Zërat për grusht shteti në Kremlin, mes spiunëve “hije” dhe forcave çeçene

redaktor

Vazhdojnë këmbëngulës zërat për një grusht shteti. Pavarësisht se është rishfaqur në publik, vazhdon të qarkullojë versioni sipas të cilit Vladimir Putini është viktimë e një grushti shteti të orkestruar nga shërbimet “hije” të Moskës dhe nga liderët çeçenë.

MIsteri i “zhdukjes” së presidentit rus, që pas 11 ditësh mungesë nga skena publike është rishfaqur sot në një takim në Shën Petërsburg, vazhdon të nxisë zërat për një komplot të mundshëm.

Takimi i fundit zyrtar kish qenë ai me Kryeministrin italian, Matteo Renzi në 5 mars. Më pas, asgjë. Teza e komplotit pasurohet prej pozicionit të presidentit të komitetit islamik rus, Geydar Dzhemal, sipas të cilit “Putini është gjallë por i neutralizuar” nga ata që i quan shërbime hije të Moskës, të cilët sipas tij kanë kryer një grusht shteti të organizuar nga ish kreu i shërbimeve të fshehtë (FSB), Nikolai Patrushev. “Sipas informacioneve që unë kam, ka pohuar Dzhemali, janë që Patrushevi ka takuar liderin çeçen Ramzan Kadyrov në 11 mars në Pyatigorsk”.

Në faqen e të përditshmes britanike janë publikuar edhe pamje të një serie kamionësh të parkuar jashtë Kremlinit. Pamje që kanë nxitur zëra të rinj në lidhje me një largim të afërt të presidentit rus. Sipas disa blogger-ave, situata të kujton arratinë e presidentit ukrainas Yanukovich. E vetmja gjë e sigurtë është që për një politikan si Putini, i cili pëlqen të rrijë para kamerave, kjo mungesë nga jeta publike nuk është normale/bota.al

Share This Article
11 Comments
  • Rrenat me bishte dhe mashtrimet e perendimit qe vec me than docka.
    Po,kadirov rrin ne pushtet si nji mbret ne ceceni ne saje te perkrahjes s’putinit more horra,dhe vetem brockulla po shkrujni dhe po thoni.Po,mos te ishte putini,kadiri dhe perkrahsit e ti,ishin ne qeter dynja kah moti nga cecenet dhe nga dudajevi,por ja qe dudajevin e vran ushtria rruse dhe kshtu qe kadirovi mori pushtetin me ndihmen e putinit,se pernryshe edhe kadirovi dote ishte tek babai vet ne dynjan qeter.

    • Ore Shqiptar.Sharri! Si shumë për zemër i paske rusët! Ç’ne gjithë ky mllef sikur po flitet për babën tat?!

    • nuk i kemi per zemer ruset mor bir, thjesht te pranojme te verteten i bon zbor EU dhe USA sa per grushtin e shtetit, me tingellon disi banale, gjithsesi u befte me e mira dhe mos paste impakt negativ ne EU, Ballkan e me gjere.

  • Shkrim shume i dobet qe fyen dhe inteligjencen e nje minori. Nje keshille miqsore per ju te Ditas kur skeni cte prodhoni: “Imzot me jep force te mbyll gojen kur skam gje per te thene” (Faik Konica)

  • NUK E HEDHIN DOT POSHTE PUTININ ME KONSPIRACIONE ZYRASH.

    ATIJ DO TI VIJE FUNDI NJE HERE E MIRE, KUR TI COHET POPULLI TA MARRE ME

    GURA NGA KOKA.

    CFARE FORCA CECENE THONI, KRIMINELAT E RAMZAN KADIROV JANE “PUSHKA” E PUTINIT, DHE E KANE KATANDISUR POPULLIN E TYRE ME KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES “NE EPOKEN E GURIT”.

    PUTINI DO TA GJEJE NJESOJ SI GADAFI.

  • Ore,EDI,leoje mir shkrimin ore edo,se une nuk e kam per shpirt rusin dhe as cecenin,por me perrallat une nuk pajtohem ore edo!
    Se,kush rusia dhe serbia per popullin qe dhe une i takoi,e dij shum ma mir se ti edo,se ju jeni ne shqiprin londineze dhe nuk e keni sllavin serb-maqedon,mby koke prandaj ju shkruni gjepura,dhe mundoheni te thoni gjepura pa e dijte se cfar them une,dhe si e them,ore edo,shiqo leoje cfar them.Se,ne saje te perkrahjes se putinit fashist,eshte kadirov ne pushtet ne ceceni,dhe dudajevin e vran ruset,kryetarin e par cecen,kurse babaj i kaddirovit ishte ne aeleanc me putinin,dhe prandaj e cuan ne ajre,cecenet por i biri shpetoi pra kadirovi i ri,dhe tani u bene 15,vite qe sundon cecenin si nji bandit me ndihmen e rusve dhe putinit.Tani si te besoi une se,kadirovi paska pregadit pucin kunder putinit pa me thuaj?

  • ………..ej Lulo, shume kush i ka mbushur breket prej ruseve me ne krye Putinin.
    A mos valle jane budallenj 90 % e ruseve qe e duan.
    Jashteqitjet vendase, hordhite mercenare te huaja vertet Gedafin e vrane, por 200 miliardet e dallareve te 6 milion Libianeve i mori Sakorkoziu frances, nena angleze me te bijen amerike.
    Shikoni o merdaqe popullin libian. sirian, iraken, afganistanas, ukrahinas,palestineze dhe shtroni pyetjen kush i vrau e po i vret ç’do dite Natoja me mercenare apo Rusia e Putinit ?.
    Kush po e mbushe me arme europen dhe baza ushtarake, Rusia apo Amerika?.
    Ç’fare do te bente shteti Kanadez nese kanadezet ne amerike te ishin nen represion amerikan ?. Pse mbajme qendrim tjeter per ruset e Ukrahines ?. Sipas jush kretine komentrues ju dhemb barku me shume amerikaneve dhe europes se pjerdhur perendimore jeta e ruseve te ukrihines, apo ruseve te shtetit rus qe kane nje rrace e kulture ?.
    Ma c’he racca di merda siamo noi ?.

  • “ARBEN” shiko ku eshte katandisur populli jot, shqiptare more ditezi. Cu duhet me boten ju. Fakti qe 86% e popullsise ruse pal qene liderin e tyre. Tregon qarte se ata jane atje ku duan.
    Shikoni se na kane glleberuar perendimoret me genjeshtra ne shqiptareve. Shikoni si e shesin vendin lider at tane gomar te gjithe. Ruset nuk e shesin vendin. Jane popull dinjitoze, ponetore, luftetare dhe pa fjale. Shqiptaret nuk kan buke te HANE dhe bejne gjithe diten llam-llam….

    Le te shohim hallet tona mor mavri, se na erdhi Greku dhe na pushtoi te gjitheve. Na vodhi edhe kockat e te vdekurve ne Kosine te permetit, apo Jo ?….per me teper po fe stone 300 vjetorit e vdekjes se Shen Kozmait, nje at GREK, historikishte kunder shqiptareve te cilin JANULLATUSI pe e shtet per Shqiptare dhe ne heshtim…..madje edhe shteti, politika e LARTE dhe historianet tene po ashtu flene gjume. Ajo qe agjenturat e HUAJA kane realizuar pe VESHTIRESI e pa shpenzime ne shqiperi eshte VELLAVRASJA. Ne kemi aritur te vrasin SHQIPTARI shqiptarin dhe kjo eshte qe jemi shperberja si komb.sa te ZIHEMI ne e zaptuar SHQIPERINE.

    Boll pate pune e ruseve. Ata jan popull me TRU dhe Jo hajven si ne. Jane per tu pasur ZILI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *