Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar dhe më e besueshmja gazeta Dita! Jam i punësuar në një kompani të policisë private (roje objektesh). Jo vetëm që nuk kemi asnjë ditë pushimi e as leje të zakonshme, por bëjmë 30-33 ditë orë pune në muaj për një pagë më se qesharake prej 18.000 lekë në muaj dhe në kushte shumë të vështira pune. Zëri ynë nuk dëgjohet nga askush. Ju lutem, na ndihmoni në ngritjen e këtij problemi. Kërkoj ndjesë që jam i detyruar të ruaj anonimatin, por për çdo sqarim e keni numrin tim të telefonit. Me nderime, M. R. N.