“Zero kanabis të kultivuar”, Policia e Shtetit: 70 mijë kontrolle për 5 muaj

Leda Hysa

 

Nga kontrollet ajrore të kryera nga policia e Shtetit vetëm për një muaj nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që nga janari deri në maj janë konstatuar 23 parcela me 2579 bimë.

“Rastet e konstatuara janë 23 parcela me 2579 bimë. Për krahasim me 2017 kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis janë 21.500 bimë më pak të kultivuara. Policia ka zhvilluar 70 mijë kontrolle dhe rikontrolle që janë monitoruar nga drejtuesit e lartë të policisë së Shtetit dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme”, tha Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.

Ndërkohë kontrollet ajrore do të vijojnë deri në vjeshtë duke zgjatur dhe periudhën e kontrollit.

“Këtë vit për një kontroll më të plotë ka nisur më herët kontrolli ajror nga Guardia di Finanza. Janë kryer 29 fluturime që nga prilli dhe nuk është konstatuar bimë e kultivuar. Monitorimet do vijojnë deri në vjeshtë duke zgjatur periudhën e kontrollit”, vijon Loka, shkruan tch.

Nga janari janë arrestuar 13 persona, dhe në ndjekje penale 4 administratorë të njësive administrative dhe inspektorë të shërbimit pyjor për shpërdorim detyre.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk quhet duhet t’a konfirmoje “Qytecari Dixhital” i Serbit Sali Kar-axhic.

  • KETE KENGE ME ISO ENVERISTE E KEMI DEGJUAR EDHE ME PARE

    Po ku e gjejne kanabisin albanez fakiret e Rilindjes qe po kapin cdo dite italianet dhe greket dhe qe po mbushin faqet e shtypit boteror dhe kombetar me lajme famoze patriotike?

    apo:

    TE MBYLLIM SYTE SI QORRA PATRIOTIKE TE ENVERIT QE EDI RAMA ME KAQOLAT E TIJ TE LIVADHISIN SI T’JA DOJE KOKRRA E QEFIT ME TEORINE E TIJ MAKIAVELISTE:

    “Qente le te te lehin karvani i Rilindjes te shkoje perpara plot me kanabis patriotik, por edhe me banane importi plot me kokaine Xibrake”

  • Keshtu na thoshit edhe kur ne Shqiperi nuk kishte cep qe te mos mbillej me kanabis e transportoheshin tonelata kanabis si ne rruge tokesore, detare dhe madje ajrore me “mushkonja fluturuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *