Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD në 22 korrik, sot mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike.
Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Kryesia pritet të mblidhet sot pas orën 19:00, ku do të shqyrtohet miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike si dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale.
Kujtojmë se afati për regjistrimin e kandidatëve për të garuar për postin e kreut të Partisë Demokratike skadoi mbrëmë në mesnatë dhe se Astrit Patozi nuk është ende një kandidat zyrtar. Aktualisht kandidatët që garojë për këtë pozicion janë katër, përkatësisht Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri si dhe Astrit Sinanaj.
Përmes një statusi në Facebook, Astrit Patozi tha se Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme. Gjithashtu ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën për prishjen e garës, pasi sipas tij nuk pranoi të dorëhiqet dhe as të lëshojë zyrën.
