Ende nuk ka një emër kandidati për President. Sot në orën 18:00 pritet që të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Grupi parlamentar demokrat refuzoi që të propozonte kandidatura, ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar se ato do të propozojnë emra vetëm në raundin e katërt dhe të pestë.
Ditën e premte, Enkelejd Alibeaj akuzoi sekretarin e Përgjithshëm Taulant Balla se ka prishur marrëveshjen që presidenti t’i dërgohej Kuvendit me firma të përbashkëta.
PD u tërhoq nga gara me pretendimin se socialistët nuk do i ndihmonin për të arritur 20 firmat e nevojshme. Vetë Alibeaj tha se PS-ja ka shkelur marrëveshjen pasi ishte ‘trembur’ nga tetë kandidatët që ata paraqitën publikisht për të zëvendësuar Metën.
Mazhoranca deklaroi se Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord, që opozita të propozojë emër për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, e më pas do të jetë radha e socialistëve.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse opozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi.
Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
j.l./ dita

Vazhdoni tallni bythen me kete popull bageti,se gjoja u shqyet per te zgjedhur presidentin,kur ate do ta caktoje vetyem nje njeri:DIKTATORI EDI RAMA!
Vazhdoni tallni bythen me kete popull bageti,se gjoja u shqyet per te zgjedhur presidentin,kur ate do ta caktoje vetem nje njeri:DIKTATORI EDI RAMA!