Zgjedhja e presidentit, Meta: Nuk komentoj gara të pashpallura

Elton Tafaruci

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të dielën nga Korça se “e vetmja garë që unë marrë pjesë është ajo e kryetarit të LSI-së”, ndërsa lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit ai u shpreh se “nuk komenton gara të pashpallura”.

Meta zhvilloi të dielën një takim me tregtarët në Korçë, në ditën e parë të eksportit të mollës në Kosovë.

“Molla është një produkt tejet i rëndësishëm për të gjithë fermerët e Korçës e jo vetëm, pasi ky është një produkt mjaft i rëndësishëm dhe për prodhuesit e saj në të gjithë vendin. Veç vizionit, që ka paraqitur Ministri Panariti për rritjen e prodhimit dhe mbështetjes për dhomat magazinuese e frigoferike për ruajtjen e konservimit të këtij prodhimi, një objektiv mjaft i rëndësishëm është gjetja e tregjeve të reja. Përpjekje të mëdha po bëhen për tregun e Egjiptit. Ky treg vjen me çmim mjaft të leverdisshëm. Ky është një prioritet mjaft i rëndësishëm”, tha Kreu i Kuvendit.

Lidhur me reformën në drejtësi, Meta tha se nuk do lodhem duke kërkuar konsensusin. “Shoh që rruga po shkon mjaft mirë dhe palët janë duke gjetur gjuhën e përbashkët, uroj që kjo të ndodh sa më shpejtë. Unë kam kërkuar dhe kërkoj konsensusin”, tha Meta.

“E ardhmja e Shqipërisë është turizmi dhe bujqësia e jo Cannabisi. Politika duhet të marrë një vendim e nuk duhet t’i shmanget, dhe jo vetëm politika por dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë të interesuar për të ardhmen e vendit, si një vend kandidat për BE”, tha në përfundim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *