenepe Lukës, në atë kohë gazetare e “Koha Jonë” për Vlorën, ajo i ka nisur një letër Prokurorit të Republikës Adriatik Lllalla. Ndër të tjera gazetarja shkruan: “Z. Prokuror. Vini në lëvizje dosjen, në brendësi të së cilës “fle” një krim makabër, akt fundamentalist: Vendosjen e tritolit në banesën time më 10 maj 1998, me qëllimin e vetëm për të më zhdukur familjarisht. Deklaroheni se jeni “Dorë e fortë” për të zbuluar e ndëshkuar krimin. Nëse është vërtetë kështu, rinisni hetimet, unë do të ndihmoj në gjetjen e autorëve, që çdo ditë më thonë: “Mirëmëngjes”.

 

Paradoksi

Ndërsa botuesit e gazetës “Koha Jonë” u dekoruan nga Presidenti i Republikës, u bënë bashkëqeverisës me Kryeministrin Sali Berisha, për të cilin në atë kohë vendosnin titujt bombastikë ”Po vjen vrasësi i Vlorës”, pesha e fajit ka mbetur vetëm në shpatullat e gazetares së Vlorës, që rriskoi për të përcjellë të vërtetën e hidhur të ngjarjeve të Vlorës, që ende pas 15 vjetësh ndeshet nëpër gjyqe me gazetat, fletushka të Qeverisë, që akuzojnë: “Gazetarja e ‘Koha Jonë’ dogji Vlorën”. Është e dhimbshme që në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, ata që dogjën dhe masakruan Vlorën, të vijnë tani dhe të kërkojnë votat e vlonjatëve. Prandaj është mirë që t’u rikthehemi atyre ngjarjeve, të tregojmë me emër dhe fytyrë banditët dhe kriminelët, që historia të mos përsëritet as në Vlorë dhe as në gjithë Shqipërinë…

 

Sulm me bombë mbi gazetaren shqiptare
Pas dy ditësh, më 12 maj 1998, Radio Europa e Lirë transmetoi këtë lajm:

Një bombë plagosur lehtë katër fëmijë më 10 maj në Vlorë shtëpinë e korrespondentes së gazetës «Koha Jonë» Zenepe Luka. Shefi i policisë lokale, Rebani Memushi tha se bomba 5 kilogram eksploziv ishte më e rënda e përdorur në në qytetin jugor që nga trazirat që përfunduan në gjysmën e dytë të vitit 1997. Ai shtoi se «sulmi, i cili synonte eleminimin fizik të familjes së Zenepe Lukës, ishte i drejtuar gjithashtu edhe ndaj shtypit të lirë.»Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e Partisë Demokratike kishin refuzuar të pranojnë atë në një tubim partiak, por të cilët u zbutën pas një apeli nga Ambasadori Daan Everts i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Duke folur në miting, ligjvënësi demokrat Azem Hajdari e quajti Lukën një «prostitutë» dhe një bashkëpunëtore të liderit bandit Zani Caushi. Luka u bë shumë e njohur gjatë revoltës së vitit 1997, kur ajo ishte një nga të paktët gazetarë në qytet.

Share This Article
37 Comments
  • Respekte per Znj. Zenepe Luka. Sado plerat si Hajdari, Lesi dhe Frangaj do hane koken e njeri tjetrit.
    Suksese ne jete dhe Familje

    • .Jam shume e prekur nga intervista qe ka dhene gazetarja Zenepe Luka.Nderim per kete grua, gazetare te vertete, qe ne emer te profesionit, rriskoi familjen, femijet e saj.Turp per drejtesine shqiptare qe nuk ka gjetur ende autoret e ketij akti tragjik.Te shohim se cfare do te beje Llalla.
      Nderim gazetares Zenepe Luka

  • Une jetoj ne emigracion prej shume vitesh dhe ishin shkrimet e Zenepe Lukes, qe percillnin situaten tragjike qe kalonte Vlora.Gazetare e vertete qe i rezistoi terrorit, perballoi edhe aktin terrorist te 15 viteve me pare.Nuk di te kete gazetare tjeter te ketij kalibri ne Shqiperi.
    U ndala disa here duke lexuar rrjeshtat qe ajo me vertetesi e ka cilesuar “Paradoks”.
    Po moj zonje e nderuar, botuesit Lesi dhe Frangaj u bene ortake me ata qe ty te vendosen tritolin.U bene deputete, Frangaj pronari me i fuqishem i medias vizive, por edhe gazeta per te cilen ti rriskove, deri edhe femijet, bashke me Frangajn, eshte vene ne sherbim te Berishes dhe Korrupsionit te tij.
    Dua ta mbyll me rrjeshtin: Koha Jone mbahet mend ne kohen qe ka shkruar Zenepe Luka.
    Shyqyr qe te shpetoi Zoti gazetare, ty dhe familjen tende dhe mos beso se nje dite autoret do te arrestohen dhe ndeshkohen.Ndoshta pas ikjes se Berishes.

  • Ndoshta femra si Zenepe Luka duhet te ishin kandidate per deputete.Po kush e merr Luken, qe ta perplas sa majtas djthtas?
    Sa mire ia beri Berisha Lesit, qe e la jashte koalicionit.Boll hengri me “armikun” qe i dogji gazeten dhe mori ne qafe gazetaret e saj, vecanerisht Zenepe Luken e Vlores.
    Sa kuptova nga intervista e gazetares, Luka i njeh autoret.Une si dashamires i saj do ta keshilloja te bente kujdes, se perderi sa nuk ka shtet ligjor dhe krimet i ben shteti, munda ta pesoje perseri.Ajo e ka dhene mesazhin e saj ne ditet me te veshtira qe ka kaluar Shqiperia.
    Une i shpreh mirenjohjen si lexuesi i dikurshem i gazetes “Koha Jone”.Me kane thene se tani eshte kthyer ne nje pacavure qe e ben “Hero” Berishen qe dikur e cilesonte kriminel.
    Kjo gazete do te bente mire qe me nderrimin e kursit, te nderronte edhe emrin.

  • Erdhi koha te rilindin edhe keto monstrat e vjetra komuniste, mendojne se i erdhi dita por te shohim a do ti lere Amerika e EU, sepse keta kelyshet e komunizmit e kane “dashur” shume Imperializmin Amerikan dhe Europen kapitaliste. Deri tani SHBA i ka lene ne opozite, te shohim me tutje…

    • Komunistin e ke ne krye te PD-se sebashku me Xhuvelin dhe Kasteriot Islamin,komunistin spiun te infiltruar ne radhet e partise moderne Shqiptare PS-se.Po ju jeni plehrat me te medha qe ka njohur Kombi Shqiptar ne mbare historine e tij.Anti-Amerikanin dhe anti-Imperialistin e ke kryetar te PD-se.Do merrni nje ndeshkim ekzemplar mbas 23 Qershorit.Kjo eshte pak,por e sigurte.Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe njerezit sebashku me historite e tyre kriminale njihen shume mire.Se kush e dogji Vloren,e ke marre pergjigjen sa here ka patur zgjedhje nga ky qytet dhe mbare kjo krahine.Populli i Vlores e di shume mire se c’fare krimesh ka kryer ne Vlore “Trusti i geshtenjave te Tropojes”.Prandaj u jep pergjgje sa here qe ka zgjedhje me vote.Pervecse i hoqi zvarre si lecka te vjetra edhe me arme gjate vitit 1997-te.Erdhen ne Vlore si trima,por iken ne Tirane te veshur me rroba grash.Pervec te tjereve qe u kapen pengje dhe kerkonin meshire.Vlora ua percelloi bythen ne vitin 1997-te me arme dhe ua ka percelluar bythen sa here jane bere zgjedhje ne keto 22 vite post-komunizem.Me 23 Qershor do merrni ndeshkimin e radhes nga kjo krahine.

  • E njoh ate situate si Zenepe LUka, ndofta pak me mire ……kam qene ne Vlore gjate gjithe asaj periudhe………per te mos hyre ne hollesi, u them juve te gazetes Dita se dy gra ishin lideret apo udheheqeset e rrebelimit qe benin thirrje per vrasje masive ne Vlore por edhe per djegjen e Shqiperise…..Zenepe Luka dhe Luiza Hoxha, kjo e dyta e perfundoi thirrjen kriminale te saja duke lyer duyrte me gjakun e Leke Qokes……..jeni te majte por ju lutem mos fusni ne gazeten tuaj njerez te tille…..ndyni Gazeten….Per ato ngjarje, keto gra por edhe Gjinushi, Ceka, MIlo, Dokle, Arben Malaj dhe shume te tjere mbajne mbi supet e tyre rrekera gjaku te pafajshem…..lutem qe me kete raste, Prokurori te filloi hetimet……….materiale ka plote…edhe ju te gazetes keni materil…..duket qe ju ka erresuar ndergjegjen si gazetare, bidjet politike……

      • PO ke te drejte….Imami eshte me i lidhuri me kromin, te pakten te asaj kohe qe une e di mire….poe per momentin me doli nga mendja gje qe ju kerkoi falje….lutem qe te hapet nje hetim dhe atje do te me degjosh se cfar do te them per keta dhe shume te tjere…..respekte

      • PO ke te drejte….Imami eshte me i lidhuri me krimin, te pakten te asaj kohe qe une e di mire….por per momentin me doli nga mendja gje qe ju kerkoi falje….lutem qe te hapet nje hetim dhe atje do te me degjosh se cfar do te them per keta dhe shume te tjere…..respekte

        • Po Berisha dhe banda e tij ne mos ke qene dhe ti midis tyre skane faj. Po tere keto vite kaluan nga ajo masaker e prape krenoheni dhe akuzoni viktimen o vrases.Besoj ke qene ne ate kohe ne Vlore si i infiltruar i shikut te Gazidedes dhe i di mire se rije i fshehur si mi se po te dilje hapur si del tani kundra kesaj gazetare te nderuar e te sakrifices sot e kishe foton ne donje gur mermeri.

          • Ivan, qenke i vogel….pyete Zenepen se ta thote ajo ku kam qene dhe me ke e pija kafen…….

  • Cfare thua more Lani?Nese je nje idhtar i Berishes, duhet te jeshe edhe komunist.Ketu nuk eshte fjala per politike, por per nje krim qe i eshte bere gazetares se Vlores dhe qe nuk eshte zbuluar ende.Te bej nje pyetje ty?
    Kush ishte botuesi i gazetes Koha Jone” dhe ku jane sot?
    Cili eshte mekati i gazetares, pse percolli ngjarjet e Vlores, qe i dime te gjithe.
    Mos u gezo per fatkeqesine e tjetrit, se mund ta kesh rrisk edhe ti, une e cdo njeri.
    Ketu nuk po behet fushate, por gazetarja me te drejte kujton ngjarjen e rende te jetes se vet 15 vjet me pare, qe nuk jane zbuluar ende autoret.C’lidhje ka ketu Amerika, Europa?
    Meqe permende Europen, lexo ate shenimin e Radio Europa e Lire, qe eshte cituar ne intervisten e saj.Per siguri e kerkova dhe ne internet dhe e gjeta anglisht.Te jete komuniste edhe kjo Radio?

  • Respekte per kete zonje qe gjate vitit 1997 jepte informacione te sakta per gjendjen ne vlore.
    Gjithe populli i ndershem shqiptare duhet ta kuptoje ta ni se kush ishte Azem Hajdari dhe roli i tij famkeq ne sistemin Berishian ,gjithashtu dhe dy bythlepirsit Lesi e Frangaj prototipa te “Hales” shqiptare.

  • Duhet te pranojme qe ne shqiptaret na duhet kohe qe te edukohemi me rregullat e demokracise.
    Te gjithe, demokrate, socialiste, te majte apo te djathte duhet te kuptojme se pa ndertimin e institucioneve te pavarura do jemi te gjithe skllever te atyre qe jane ne pushtet dhe asnjehere nuk do gezojme ato qe kemi. Shtypi si pushteti i katert duhet te jete i lire.
    Z Luka dhe gazetare te tjere kane vene koken ne rreezik per te informuar vendin ne ato dite te zeza te 1997-1998. Krimet makabre te asaj kohe nuk kane te shkruar, gjithe kriminelet jane ricikluar dhe sot jane ose ne pushtet ose bisnesmene te fuqishem. Kuptohet qe disa nga veglat e tyre jane ose te vrare ose vuajne neper burgje. Padrinot e vertete (Berisha, Imami, Ceka etj) as nuk kane kerkuar falje per ate shkaterrim total te vendit
    15-16 vjet me pas nuk ka asnje njeri pergjegjes per ato ngjarje. Kurse kriminelet e vertete perdorin komentues te paguar per te denigruar personalitetin e atyre qe sakrifikuan ne ate periudhe. Me gjithe keto duket se po i drejtohemi nje 1997 tjeter
    Do Zoti jo

  • Une jam ne Itali, por ne vitin 1997, kam qene ne Vlore.Do te bej nje pyetje qe e bejne te gjithe vlonjatet e ndershem.Cfare guximi paska pasur kjo gazetare, qe dilte cdo dite me biciklete per te dhene lajmin e dites se cfare po ndodhte ne Vlore?
    Guximin ia shperbleu vetem partia e Berishes dhe militantet e saj, qe kryen nje akt fondamentalist, pse deshen ta zhdukin si familje.Ky eshte kanibaliuzem dhe autoret duhen denuar per terror.Ndoshta do te vije dita te behet drejtesi ne Shqiperi.
    Gazetarja tha vetem te verteten, ate qe ndodhte ne Vlore, qe e shihnim te gjithe, qe e di shume mire edhe Arben Imami, qe sot eshte Minister i Berishes.
    Turp per nje vend, per nje shoqeri qe ushtron terror mbi nje gazetar, aq me teper grua.
    Ju qe flinsi ndryshe, beni akuza te ndyra, jeni militante te Berishes, qe po beni fushate.
    Zenepe Luka eshte edhe kryetare e shoqates Albano Karrisi dhe Presidente e Fondacionit Nermin Vlora, qe ka bere emer me veprimtarite e saj ne te gjithe boten.
    Ju qe flisni keq per te. ti merrni te keqen.Ajo eshte nje grua zonje.

  • Azem Hajdari ishte nje nga anarkistet me te rrezikshem te ketij vendi. Perfundoi atje ku e meritonte. Bashke me Saliun do benin nje dyshe shume te eger. Por edhe Saliu nuk ia kishte besen shume. Shkurt banditi Sali kishte frike nge banditi Azem.

  • Se epe Luka eshtë nje gazetare e diteve tragjike te Shqiperise dhe e pesoi po rende nga barbare terroriste te PD!Gazetaret kurajoze te atyre viteve duhen rishfletuar, te kuptojne gazetaret e rinj se ne cfare terreni kanë punuar dhe ne cfare kushtesh kane shkruar!Luka eshtë per tu dekoruar nga Presidenti dhe jo Kozma Dushi qe lepihet pas Berishes pse i ka kenduar minizmit!…Dhe me rradhe ai brez fantastik gazetaresh,disa mjerisht perfunduan karrjeren e tyre profesionale”rober”te vrasesit te shqiptareve,Berishes!Natyrisht Luka duhet ta kerkoje me padi ne gjykate te drejten,pasi me letrat Kryeprokurori nuk vepron!…Nuk dua te polemizoj me ndonje dallkauk berishist per cka thote se Vlora e di vete tragjedine qe u shkaktoi Berisha,si è di Berati,Lushnja,Permeti,Saranda,Fieri gjithe jugu,kur falangat me “cecene”zbarkuan per ti shtypur rrevoltat nga humbjet e parave te grabitura per Arafatin i cili thuhet se i dha ultimatum me jete Berishes, per kthimin e parave te dhena per armet qe CIA i kapi dhe bllokoi…Deklarata e Berishes,pas kerkeses se CIA se parate ishin me perqindje te larte trafiku armesh kunder Izraelit;Berisha beri deklaraten e turpshme dhe te njohur: “Parate e shqiptareve jane te pastra!”
    Të pastra dhe shqiptaret nga Berisha humben.Llalla duhet edhe ketu te hetoje:Perse u tha parate jane te pastra dhe shqiptaret humben dhe u vrane?…Fakt i paster te kuptohet qe Berisha eshtë vrasesi i tyre duke u marre parate per Arafatin…
    Rrevoltat qe shkaktoi krim Berisha nuk harrohen dhe bijte e vrare(Thone 1000 jugore 2000 veriore dhe 1000 vertet cecene se u kapen dhe nuk flisnin shqip!Shume u vrane duke i djegur te gjalle sepse nuk ishin as shqiptare,si thone ndodhi ne Berat kur cecenet e Berishes vrane kater police dhe nje djalosh 17 vjecar….)Por Vlora di me mire tragjedine ndersa ne ate tragjedi perfshihet edhe akti barbar ndaj gazetares qe informonte lexuesit dhe opinionin!…Eshte e pafalshme qe shteti gjoja demokratik,nuk ka e ka zbardhur ende!…Si gazetare shume cilsore,ne gazeten Telegraf(si kam lexuar kohe me pare)gje qe tregon se gazeta ne fjale e vlereson shume kontributin e saj te shkuar!…Mos u terhiq nga e drejta dhe nese Nikolle Lesi a te tjere nuk ta kane paguar mire punen,te kane borxh moral a monetar,duhet tua marresh!Nje personalitet i njohur i gazetarise shqiptare post monizem!

  • Une jam ne nje moshe dhe profesion qe e ndjek shtypin e perditeshem.Ne vitin 1997 une kam qene ne vitin e pare te shkolles se mesme, por ne shtepine tone hynte vetem gazeta “Koha Jone” dhe shkrimet e Zenepe Lukes, lexoheshin me vemendje nga prinderit e vellai i madh.Ajo qe kujtoj ishte habia qe shprehnin prinderit per kete gazetare qe shkruante per Vloren.
    Tani qe u rrita dhe jam shume afer medias, kuptoj se kemi te bejme me nje gazetare profesioniste ne Shqiperi, qe ka rriskuar me jeten e saj dhe te familjes ne emer te profesionit.
    Ju pyes ju qe lexoni kete interviste, kush gazetare tjeter e kreu me ndershmeri e rrisk detyren e gazetarit?
    Shikoni sot, pas 15 vjrtesh, gazetaret qe hiqen Vipa si Fevziu me shoke, qe ne pamje, qe ne menyren se si i drejtojne pyetjet, kuptohen qarte se jane sherbetore te pushtetit, ata jane milioniere, nuk i sherbejne qytetarit te thjeshte, por pushtetit…

  • E kam njohur gazetaren kur erdhi ne nje nga burgjet e Puljas.Nuk e harroj kurre misionin e saj pervecse profesional edhe fisnik.Ajo kishte nje Karte nderkombetare te gazetarit dhe eshte gazetarja e pare shqiptare qe na sheh ne burg.Une jam denuar me 26 vjet burg per vrasjen e financierve italiane , akuze kjo qe nuk qendron, pasi ate dite qe ka ndodhur ngjarja, une kam qene ne shtepi.Te gjithe e dine se kush eshte autori dhe une jam denuar kot, pa deshmitare.
    Jam shume i prekur kur prinderit me derguan gazetat me shkrimet e saj, qe gjykoj se ndikuan ne pafajsine time nga gjykata supreme ne Rome.
    Kjo histori ka 5 vjet dhe tani punoj ne Itali.
    Kur pashe kete interviste te saj, e lexoj shtypin ne internet, jo vetem u preka shume, por jam i gateshem ta ndihmoj, nese ajo i njeh autoret, ashtu sikurse me ndihmoi ajo mua, pas asnje interes, thjeshte si gazetare e ndergjegjeshme, e ndershme.
    Ajo beri ate, qe nuk e beri shteti.
    Ku ta gjej gazetaren Zenepe Luka?Me jepni nje adrese ju lutem ne e-mail qe po ju dergoj.
    Ajo ka qene dhe mbetet nje gazetare e shquar shqiptare.
    Te admirojme Zenepe Luka

  • Azem Hajdari ishte nje rrugac, ganster dhe nje trafikant i ndyre. Dhe mori ate cka meritoi. Pale ma ka nderuar edhe tribun te demokracise kur duhet se ai, Sala, Gramoz Pashko, etj ishin kolona e peste e shokut Ramiz. Do jete ne nderine shtetit te hapen dosjet e sigurimit dhe te diskretitohen figura te tilla si Azem hajdari qe pa merite na quhen heronj

  • kjo eshte nje zonje, fisnike dhe vlonjate e vertet.vlora eshte dhe mbetet zemra e te zhvillimeve dhe te drejtave ne shqiperi. ka nxjerr vlera te veqanta nder vite.

  • Ne te gjitha ngjarjet e viteve 97 98 ku pergjegjes ishin te dy banditet e tropojes per fatin e keq u vra banditi i vogel te ishte vrare vrar dhe banditi i madhe do kishte shpetuar Shqiperia perfundimisht

  • Sa do te flasesh e te shkruash per Z.ZENEPE LUKEN eshte gjithnje pak e me pak, per ate guxim e vertetesi qe ka percjell ajo gazetare e kthjellet e guximtare. Keshtu ka qene , keshtu eshte edhe sot me ate qendrim burreresh qe lexova edhe sot ne intervisten e saj.
    Kthjelltesin , guximin edhe sot vlen ta pershendesin te gjith, se ajo eshte modeli per te thene gjithnje te vertetat dhe vetem te vertetat per servilet, kriminelet e putha doret, qe po i shohim per dit ne ekranet e televizoreve aq te peshtire , qe nuk ka nevoje t’ ju shenoj emrat se me krijojne e u krijojne te gjitheve neveri.

  • Ju kerkoj te falur se vertet jam shprehur jasht etikes.Pse ju nuk ma botuat komentin tim,apo nuk kam shkruar si deshironi ju.Nuk kam fyer njeri ne komentin e meparshem qe ju nuk e botuat.Mendoj se jemi te lire dhe shkruajm cfar mendoj bile kam shkruar gjera qe une I kam jetuar.Ju ftoj ti lini vend edhe atyre qe nuk mendojn si deshironi ju.

  • Zenepe, burrneshe! Arsyeja pse disa njerez gezohen me fatkeqesine tuaj, eshte sepse ata ndjehen inferiore dhe te dhjere…

  • Degjova qe dje per nje interviste qe ka dhene Zenepe Luka tek gazeta Dita, qe nuk e gjeta ne treg.Nje mik me tha ta lexoja ne internet.E lexova me endje, lexova edhe komentet.
    Per mua, si e re qe jam, gjykoj se eshte e turpshme, per njerezit qe kane llogjike, te komentosh si miliotant partie, pa e njohur gazetaren dhe pa argumentuar per problemin.
    O zoterinj qe keni lexuar e komentuar kete interviste te gazetares Luka.
    Gazetaren e Vlores e njoh une, sidoqe nuk kam shkembyer ndonjehere ndonje fjale me te.Ajo eshte nje grua e thjeshte, qe e gjen te pije kafe me qytetaret e thjeshte dhe jo me politikane e pushtetare.
    O njerez, kete grua prej 20 vitesh Vlora e ka pare te levize me biciklete, nuk ka makine, si diusa gazetare te tjere, keshtu e quajne vehten se nuk jane te tille, qe kane makina, qe per shkrimet dhe kronikat qe bejne marrin leke.
    Zenepe Luka eshte gazetarja e popullit te saj, qe godet majtas e djathtas, qe percjell te verteten dhe gjithmone eshte ne krah te qytetaret.
    Turp, njemije here turp per Lesin e Frangaj, botuesit qe jane ne mbeshtetje te Qeverise, qe nuk kembengulin per gjetjen e autoreve te aktit terrorist ndaj saj dhe familjes.
    Nuk eshte mire te llomotitet kot, duke shfrytezuar lirine e te shprehurit, kur nuk e njihni gazetaren.Ate e njeh dhe nderon Vlora, per te cilen ajo rriskoi, tregoi se eshte gazetare profesioniste.
    Kush do te mesoje per kete gazetare te vije ta takoje ne Vlore, te pyese ne Vlore.
    Ajo ka dhene shume edhe ne shoqerine civile dhe jane gra te ketij kalibri qe duhen vleresuar..
    Nese dikush flet keq ose eshte informuar keq, ose e ka shpirtin sterre, ose eshte xheloz per karieren dhe personalitetin e gazetares Zenepe Luka.
    Gazeta Koha Jone eshte lexuar ne Vlore, kur shkruante Zenepe Luka, tani nuk ia hedh syte njeri…
    Mirenjohje Zenepe Lukes.

  • Duke lexuar intervisten e gazetares Zenepe Luka, ne faqet e gazetes Dita, qe guxon te beje publike krimet e tragjedise se 1997-tes, une po ndalem tek argumenti.Nuk deshiroj te bej lloqe, por te jap argumentin per te dale pastaj tek konsiderata dhe vleresimi per gazetaren Luka. Une jam vlonjat, por jetoj ne emigrim.Kam ne biblioteken time dy libra qe pasqyrojne ngjarjet e dhimbhsme ne Vlore: “Vlora, Vlora” te Zenepe Lukes dhe “Vlora 97-te te Frrok Cupit.
    Nuk i leviz as presjen ajo cka thote ne parathenien e librit te Lukes shkrimtari i madh Dritero Agolli:Se ky liber i Zenepe Lukes eshte nje dokument, liber testament. se historianet qe do ti kthehen kesaj tragjedie do te referohen :Sikurse pershkruan kronikania e kohes Zenepe Luka. ne librin e saj Vlora Vlora…..
    Po Frroku? Frroku lepiu ate qe ka beshtyre me 1997-ten dhe pasi mori nje post, gjate viyeve te qeverisjes se Berishes i qendroi ne krah, harroi ato qe ka shkruar..Une lexoj me vemendje edhe intervistat qe i ka bere kolegia Luka ne ate kohe, qe jane perfshire ne librin e tij dhe besoj se duhet ti vije tyurp per ate cka shprehur dhe qendrimin qe mban..
    Keshtu edhe Lesi e Frangaj, qe gazeten e paskan nxjerre per te perfituar poliyikish dhe ekonomikisht.Turp per njerez te medias qe shndrohen ne sherbetore.
    Po Zenepe Luke?
    E kam ndjekur edhe pas ketyre viteve.Ajo vazhdon te beje detyren njesoj, te godase me penen e saj, ne interes te qytetarit, te shoqerise, duke e bere detyren e hazetares ne menyren me perfekte.Nje i aferm i imi, qe e njeh nga afer gazetaren,qe e ka intervistuar per problemet qe ka ngritur, me thote se ajo eshte nje grua e varfer, leviz me biciklete, se qendron ende ne shtepine qe i sjkaterruan bashkeqeverisesit e Lesit,
    Per mua dhe te gjithe njerezit e ndershem, jo eshte nje emer i madh i gazetarise shqiptare dhe do ti vije koha qe ti ngrihet monumenti.
    Zenepe Luka eshte nje Oriana Falaci shqiptare.
    Nderim dhe mirenjophje per kete gazetare te shquar, grua zonje, qe guxon te godase ashper fenomenet negative, duke rriskuar.
    Kush tjeter e ka bere kete, cila gazetare tjeter ka rriskuar si ajo?
    Gazetaret e sotme, jane me b.. perjashtave dhe udhetojne me benza te shtrenjte, kurse Zenepja jone me biciklete.

  • Ty,Zenepe Luka, nje gazetare e nderuar qe ke ngritur ne nivelin e duhur gazetarine shqiptare, te jap nje keshilli.Kujdes mos te vendosin nje tritol te dyte.Ne Shqiperi nuk ka demokraci, media eshte e pozicionuar.Shembulli me i qarte eshte historia e gazetes “Koha Jone”, per te cilen sakrifikove aq shume.Cfare fitove?
    Nuk te njoh, por jam i prekur nga intervista jote ne gazete.Je nene me femije, bej kujdes.
    Me dashurine e vellait per motren.

  • Jam Novruz Lena, emigrant.
    Mirenjohje gazetares qe ka rriskuar ne emer te profesionit dhe misionit te gazetarit.

  • Ku je, Zenepe Luka, te lumte pena.Te kam takuar ne Vlore 15 perpara dhe duke shfletuar gazeten Dita, pashe intervisten tende.Sikur te ishe Prokurore e Republikes, do te beje ligjin shtetin ligjor.Per mua dhe shume te tjere qe te njohin e duan ti moj gazetare rebele je nje Thecer shqiptare.
    Te pacim, Zenepe Luka

  • Zenepe Luka, falenderoj Zotin qe te shpetoi nga bandat kriminale, se do te ishe zhdukur dhe Shqiperia do te merrte njollen e nje shoqerie kriminale qe vrau gazetaren dhe familjen e saj.
    Sgyqyr, Zot.

  • Jam vlonjat, emigrant ne Firence.Gazetaren Luka e vleresoj dhe respektoj per vertetesine e shkrimeve.Uroj te mos kete me probleme me shtetin policor, jo ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *