Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku tha se socialistët e kanë gati listën e kandidatëve.
Balla tha se kandidaturat do të diskutohen me kryesinë dhe të shtunën do të zbulohet emri i kandidatit që do të votohet në orën 18:00 po në të njëjtën ditë.
“Ka pasur diskutime edhe që nuk janë bërë publik, diskutime në një rreth më të vogël, grupi punës, grupi parlamentar dhe kryesia e partisë. Kemi bërë disa herë diskutime. Dhe në kryesinë e PS është bërë një proces me emra dhe nga ai proces ka dalë një listë dhe nesër është dita finale. Unë nuk dua të hyj në detaje. Ka disa emra.
Presidenti është një figurë përbashkuese. Dy presidentit e fundit kanë qenë të ardhur nga politika, i ndjeri Nishani dhe Meta. Nishani kur erdhi çështja për zbatimin e Kushtetutës e respektoi. Presidenti pasardhës është presidenti që ka shkelur kushtetutën. Për President nuk do të donim të kishim një president aktiv në politikë”, tha Balla.
j.l./ dita
Me qe nuk e doni aktiv ne politike ,zgjidhni Presidedent PR PERPARIM KABO .Ta kemi per nder kete intelektual me integritet .Bota perendimore po ju monitoron per zgjedhjen tuaj Z Balla , jemi anetar ne NATO , e perendimi do ishte dakort me kete zgjedhje , bile do na nderonte ne arenen nderkombetare per nje emer me te mire si te tjeret presidente deri me sot PR PERPARIM KABO .Mos e zgjasni ,kjo nuk eshte urdher ,por mendoni per vatanin tuaj z Balla .
Kush e rruan per presidentin tuaj?
Populli eshte krejt indiferent,,Ky popull eshte interesuar A do ti dale Llotaria Amerikane?AA do ti beje letrat per Gjermani?Sa ka vajtur nafta,vaji,?
Me keto cmime e me keto rroga, ketu nuk rrohet..
As Afganistani nuk qendroi ne hotelet me 5 yje.
Edhe une ashtu mendoj,por plehrat qe kane marre vendin peng nuk deshirojne qe nje akademik qe ka me shume tru se keta bandite te jete ne krye te vendit!
Po kush po e rruan per presidentin?
A i siguron dot popullit nje vize amerikane?
Kete do populli.
Shume turp,te thuash se kush e rruan per Presidentin,por akoma me turp,kur vete socialistet,genjejne vehten,duke filluar qe nga kreu i grupit Parlamentar Balla,kur thone se ne kemi gati listen shumeemrore,te kandidateve per President,kur ne fakt,kane ne dore,nje cope bakalli,qe as do lexohet,por do degjjojne pa fryme,skendebeun spiropalist,apo Zeusin e disa te tjereve,duke e shikuar ne sy,se kur do e citoje emerin,qe ka patur ne mendjen e vet,duke mos e biseduar fare,me socialisttet jo-e-jo,por as me rilindasit e pergjeruar,pas tij,por te beje “bujen”e rradhes,sic ka qejfin e tij,gjithmone.Jepi Zeus! grini sallate ,ju te tjeret,e turpi ju ka dale prej vitesh…..,