E kishin shqetësuar shumë thashethemet se ajo kishte vdekur. Dhe lajmi se ajo jeton, i cili përmbysi gojët e liga, e kishte gëzuar shumë. Këtë më së miri e tregon fakti se këngëtari dhe aktori Hysni Zeqiri, gëzimin se Artistja e Populli, Vaçe Zela, jeton e kishte shfaqur edhe përmes rrjetit social Facebook. Por duket se nuk u mjaftua me kaq. Ai, duke realizuar ëndrrën e tij të kahmotshme për ta takuar artisten e madhe, gjatë kësaj jave kishte shkuar në spitalin ku ajo po kurohej, ndërsa përmes rrjeteve sociale ai kishte shfaqur bashkë me disa fotografi edhe emocionet e përjetuara. “Pas vizitës që i bëra të madhes Vaçe Zela në Basel, ku po kurohet pas një sëmundjeje! E madhja Vaçe me buzëqeshje tha ‘nuk dorëzohem lehtë!’. Pos që takova artisten e madhe, mora dhuratën më të çmuar, këngët e saj në tri CD! Gjithashtu vizitova familjen e saj, të cilët më pritën në mënyrën më të mirë! Very happy.