Zëvendësohet zëvendësministri i Brendshëm

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë nga detyra zëvendësministri e Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar Ilir Marko.

Zëvendësimi është kryer për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Ai ka kërkuar prej një muaji shkarkimin nga detyra. Zëvendësi i ri ka kryer më herët detyrën e Drejtorit të Inspektimit pranë Ministrisë së Brendshme dhe është shkolluar dhe ka punuar si oficer policie në New York SHBA. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *