Zeni foto me Arminën, Sadija me një…kalë

redaktor

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadija vijon të jetë aktive në Facebook nga Suedia. Pak ditë më parë ne mësuam prej saj se ajo tashmë nuk është një personazh me interes pasi vendin e saj e ka zënë dikush tjetër.

Ky personi tjetër u shfaq në krah të djalit të Sali Berishës. Pas publikimit të fotos së Zenit më Arminën, Sadija ka vendosur në profil një fotografi ku gjendet e afruar me një kalë.

Ndërsa në ballinën kryesore të faqes së saj ndodhet sëbashku me fëmijët e saj si një kundërpërgjigje ndaj Shkëlzenit (kështu mendojmë ne të paktën, e paçim gabim). Pak kohë më parë Sadija kishte ankesa ndaj Zenit, në Facebook-un e saj zunë vend disa postime “ankuese” mbi babain e dy fëmijëve të saj.

Në një prej fotove të publikuara, Sadija thoshte se “prind i mirë është ai që shpenzon kohë me fëmijët e tij dhe jo ai që shpenzon para”. Megjithatë, Zeni e ka bërë zgjedhjen e tij, pavarësisht keqardhjes së Sadijes.

Share This Article
13 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *