Zgjedhja e Presidentit, OSBE kërkon proces gjithëpërfshirës: Nevojitet një personalitet që përfaqëson unitetin

J L

OSBE kërkon që procesi për zgjedhjen e Presidentit të jetë gjithëpërfshirës.

Në një reagim, thuhet se ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës.

Sipas OSBE, ky proces gjithëpërfshirës do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën, kryetari i Grupit të PS-së tenton të negociojë me opozitën për një emër që në këtë fazë.

Sot Balla takon Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun.

Mësohet se Alibeaj nuk do të negociojë për një emër me maxhorancën, pa u miratuar fillimisht drafti që ai i propozoi grupit të deputetëve. Sipas platformës së Alibeajt, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist, por kjo platformë është refuzuar nga PS.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka bërë edhe njëherë të qartë se maxhoranca nuk do të diskutojë me Sali Berishën apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai shtoi se maxhoranca pret që Grupi Parlamentar i PD-së me Enkelejd Alibeajn t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për t’u ulur në bisedime.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Zoterinj, populli shqiptar eshte i ndare sot ne dy apo tre pjese, perveç atyre qe s’bejne pjese fare. Si mund te kete proces gjitheperfshires dhe te bien dakort , ta zeme, Edi Rama, Sali Sheqerja, Ilir Meta, Fatmir Mehdiu, apo dhe te tjere? Duhet nje njeri ne fillim qe te sqroje se kush eshte njeri dhe kush eshte tjetri me dokumenta arshive dhe pamje vizive ne nje salle ku te kete police dhe njerez si komision, pastaj te bihet dakort per te zgjedhur presidentin. Si mund te pranoj une prezent kriminelin qe me ka vrare pjestare te familjes direkt ne tavoline? Kush e pajton gjakun e krimit me gjakun e paster?! Ketu s’eshte probleme se u shame nje dite se u nxehem; ketu ka krim personal dhe kombtare qe bashkepunon me prokurorine e perfaqesuar nga Arben Kraja dhe gjyqtare e prokurore te tjere. Zgjidhja vjen ndryshe.

  • Socialistet kane TE DREJTEN E VOTAVE ta zgjedhin vete Presidentin.
    Pse nuk ja beni keto presione Saliut kur ka pushtetin?

  • Jo, Kushtetuta thotë që Presidenti zgjidhet me 50%+1. Uniteti i popullit nuk mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën. Ose ndryshoni ligjin, ose zbatojeni ashtu si shkruhet, por jo me pazare politike, që i kushtojnë shtrejt popullit shqiptar. Zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet nga populli, ku çdo parti të paraqesë kandidatin e saj dhe populli të votojë. Kjo është demokratike, por duhet ndryshuar Kushtetuta. Sa kohë që Presidenti do të zgjidhet me pazare, gjithmonë do të dalë si Ilir Meta që thoshte që të luftojmë me cfurqe dhe kosore !

  • Ha-ha-ha, oh c’u kenaqem ne antishqiptaret me keto filma prej idiotesh shqiptare! Njeriu yne, kumandar Rama, sic edhe ne pune te tjera, u morr me Ilir Meten duke shkaktuar nje stuhi kot me se koti, aq sa per te shkaktuar turfune te rreme. Budallenjte shqiptare ne bagetine popull, qe tre dekadat e fundit kane patur rritje ne progresion gjeometrik, u cmenden duke u ndare ne kampe hiperbolike! Keshtu drejtuesit finoke (kupto: idiote) shqiptare kujtuan se ia hodhen edhe bagetise se tyre popull, ashtu edhe ‘miqve te tyre’ jashte! Duke vazhduar te drejtojne kete vend, themelet e te cilit jane tashme 90% poroze! Dhe vazhdojne me te njejtet filma ne procesin aktual te kandidimit per postin e presidentit, duke harruar se po e degradojne kete post pa nisur propozimet per ‘te! Dhe kuptohet, se degradimi i radhes, dekada me pas, do jete ai i postit te kryeministrit!

  • Proces gjitheperfshires?ligji dhe kushtetute e percaktojne pikerisht si proces gjitheperfshires,ligjore ,president konsensual,etj,etj.Kush do perfshihet,kush nuk do te shkojne te beje shurren.Prape se shurranjoset nuk duan te marrin pjese procedi eshte gjitheperfshires,sepse nuk ndalon njeri te marre pjese.Deshira?Eshte e tyre,vendosin si t’iu mbushet mendja.
    Konsensual?po’,konsensual sipas ligjit dhe me ligjin.Konsensusi nuk Ka lidhje me kompromisin partiak.Harrojeni si ju te OSBE Edhe opozitaret,qe sa kishin mazhorance asnjehere nuk Kane qene konsensuale ,por Kane zgjedhur cilin Kane dashur ATA.konsensus vetem me ligjin dhe kushtetuten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *