VOA: Pakti me Greqinë s’është në dorë të PS, Meta rol vendimtar

Leda Hysa

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes, se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, ajo do të kalojë në parlament, pa pritur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.

Komentet e Ramës në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, pasuan deklaratën e një dite më parë në Zërin e Amerikës, të Presidentit Ilir Meta i cili theksoi se “është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, tha Meta, duke shpjeguar se këtë gjë ia ka bërë të qartë dhe kryeministrit Rama.

Por kreu i qeverisë foli për “një opinion të Presidentit” duke shtuar se “parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh zoti Rama.

Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një “marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë” dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla “mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës”. Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e Presidentit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast.

Po dje, mbi deklarimet e Metës, u shpreh dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin, siç pohoi kreu i Shtetit, kishin pasur mosmarrëveshje për çështjen e Detit. Shefi i diplomacisë shqiptare, iu shmang qëndrimeve që do ta vinin në përplasje direkte me zotin Meta, ndërsa tha se “negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përmend një shprehje popullore ne nuk mund të bëjmë dasmë, kur nuk kemi çiftin. Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar, dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekipi, përfshirë Presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Bushati.

Ai shtoi se “në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse vetëm 3 nga 9 anëtarët e saj u rikonfirmuan në detyrë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit. Për momentin askush nuk mund të thotë se kur do të mund të plotësohen vendet e mbetura bosh, për sa kohë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve nuk është i plotësuar me anëtarët e vet./VOA

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Lerini prapaskenat dhe tregohuni pak te sinqerte se te ardhmen nuk e kini me Osmanet.
    Deri dje “pretendonin” ata qe jane sot ne Qeveri se ju vodhi Greku detin,atehere qe ta firmos presidenti duhet te shkoj ai te mase detin,nuk ka besim tek specialistet?
    Kur dihej qe duhej te shkonte tek Gjykata Kushtetuese marreveshja,pse ja bete me hile Grekut qe ju futi ne Nato?
    Dilni nga Nato dhe analloni marreveshjen sa te doni.

    • O Pellazgaqis ,… kjo që thoni juve këtu , nuk do të thotë aspak , që shqiptarët të mbyllin sytë dhe të firmosin qorrazi marrëveshje me sjelljen arrogante të shtetit kishëtar grek ! Ç janë këto idjotësi që nxierr nga goja ti ? Ç hyjnë turqit në këtë mes ? Me këto plehra që nxirni nga goja , i nxitni më tej shqiptarët për t iu parë me dyshim , në “miqësinë” e treguar ndër shekuj ndaj tyre !

    • popull qelbanik.
      gjithe Shqiperine te shesi Ramuti, prape rrofte Ramuti do thone.
      Ramuti me keq nga Thaci kerkon me ngut te firmosi shitjen.
      Bile me keq nga Berisha, ky te pakten ju perkul Gjykates Kushtetuese, por Ramuti as nuk e ka ne hesap fare.
      ky duhet djegur i gjalle ne mes te Vlores

  • Njerez qe punojne per te huajin.Presidenti vetem aktron se bashke me Ramen jane .Per grekun punojne,te shitur jane te Janulatoti,fare e qelbur.

  • Rama ka tiparet e nje diktatori te rrezikshem .Parlamenti thote ky pasha mbi te gjitha ,ku dihet e ka tepsine komplet , shumicen e votave .Ku dihet i ka vene ne rrjesht per nje deputetet e tij ,dhe i ben rreshtore edhe ne gjume..Tenton ta anashkaloje gjykaten kushtetuse , por tani ,i ndodhur ne rrezik ,po e dredh ..Kujdes nga ky Pasha ,ky provon ,e provon ,per cdo gje .Por?????

  • e drejta ka rol vendimtar dhe jo nje peson si meta qe e vonon zgjidhjen gazeta i serviloset diktatorit meta per ndonje kodhere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *