Zgjatja e afatit të Vettingut, një ministre dhe deputetët e Berishës nuk votuan, 3 deputetët që ‘tradhtuan’ Bashën

Ornela

Presioni i ndërkombëtarëve i dha efektet një ditë më parë, teksa amendamenti kushtetues për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut u mbështet edhe Lulzim Basha me deputetët e tij.

Amendamenti kaloi me 108 vota pro dhe 4 abstenim. Por si votuan deputetët për këtë amendament?

Sipas të dhënave elektronike, nuk kanë votuar për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut Sali Berisha; Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu; Albana Vokshi. Të gjithë këta nuk kanë votuar asnjërin prej tre projektligjeve të miratuar dje.

Ndërkohë, sipas procesverbalit të Kuvendit, votë “pro” nuk dha as ministrja Belinda Balluku edhe pse sipas administratës së këtij institucioni ajo ishte prezente në sallë.

Edhe pse nuk ka votuar për vettingun, rezulton se Balluku ka dhënë votë “pro” për ngritjen e komisioneve për Reformën Territorial dhe atë Zgjedhore.

Katër deputetë të tjerë nuk kanë shprehur vullnetin e për këtë projektligj pasi nuk kanë qenë fare të pranishëm, ata janë Alfred Rushaj; Edi Paloka; Tomor Alizoti dhe Flutura Açka.

Ndërkohë, rezulton se Grida Duma nuk ka votuar për komisionin e Reformës Zgjedhore, edhe pse ka votë “pro” për vettingun dhe Territorialen.

KLIKO: SI KANE VOTUAR DEPUTETET

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Parlamenti shqiptar-baze logjistike e krimit të organizuar?
    E dëftoi këtë hapur Lulezim Brava i cili sinjalizoi kriminelet se po ndiqeshin nga policitë europiane dhe hajdutët i shpëtuan ndëshkimit. Deputeti Lul Brava ka imunitet dhe nuk pergjigjet penalisht për cfarë thotë e për cfarë ben ne Parlament.
    Parlamenti shqiptar është kthyer në qendrën e komandimit të aksionevetë kriminelëve, natyrisht duke marrë hakun e punës cdo deputet.
    Psh në se dikush dëshëron të prish planet e grupeve rivale del në foltore dhe ulëret:
    -Misër!Misër!…Mos dil!
    Ndërsa kur grupit i ecin punët mbarë del Saliu dhe ulëret:
    -Brava!Brava!Porta është ë hapur…!
    Dhe populli rri e mendon se ka bërë “kopace” për dimër duke u varur ujqëve mëlcitë në qafë me imunitetin që ju ka dhënë.

  • votimi është i hapur apo i fshehtë??
    nëse është i fshehtë përse jepen emrat??
    vota e fshehtë nëse dekonspirohet këthehet në të pavlefshme!!
    ai që dekonspiron votën e fshehtë dënohet!!

  • Made in Albania (nen monitorimin e juristeve anglo-saksone): ‘Ndërkohë, rezulton se Grida Duma nuk ka votuar për komisionin e Reformës Zgjedhore, edhe pse ka votë “pro” për vettingun dhe Territorialen.’
    Te tilla cudira nuk arrijne ti shikojne monitoristet e huaj dhe shoqja e nderuar Kim!

  • Me e cuditshmja ketu,eshte mosvotimi i ministres Balluku per Vetingun.
    Kujt i trembet Balluku?
    Perse trembet Balluku?
    A ka vjedhur Balluku?
    Ka 25 vjet ne pushtet.10 vjet sekretare personale e Kryetarit Bashkise,,5 vjet Drejtore e Aviacionit Civil(drejtore e kontrolloreve super te paguar me 5 mije euro ne muaj) dhe 9 vjet ministre.
    Si do te reagoje grupi i Socialisteve rilindas ne pushtet?
    Di gje Edi ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *