Me iniciativën e CRCA dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, një grupim rinor i përbërë nga përfaqësues të organizatave rinore dhe forumeve rinore të partive politike, u organizua sot një Seancë Dëgjimore e të rinjve me Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi.
Në këtë seancë dëgjimore, e para e këtij lloji në 23 vjet, morën pjesë fëmijë dhe të rinj, përfaqësues të organizatave të ndryshme si CRCA, Alo 116, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, Qendra rinore ‘PO’, BYLA, Mjaft, Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë, Qendra ‘Fëmijët Sot’, Fshati SOS, Këshilli Rinor Bashkiak, Brave New Generation dhe New Vision.
Seanca kishte për qëllim konsultimin me të rinjtë, lidhur me nevojat dhe prioritetet e tyre, përpara miratimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2014.
Adrin Dalipi në fjalën hapëse tha “Kemi zgjedhur këtë seancë të parë dëgjimore me të rinjtë si një hap për veprime të përbashkëta për qytetin, pasi Këshilli Bashkiak është vendi i politikave që na prekin direkt e rregullojnë jetën e qytetit tonë. Kjo seancë është e rëndësishme për të njohur nevojat tuaja dhe gjithashtu sepse jo vetëm e bën institucionin më transparent por nis komunikimin mes nesh për të realizuar sa më mirë iniciativat e përbashkëta për qytetin. Ky komunikim duhet dhe do të jetë i vazhdueshëm.”
Gjatë seancës dëgjimore kryetarit të Këshillit Bashkiak iu prezantuan nga të rinjtë pjesëmarrës një seri problematikash, nevojash e kërkesash që kanë të rinjtë e Tiranës ndaj Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak. Atij gjithashtu iu vunë në dispozicion “Manifesti i të Rinjve të Tiranës” dhe “Plani i Veprimit të Rinj–Ofrues Shërbimesh” , dokumenta që përmbledhin disa prej veprimeve konkrete që mund të ndërmerren nga Bashkia për të rinjtë e Tiranës.
Nga të gjitha diskutimet, rezultuan si kërkesa prioritare dhe të përbashkëta për të rinjtë kundrejt Këshillit Bashkiak: ekzistenca e një zëri më vete për të rinjtë në buxhetin e ardhshëm të Bashkisë; krijimi i një Bordi Këshillimor për fëmijët dhe të rinjtë pranë Bashkisë Tiranë; lejimi i ndjekjes së mbledhjeve të Komisioneve të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit nga të rinjtë e interesuar; organizimi i takimeve periodike me Këshillin Bashkiak për çështjet e fëmijëve dhe të rinjve.
***
Sugjerimet e te rinjve ne Seancen Degjimore me kryetarin e Keshillit Bashkiak Tirane
Kerkesat e perbashketa prioritare
Ekzistenca e një zëri më vete për të Rinjtë në buxhetin e ardhshëm të Bashkisë dhe rritja e ketij zeri;
- Te rinjte te vendosin per aktivitetet qe do te mbuloj buxheti per Rinine (buxhetim me pjesmarrje);
- Krijimi i një Bordi Këshillimor për fëmijët dhe të rinjtë pranë Bashkisë Tiranë;
- Mbledhjet e Komisioneve dhe të Këshillit Bashkiak te jene te hapura per tu ndjekur nga të rinjtë e interesuar;
- Organizimi i takimeve (degjesave) periodike me Këshillin Bashkiak për çështjet e fëmijëve dhe të rinjve;
Kerkesa te tjera
- Takimet konsultuese me femijet dhe te rinjte te mos jene sporadike dhe te rralla, por sa here Keshilli Bashkiak diskuton per edukimin, shendetin, mbrojtjen dhe zhvillimin e femijeve dhe te rinjve. Per kete, Bashkia mund te publikoje informacione mbi hapesiren e femijeve ne vendimarrje ne website, gazeten e saj ose publikime periodike.
- Pjesmarrja e femijeve dhe te rinjve ne Keshillin Bashkiak te Tiranes te konsistoje edhe ne raportime / dhenie mendimesh nga femijet dhe te rinjte ne lidhje me ceshtjet. Kjo mund te behet ne baze te Komisioneve te Keshillit Bashkiak (psh ne Komisionet per ceshtjet sociale; Komisionet e rinise dhe sporteve, Komisionin per shendetesine, etj)
- Te ngrihen Njesite per Mbrojtjen e Femijeve ne cdo minibashki te qytetit tone; Te buxhetohet plotesisht rroga e Punonjesit per Mbrojtjen e Femijeve ; si dhe te kaloje nje fond per menaxhim nga punonjesi per rastet e femijeve ne situate te larte rreziku.
- Vazhdim te fushatave per sensibilizimin ne lidhje me te Drejtat e Femijeve me fokus ne zbatimin e te drejtave.
- Buxhetim per zhvillimin e kapaciteteve te punonjesve te Bashkise dhe minibashkive per te drejtat e femijeve dhe/ose sigurimi i pjesmarrjes se ketyre punonjesve ne aktivitete te tilla.
- Hapjen e nje qendre emergjence 24 oreshe me te gjitha facilitetet per femijet e rruges dhe kategori te tjera ne nevoje.
- Ngritja apo fuqizimi i nje Qendre per femijet dhe te rinjte e dhunuar me ekip multidisplinar.
- Hartimi I strategjise se Bashkise Tirane per mbeshtetjen dhe fuqizimin e femijeve dhe te rinjve. Nese strategjia egziston rishikimi ose zbatimi I saj.
- Instalim I ngrohjes qendrore ne cdo cerdhe, kopesht, dhe shkolle ne Tirane.
- Krijim I hapesirave te gjelbera publike sidomos mes blloqeve te pallateve.
- Krijimi I lulishteve te gjera dhe te mirembajtura ne cdo shkolle ne Tirane.
- Sigurimi i ambienteve te pershtatshme dhe te sigurta per lojen dhe aktivitetet fizike ne komunitet.
- Krijimi I ambienteve te gjelberta, te medha dhe programe per edukimin mjedisor.
- Te buxhetohet me perparesi krijimi I ambienteve sportive per aksesin e publikut te gjere dhe te rinjve si dhe ne drejtim te zhvillimit te programeve sportive.
- Te krijohen mjedise sportive te pershtatshme dhe funksionale prane cdo shkolle ne Tirane.
- Fushata promocioni në media për ushqyerjen e shëndetshme tek fëmijët dhe adoleshentet.
- Te krijohet nje fond per mbeshtetjen dhe fuqizimin e organizatave rinore ne Tirane.
- Te buxhetohen programe/ praktika te internshipit/stazhit per te rinj prane Bashkise, minibashkive apo institucioneve te tjera ne varesi te Bashkise.
- Nxitja e programeve te sherbimit vullnetar ne institucionet e sherbimeve sociale te Bashkise apo institucione te tjera.
- Te buxhetohet plotesisht Karta Bashkiake e Studentit.
- Te buxhetohen programe te nxitjes se shkembimit te eksperiencave dhe marrjes se modeleve me te mira positive te zhvillimit per ceshtjet e femijeve dhe te rinjve midis Bashkise Tiranes dhe atyre ne Perendim. Ku ne perberje te ketyre grupeve te kete te rinj te angazhuar dhe aktiviste.
- Te perfshihen te rinjte dhe femijet per fushata te mbledhjes se fondeve ne kuader te diteve Kombetare te Femijeve dhe ate te Rinise.
- Buxhetim I Qendrave Rinore multifunksionale ne Tirane dhe promovim I tyre.
- Organizimi I ekskursioneve dhe veprimtarive me te rinj me qellim promovimin e zonave turistike historike dhe trashegimine kulturore te Tiranes ne rajon.
- Te buxhetohet organizimi I panaireve te punes.
- Ngritja e qendrave për të rinjtë në çdo njësi bashkiake, të menaxhohen nga të rinjtë.
- Ambjentet publike te papërdorura të vihen në dispozicion për të rinjtë e Tiranës e të rehabilitohen me kosto të ulëta për përdorim si psh. galeri arti.
- Listim dhe publikim në websit-in e Bashkisë Tiranë i të gjitha shërbimeve që karta e studentit ofron dhe lehtësirat që ajo krijon.
- Te shihen me prioritet cështjet e fëmijëve jetimë.
- Krijimi i një koalicioni të të rinjve për pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokale.
- Te rinjte të mbështeten nga gjimnazet / shkollat 9-vjeçare kur duam të marrim pjesë në aktivitete jashteshkollore.
