Zetori përplaset me makinën, plagosen dy persona në aksin Korçë-Pogradec

Leda Hysa

Një aksident në aksin Korçë-Pogradec ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në afërsi të fshatit Pirg, ku një zetor është plasur me një mjet tjetër dhe si  pasojë janë plagosur dy persona.

Burime mediatike bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *