Hollywood-i dhe çdo industri tjetër kinematografike ka “receta sekrete”.
Edhe nëse jeni shumë i dhënë pas filmave të Hollywood-it dhe sado vëmendje t’i kushtoni minutazhit të tyre, këtë detaj me siguri nuk e keni vënë re.
Në filmat aksion apo llojet e tjera, në momentet kur personazhet vriten ose bien nga një lartësi e madhe në tokë lëshojnë britma.
Por, pak kush e ka vërejtur që të gjithë këta personazhe në ato momente kanë të njëjtin zë.
Është ky zëri i një personazhi që luajti në filmin “Distant Drums” në vitin 1951, kur një person sulmohet nga një qenie në ujë.
Ky zë njihet si “The Wilhelm scream” dhe është përdorur në më shumë se 100 filma të Hollywood-it.
Një ndihmë e vogël: Nëse jeni fans i Star Wars, kushtojini pak më tepër vëmendje britmave!
j.l./ dita