Si njё kafshatё qё tё ngelet nё fyt e qё s’kapёrdihet mё ka ngelur nё mёndje e s’mё shqitet një shkrim i F.Lubonjёs ku ai hedh mendimin e helmuar pёr tё shpallur “persona non grata” ambasadorin e SHBA-sё në Tiranë. Roli i SHBA-sё nё 100 vitet e fundit të Shqipёrisë ёshtё njё temё mё vete qё po e pёrgjithёsoj me pak fjalё. Sikur SHBA tё mos egzistonte e tillё siç ёshtё, Fatosi ynё sot do ishte nё burgun e Spaçit, nё pёrmbushjen e riburgimit tё 3-tё apo tё 4-ёt dhe personalisht autori i kёtyre radhёve nё vend qё tё shkruante kёto rrjeshta do konspektonte akoma veprat e sh.Enver, tё sh.Ramiz ose do duartrokiste shokun Sali nё mitingje ku elektrizonte masat duke dredhur dy gishtat e fitores me intensitet tё fortё epileptik. Jo mё kot zotёrinj intuita popullore shqiptare e don Amerikёn dhe sa mё shumё tё kulturohet nё tё ardhmen aq ma shumё do ta duan atё. Njё ndёr vetitë e mira tё shqiptarёve ёshtё mirënjohja dhe urrejtja e pёrbuzja ndaj mosmirёnjohjes.
Nё mjekësi kemi njё provё test qё quhet “Mantu” pёr tё kuptuar nёse pacienti ёshtё ose jo i infektuar nga mikrobet e tuberkulozit. Kam bindjen e plotё se egziston njё lloj prove e ngjashme si mantuja nё fjalё pёr tё provuar atdhetarizmin apo patritotizmin e gjithёkujt. Kur ne dёgjojmё hymnin tonё tё flamurit (personalisht edhe nga bisedat me shumё miq) reaksioni i parё ёshtё njё dёshirё instiktive, pёr t’u ngritur nё kёmbё e pёr tё mbajtur qёndrim serioz me pёrqёndrim maksimal. Pёr çdo popull Hymni kombёtar ёshtё pjesё pёrbёrёse e qёnies sё tij biologjike e sociale. Ne shqiptarёt kemi njё pёrparёsi sepse kemi dhe njё hymn pararendёs, “Pёr Mёmёdhenё” qё frymёzoi njё epokё tё tёrё tё Rilindjes. Qё t’i kthehem Lubonjёs, ky birçja, ёshtё i pari dhe i fundit, i vetmi nё jetёn time tё gjatё qё tё kem dёgjuar tё thotё publikisht pa i bёr syri tёrr qё “HYMNI I FLAMURIT NUK ME NGJALL KURRFARЁ EMOCIONI.” Pyes veten – nga e ka burimin kjo lloj sjellje prej biçimsёzi? Hymni kombёtar ёshtё edukatё, kulturё qytetare qё konsolidohet me rritjen nё moshё. Hymni, muzika e tij ёshtё njёfarë (gjithashtu) ideologjie qё merret fillimisht sёbashku me edukatёn e hershme familjare.
Gjuhёn e mёson kryesisht nga nёna, kurse sjelljet, parimet botkuptimet shkallё shkallё i marrim nga babai. Te Fatosi shikohet tё manifestohen tё gjitha lёkundjet, kёrcimet instiktive, çfaqjet negative tё tё atit. Babai i tij Todi Lubonja nё kohёn e luftёs ka qenё shumё i egёr. Nuk jam pёr atё qё tё flitet keq pёr tё vdekurit, por e vёrteta mё detyron. Partizan, e si anёtar i Divizionit tё Mbrojtjes sё popullit (Forcat e Ndjekjes kundёr reaksionit nё Veri tё Shqipёrisё) kam qenё vetë dёshmitar fizik okular kur nё rrethinat e fshatit Qelëz (Pukë) ishim tё ulur nё oborrin e njё kishe tё vogёl. Po pastronim armёt dhe pёrpara nesh pak a shumё 50 metra mё tutje kishim njё grup fshatarёsh 12-13 veta tё arrestuar demek se ishin me Ballin.
Sёbashku me mua duke pastruar armёt ishin edhe S.Koçibelli, Dh.Gjoni e T.Grёmi njerёz jashtёzakonisht tё paqmё e tё matur nё arsyetim megjithё moshёn shumё tё re. Me Miti Gjonin kishim luftuar dhe nё Jugosllavi. Nja 10 metra mё tutje nesh ishte Todi Lubonja dhe luftёtarёt e tjerё tё skuadrёs. Nё njё moment krejt spontan, nё mёnyrё krejt papritur Todi me rrёmbim, pa asnjё shkak apo provokim, iu afrua grupit tё fshatarve tё arrestuar tё ulur nё tokё dhe pёr disa sekonda i griu tё gjithё me automatikun e tij gjerman tё kalibrit 9 mm. Pa gjyq, pa fakte, pa shpjegime, me demek nga njё revoltё e brendshme qё i erdhi krejt papritur, (ai vetë kёshtu e bёnte interpretimin e momentit vrastar mё pas) e rrёmbeu instikti i vrasёsit dhe nё momente krejt tё qeta bёri njё veprim tё pa justifikuar, sikur tё ishte nё llogore me shokё tё pёrgjakur e pёrpara tё kishte gjermanё.
Kjo ngjarje mё ka ngelur nё mёndje, tepёr tronditёse sikur ta kisha parё dje. Ishim tё rinj me ideale patriotike e njё ngjarje e tillё na la gjurmё tё pashlyera, na bёri tё mendohemi thellё pёr kёtё veprim i cili mbeti i pa ndёshkuar nga komanda eprore. Gradimi nuk i vonoi. Mё mbrapa kur T. Lubonja u bё personalitet partiak, shpesh e kujtonim kёtё ngjarje mes nesh dhe kur e shikonim qё shёtiste qetё qetё nё Bulevard na çudiste me transformim e tij nga njё njeri impulsiv i egёr nё njё partiak burokrat liberal, i veshur shik, gjithnjё i pastёr, i rruar e me borsalinё nё kokё, pra nga njё ekstrem sjelljeje nё tjetёr. Besoj se kaq mjafton, mbasi kemi si objekt analize Fatosin e jo tё atin, pёr tё cilin nё memorjen time ruaj disa ndodhi tё hidhura.
Heroi ynё Lubonja e ka gjetur veten jashtёzakonisht mirё nё emisionin “Opinion” ku me paturpёsi kundёrshton gjithnjё dhe kudo. Debaton nga emisioni nё emision, gjithnjё i pranishёm kalon mbrёmjet nё Opinion nga njё grup diskutantёsh nё tjetrin e radhёs. Mendoj se kёtё e thёrrasin sa nё njё grup debatuesish te grupi tjetёr vetёm pёr tё ndezur debat nga njёra mbrёmje nё tjetrёn si puna e asaj mbajtёses sё piperit qё gjatё njё dreke e kalojnё dorё mё dorё. Vetёm me njё ndryshim qё mbajtёsja nё vend tё piperit ka brenda kokrriza helmi herё tё bluar trashё e herё tё bluar hollё.
Me kёtё rast e pёrgёzoj Dr.Isuf Kalon pёr artikullin e tij tё shkruar me nivel intelektual tё arrirё ku e quan F.Lubonjёn “kastravec”. T’i thuash dikujt nё Shqipёri “kastravec” ёshtё paksa sharje me pёrmbajtje llastimi. Ndryshe ёshtё t’i thuash armik i Shqipёrisё ose t’i thuash po bёn politikёn e sllavit.
Janё pikёrisht serbёt, sllavёt ma tё interesuarit qё Shqipёria tё shkёputet, tё prishet me SHBA, tё ngelet e vetme, e pa mbrojtur si pёrpara sesa Amerika ta merrte nё NATO. Agjentura e tyre sigurisht do jetё aktivizuar nё maksimum pёr ta bёrё protestёn nga antikimike nё antiamerikane. Industria e fuqishme e UDB-së kёta lloj tipash i ka si lёndёn e parё mё tё zgjedhur pёr tё arritur produktin e saj.
Dy herё nё kёto 23 vjet post diktaturё shёrbimet inteligjente tё huaja tё komshinjve verior janё pёrpjekur qё tё armiqёsojnё shqiptarёt me Amerikёn. Njё herё nё vitin 1997 kur me skemat dhe makinacionet e tyre tё fshehta arritёn tё krijojnё alibinё e njё komploti amerikan qё po shkatёrronte “parajsёn shqiptare” dhe kohët e fundit me protestat antiamerikane kundёr planit amerikan pёr shkatёrrimin vrastar tё armёve kimike siriane. Herёn e parё pёrdorёn S.Berishёn e B.Gazideden ndёrsa tani S.Berishёn, L.Bashёn dhe F.Lubonjёn. Si demagog argumentues F.Lubonja shёrbeu si masha ideologjike e S.Berishёs. Populli e gjykon njeriun pёr atё çka thotё ose pёr atё qё bёn. F.Lubonja ёshtё modeli i njё anarkisti shkatёrrues tё kohёs sё Rusisё sё viteve 1905-1910 qё u konfiguruan te modeli Trocki e tё tjerё. Ështё i tillё qё po t’i lёsh dorё tё lirё pёrmbys gjithçka pa llogaritur pasojat, mjaft tё kёnaq ndjenjat e tij destruktive. Atij vetë ky pёrcaktim mund t’i duket si njё mburrje, por kjo pёrbёn realisht dramёn dhe fatkeqësinё e jetёs sё tij.
Ky bukёshkalizёm i shokut Fatos, kjo çfaqje e tillё armiqёsore me kёtё sugjerim ekstrem duhet tё kishte indinjuar shumё kritikё dhe analistё. Sidomos prisja reagimin e analistit inteligjent z.Mero Baze, mendja dhe pena super produktive e tё cilit na ushqen me ide sqaruese e demaskuese pёr regjimin e antidemokratit S.Berisha. Por e prisja edhe nga analistё tё tjerё pёr tё cilёt kam respekt tё madh si A.Stefani, A.Thano, Sh.Nazarko, L.Vangjeli, M.Nano e ata nuk thanё asnjё fjalё, si ta kuptojmё kёtё? E rastёsishme? Mund tё konsiderohet Lubonja budalla ekscentrik? Apo kanё frikё nga pafytyrёsia e tij. A mё jep njeri pёrgjigje apo F.Lubonja ka ngelur njё anakronik i helmёt kronik?
Nё këto momente mё kujtohet njё vjershё e Dom Ndre Mjedёs pёr Ballaban Pashёn shqiptar nё shёrbim tё Sulltanit. Mjeda i drejtohet kёshtu: “Zgaq i pёrbuzshёm, Ty Shqipnia tё volli”.
Atmosfera e protestёs kundёr armёve kimike evidentoi qartё, Berishёn, Bashёn dhe F.Lubonjёn. Ishte ky i fundit qё volli ekstremin, propozimin pёr tё pёrzёnё ambasadorin amerikan. Akt ky qё do tё mbetet momenti mё i turpshёm politik nё arkivin e historisё post komuniste tё Shqipёrisё.
Kam studjuar me kujdes çfarё ёshtё shkruar e tё pashkruar pёr proserbizmin dhe qёndrimin antishqiptar tё Sali Berishёs. Sigurisht qё disa shqiptarëve ndoshta ju duket pak si pёrrallё me mbret qё Sali Berisha ёshtё spiun serb mbasi, gruaja qёnka serbe me kushёrinj tё UDB-së, Fazlliqra etj. Naiviteti ynё politik ёshtё plotёsisht i justifikuar. Shёrbimet inteligjente janё shumё e shumё mё tё sakta e tё sofistikuara sesa e mendon njё njeri i zakonshёm. Janё pikёrisht kёto shёrbime qё i kanё fituar luftёrat. Ushtari, artileria, topat, katjushat vijnё mё mbrapa. Pёr tё gjitha kёto shёrbime shtetet kanё buxhete kolosale. Shqipёria ёshtё e mbytur nga kёto shёrbime antishqiptare. Asht pёr t’u çuditur qё nё tё gjitha shtetet demokratike motra tё lindjes europiane spiunёt rusё janё demaskuar. Mё pak se kudo nё Bullgari. Nё Shqipёri, asnjё!!
Protestёn personalisht fillimisht e pashё pozitive. Mё nё fund u bё njё hop vendimtar nё fillimin e demokracisё dhe fundin e komunizmit pseudodemokratik. Kёtё kuadёr e ndyu sugjerimi pёr largimin e “tё padёshiruarit” Aleksandёr Arvizu, sikur ky tё na kish qenё jo ambasador i SHBA-sё!
O njerёz tё mirё e tё thjeshtё! Ambasadori amerikan nuk ёshtё aty pёr tё nxitur njё luftё civile. Kёtu jemi nё Europё. Mos tё bёhemi naiv.
Ështё pёr t’u vlerёsuar e kuptuar se tё qёnurit ambasador i Amerikёs nё Shqipёri ёshtё shumё e vёshtirё. Jemi vetë shqiptarё e jo rrallё ngatёrrohemi nё konkluzione sidomos Berisha ka degraduar nё njё masё tё konsiderueshme arsyetimin politik ashtu si ka degraduar Shqipёrinё, ekonominё, shoqёrinё, natyrёn shqiptare dhe gjithçka materiale sado pak pozitive tё krijuar me punёn me 2-3 turne tё puntorëve e fshatarëve nga ana e dy gjeneratave nё 40-45 vjet komunizёm. Arvizu kuptohet mirё e qartё siç u shpreh vetë me emocion largohet me besimin qё ka bёrё njё punё tё mirё. Berisha, Basha e gjithё banda negative të politikёs shqiptare tё mos shpresojnë se ambasadori i ri do e nisë nga fillimi. Sigurisht ai do bёjë “sikur” po e fillon, por letrat e djegura janё si letra e djegur. Ajo nuk bёhet as letёr mё tepёr e as e bardhё. “Zgaqёr tё pёrbuzshёm, Ju Shqypnia ju volli”.

Zoteri i nderuar ! po kur duruam pordhet e Todit pse mos durojme dhe te pjelles ? ju mos u merzitni sepse nga mosha jeni babai i im dhe dini e keni pare shume ngjarje qe nuk jane trguar si keto te Todit ne Puke fill pas luftes , i ndjeri im ate me trgonte per shume shoke te tij partizane qe fill pas çlirimit u leshuan si ujqit duke perdhunuar nenat ,motrat e vajzat e te humburve balliste a thua se keto nuk ishin motrat e tyre shqiptare ( si sovjetiket ne Berlin qe vdisnin femrat nga perdhuni i qindera ruseve , justifikimi se kishin vite pa seks e ishin gjermane ) , keta ishin shume Todera qe jetuan si zoterinj me borsalino pa u hyre gjemb ne kembe deri ne find te jetes . Fatosi eshte ne mision si Todi kunder shqiptareve me kombesi shqiptare , vazhdues i gjorgjeviçeve e zervisteve te soçem .
me vjen keq ta them por yt ate, po qe se vertete te ka thene ato fjale per partizanet, do te kete qene nje koqe frikacaku qe e ka shtyre luften duke u fshehur pas gaxhoit…
Po nuk besoj se e ke pasur babane partizan fare, ballist me shume mundesi, sepse edhe ti ashtu si Lubonja gjen rastin te vjellesh vrer kundra atyre qe luftuan dhe dhane edhe jeten qe ti te jetosh ne paqe . Ti kerkon ti paraqesesh partizanet si kriminele thjesht duke u nisur nga nje rast. Po te jesh burre fol kush qe yt ate dhe ke ka akuzuar si perdhunues nga partizanet, ndryshe ti flet si Berisha dmth shpif si zgaq i perbuzshem. Keshtu !
Ti “mergimtar fv”,me keto,qe thua tregon se je nje IDIOT 24 karat!!!
Po si mund te pranosh hapur,o dallkauk,qe PARTIZANET PAS LUFTE u qenka LESHUAR grave,vajzave e motrave te BALLISTEVE duke i perdhunuar????
Sipas rradakes tende te PJERDHUR i bie,qe te gjithe ju, PJELLAT e BALISTEVE E ZOGISTEVE,qenkeni DOBICET e partizaneve e jo te baballareve sic e keni ditur deri me sot???
Po atehere pse qaheni??
Edhe ju qenkeni me biografi te mire,bile jo nga nje baba,por nga nje TUFE BABALLARESH HEROIKE!!!
Aq IDIOTE jeni sa edhe per te SHARE nuk dini,por ia FUTNI vetes si KAU PELES!!!
Hajde mushke,hajde!!!
“mergimtar fv”! Po e le me kaq per komentin zhgarravine dhe hedhurine te qelbur: Ptfuuu! Peshtyme ne surrat ty dhe kush te ka bere ty!
Une lexova deri tek fjalia “Njё ndёr vetitë e mira tё shqiptarёve ёshtё mirënjohja…” dhe pastaj e lashe. Autori duhet te dale ca me shume neper rruge qe te njohe shqiptaret.
Ne jemi populli me mosmirenjohes ne bote dhe pike.
Ke te drejte mirënjohja nuk eshte virtut arberor.
Mendoj ,se anashkalimi i disa opinioniseteve eshte se nuk e vleresojne vertete per ato qe thote,sepse ai futet si ” mize e keqe ” ne cdo debat televiziv ,mamvarsisht nga tematika ,sepse lubonja ,eshte bere ” ekspert ” per cdo fushe, edhe ne si popull themi ” varja , se lubonja ,eshte , i ben nder Fevziu ,se i jep variacin percdo mbremje ,mbase edhe e paguan !!!??? per mbrockullat qe flet . Per mua ai eshte i rrjedhur , mendja e ka lene por tani qe lexova kete artikull po mendoj se nuk qenka vetem i lene nga mendja por dhe i keq si njeri ,si shqiptar.
….I nderuari Profesor!! Qenkeni menduar shume per kete artikull,dhe e keni pare e sterpare disa here,edhe shkrimin por edhe majmunin ” Fatos “,por ne fund ke botuar perlen e shkrimeve ne kete gazete.Per kete te falenderoj,jo per faktin se ke bere nje analize mendjemprehte,por u ke hapur rruge shume njerezve qe merren me median e shkruar t’i therrasin mendjes e te pyesin :….More kush jane keta analiste ? Nga vijne? Ku kane jetuar e ku jetojne ? Ne cilat skuta te erreta?Cila eshte e kaluara e tyre dhe e tashmja?A kane skedina keta njerez qe po na shesin profka neper gazeta e televizione?Kush nga keta ishte ne tharkun e Fari Balliut,dhe kush ishte ne burg si oficer i “DSJ”???
Profesor ! Ne se te kujtohet qendrimi,veshja,borselina dhe fjalet e Fatosit kur u vendos ai bunkeri tek blloku,do te kuptosh se ne burg Ai nuk ka qene si disident,por si oficer i “DSJ” prandaj i nderuar nuk shkruan asnje per te,sepse skema e Andropovit qe jepte sot kjo gazete nuk ka mbaruar akoma.Pergezime profesor,dhe faleminderit per shkrimin!!
Bukur, qarte,. Keshtu i dilet qe ne duhet te vjellim Lubonjen
Komunizmi nuk ra vetem nga ndikimi amerikan. Per mendimin tim shkaqet vendimtare ishin te brendshme. Amerika sherbeu si nje barriere (containment/Kore/Indokine/Afganistan), antibiotik (ne Ameriken Latine dhe Afrike me revolucionet e deshtuara dhe te permbysura) dhe si katalizator i shembjes ne Evropen Lindore dhe B.S. (me doktrinen Reagan dhe luften e yjeve/garen e armatimeve). Pse nuk e rrezon dot komunizmin ne Kube Amerika meqe disa e absolutizojne rolin e saj.
Lubonja esht nje bastard. Ka koh qe llap shum deri sa te haj nje hu kokes. Dava burgaxhiu dhe tani del qe e paska pas hak burgun.
Shkrim brilant, duhet te ishte ne faqen e pare te gazetes. Ky Lubonja esht pervers e palaco burr. Shikoni cfar pjellash jane, pjella vrasesish, qe shqiptaria ju jep neveri. Jan bastarde e filo-serb. Shyqyr qe ka njerez si Z. Skender qe na tregojne te verteten e ktyre ndyrsirave.
Faleminderit Z. Skender!
Ky eshte shkrim analitik I nivelit te larte . Autori I ka bere skanerin demagogut Fatos Lubonja , dhe raporteve te tij dhe familjes se tij me Shqiperine . Antiamerikanet jane te rralle ne Shqiperi dhe ky eshte fakt I provuar dhe I dekllaruar nga shume burime . Lubonja , e konsideron veten si akademik dhe me shume , per nje kulture , qe ka perfituar ne burg . E mat veten me hijen e mengjesit . Nuk duhet shume , per te kuptuar se kultura e tij eshte e percipte . Ne shkolle notat I merrte si djale “Blloku” . Ai ka bere publikisht , dekllaeaten me te turpshme , qe mund te beje nje shqiptar . Ambasadori Arvziu , per ate c’ka arritur ne Shqiperi , eshte ambasadori me I fuqishem dhe me profesionist , qe ka sherbyer ne Shqiperi . Kur kerkon Lubonja ,qe kete Ambasador ta shpalli te pa deshiruar , per cilin model tjeter pretendon ? Ne analizen e plote te fakteve , c’do antiamerikan eshte dhe antishqiptar . Ku e gjeti Fatosi kete passion mjedisor ? Ai nuk di cili eshte mjedisi , pervec faktit , qe problemin e shtroi gabim , sepse armet kimike do te vinin te mbyllura hermetikisht dhe jo sic mendonte truri I mykur I Fatosit dhe Jozefines me Bashen . Fatosi si analist , kontriboi , qe shansi ekonomik te mos vinte ne vendin e tij dhe ai , Fatosi vete , te vijoi te ushqehet si parazit , sic eshte ushqyer tere jeten , bashke me Babane e tij . Illo
Doktori i nderuar e fillon analizen duke u nisur nga historia por e interpreton ate sipas dobise se vet. Se pari nese nuk do te ishte SHBA nuk do te kishim as Enver Hoxhe e as Spac e se si do te kishin rrjedhur ngjarjet eshte e kote te bejme hipoteza. Prandaj gjithe ky pershkrim historik i bere enkas per Lubonjen mua me duket i sforcuar dhe shume personal. Nuk e di se cfare keni me Lubonjen por si ai ka dhe dhjetera bij ish kriminelesh qe militojne ne radhet e dy partive kryesore megjithese ty te paska zene meraku me Lubonjen sepse u ngrit kunder ambasadorit Arvizu. Ne diplomaci ajo qe beri Arvizu quhet shantazh dhe nje veprim shume i gabuar ndaj nje shteti mik, ndoshta reagimi i Lubonjes ishte i ekzagjeruar por i drejte dhe kjo nuk ka te beje fare se me cfare ka bere Todi.
hej ta lumsha moj demokraci ,qe e bere kete komunist qen bir qeni proamerikan……kete partizan qe ka luftu kundra pukjaneve……
Or taj me emrin demokrat.Ti ngaterroke kekun me byrekun.Komunistet more bir bushtre ishin njuerez te thjeshte popull,por sigurisht qe ishin te genjyer nga udheheqja e tyre.Ndaj mos ha mut per ta.