Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, kjo është demokracia
Që çdo gjë ta kundërshtosh
Një vendim merr qeveria
Tërbohen ca kokëbosh’.
Qeveria e ka hakë
Që e ktheu në origjinë
Spitalin tonë Ushtarak
Është një nder për ushtrinë.
Argumentet janë sajuar
Ata s’duan uniformë
Se ajo i ka penguar
Të ushtrojnë korrupsion.
S’e duan ngjyrën jeshile
Ashtu si e kishim ne
Korruptimi më i madh
Ishte një filxhan kafe.
Ky qe peshqesh i Saliut
Kush nuk vidhte qe gomar
U bë e drejtë e njeriut
Të merrte emrin kusar.
Vodhi miliona Luli
Dhe i nisi në Hollandë
Ridvani miliarda vuri
Sa dhe vetë s’di sa janë.
Tellallët në gjithë vendin
Kundërshtarët akuzojnë
Kjo është metodë e xhelatit
Që ç’kanë vjedhë ta mbulojnë.
Zenët, Gjinët e Lulashët
Një ditë do bien në çark
Drejtësia për balashët
do u japë çfarë kanë hak.
