Zëvendësi i Neymar, Barcelona ofron 120 milionë euro për Coutinho

Gazeta Dita

Barcelona do të vazhdojë më me intensitet ndjekjen e yllit të Liverpool, Philippe Coutinho, duke bërë një ofertë të re prej 120 millionë eurosh (mbi £ 100 milionë paundë) me largimin e Neymar, i cili është gjithnjë e më afër PSG-së.

Gjigandët e kryeqytetit francez thuhet se e kanë mbyllur në një masë rekord botëror prej 196 milionë £ blerjen e Neymar, që sot la fushën e trajnimit të Barcelonës vetëm 43 minuta pas mbërritjes, të mërkurën në mëngjes. Gjigandët spanjollë duan të rrëmbejnë shokun e kombëtares së Neymar, Coutinho, objektivi kryesor i katalanasve në merkaton e kësaj vere.

Drejtuesit e klubit blaugrana janë nën presionin e madh të mbështetësve, të cilët ndihen të shqetësuar për humbjen e Neymar, ndaj do t’i rikthehen Liverpool me një ofertë të përmirësuar, pas ajo prej 72 milionë £ është refuzuar këtë verë. Sidoqoftë, trajneri në “Anfield”, Jurgen Klopp, ka përsëritur qëndrimin e tij të palëkundur për ta mbajtur yllin brazilian.

Duke folur pas një fitoreje mbresëlënëse 3-0 në miqësoren kundër Bayern Munich, ai tha: “Unë mund ta kuptoj që Coutinho është aq shumë i vlerësuar, por drejtuesit e Barcelonës mund t’i kursejnë energjitë e tyre.” Duke përsëritur qartësisht se Coutinho nuk është në shitje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *