Zeni: Nuk kam kalë për Suedi unë!

Dita

Dy ditë më parë Taulant Balla i kërkoi Sali Berishës t’i thoshte Zenit që të kthente në Suedi kalin e marrë nga ishgruaja. Debati i tyre lindi pas akuzave për ndërtimet te Liqeni. “Se si mund të jesh kaq gënjeshtar sa mund të jesh ti, nuk e di.

Apartamentin e ke të ndërtuar nga “Gener 2”. Zyrën tënde qindra mijëra euroshe e ke po nga kjo kompani. Edhe kompleksi tek Liqeni do të ndërtohej nga kjo kompani. Nuk ka shqiptar që mos të dijë lidhjet me Shkëlzenin. I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi”- tha Balla.

Por s’ka vonuar shumë edhe reagimi i Shkëlzenit, i cili në Fb ka shkruar: “Taulant unë nuk kam asnjë kalë për ta çuar në Suedi, është Rama ai që duhet të kthejë kërriçin e tij në Librazhd. Në lidhje me shpifjet e reja edhe njëherë boll bëre trimin në parlament dhe dhjaksin në gjykatë duke shtyrë pafund seancat”, – shkruante Shkëlzen Berisha në profilin e tij në Facebook.

Me këtë reagim Zeni ka treguar me ose pa dashje që kalin ia ka marrë Sadijes dhe tani është bërë i tiji dhe pikë :

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *