Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zgjedhja më e mençur për botën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Zgjedhja më e mençur për botën
Analiza

Zgjedhja më e mençur për botën

anazapta
Published November 8, 2012
Share
SHARE

Z.Minxhozi, fitorja e Obamës, është zgjedhja e duhur për botën?

Mendoj se është zgjedhja më e mençur për botën. Fakti që një masë dërrmuese e europianëve, kinezë dhe rusëve e afrikanëve preferonin presidentin aktual, tregon se në nivel planetar Obama është një lider politik më i pranueshëm, njerëzor dhe i prirur drejt kompromisit. Deklaratat e forta të Romney-t për Kinën dhe Iranin apo Rusinë, duket se kanë lënë shenjën tek vendet e interesuara direkt për zgjedhjet amerikane. Por mesa shihet edhe Europa vijon të ketë një preferencë speciale për demokratët amerikanë, duke mos i preferuar republikanët, të cilët e shohin kontinentin e vjetër si një relike sociale dhe si një shembull të keq, për të mos u kopjuar. Me Romney-n do të kishim një stinë diplomatike botërore me shumë të panjohura brenda, kur se Obama ofron më shumë garanci në këtë drejtim.

Po për Shqipërinë?

Për Shqipërinë zgjedhjet amerikane, ose më saktë fituesi i tyre, s’ka asnjë rëndësi relevante. Amerika nuk ka një politikë të sajën për Shqipërinë politike, pra për shtetin zyrtar ku jetojnë shqiptarët. Ajo ka një politikë të sajën për faktorin shqiptar, çka është diçka e ndryshme. Dhe kjo politikë amerikane në drejtim të shqiptarëve në rajon, nuk shfaq diferenca. Republikanë dhe demokratë i shohin njëlloj shqiptarët në Ballkan. Sa për vendin tonë, siç e theksova, nuk do të kishte ndonjë ndryshim edhe nëse do të kishte fituar Mitt Romney.

anazapta November 8, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?