Zgjatet gjendja e emergjencës në Itali deri më 31 janar 2021, opozita nuk voton

J L

Gjendja e emergjencës në Itali është zgjatur deri më 31 janar të vitit 2021, edhe pse këto muaj kanë qenë më të qetë sa i takon situatës së Covid 19, në krahasim me pranverën dhe verën që lamë pas.

Parlamenti në Itali votoi me 253 vota pro dhe 3 kundër zgjatjen e gjendjes, ndërsa opozita nuk votoi.

Gjithashtu në të gjithë territorin e vendit mbajtja e maskës në ambiente të jashtme është bërë e detyrueshme.

Për ata që nuk mbajnë maska do të vendosen sanksionet administrative nga 400 deri në një mijë euro dhe rregullat hyjnë në fuqi duke nisur nga e enjtja.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *