Grindjet dhe tonet e ngritura të zërit të prindërve perceptohen nga bebet edhe nëse ato janë duke fjetur. Kjo mund të ndikojë në aktivitetin e trurit, duke u reflektuar në zhvillimin e tij. Sipas një studimi të kryer nga universiteti i Oregonit, bebet që ekspozohen ndaj konfliktualitetit prindëror tregojnë nivel të lartë reagimi në varësi të toneve të zërit. Studimi është publikuar në revistën “Psychological Science”.