Zgjedhje në Indi, garë e fortë mes dy kandidatëve

anazapta

Po zhvillohet raundi i tretë nga 9 të tillë, per zgjedhjet parlamentare në Indi. 814 milionë vetë do të votojnë për rinovimin e Kuvendit, ndërsa gara më e fortë, mbetet ajo mes Sonia Gandit dhe Narendra Modit. Në orën 7 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në Indi për zgjedhjet parlamentare në kryeqytet dhe në 14 shtete dhe territore të unionit ku është zhvilluar dhe raundi i tretë nga 9 që janë parashikuar nga komisioni elektoral. Në këtë raund, sistemi elektoral më i madh në botë, ku në total do të votojnë 814 milionë persona, janë në lojë 91 nga 543 vende në dhomën e ulët të parlamentit indian. Vëmendja është përqendruar në kryeqytet dhe në shtetin e Kerala-s. Në të dy zonat sfida është mes Sonia Gandit, lidere e partisë së Kongresit dhe grupimit të qendrës së djathtë të drejtuar nga Narendra Modi, të cilën sondazhet e nxjerrin në avantazh. Fushata elektorale ka pasur si tema kryesore luftën kundër korrupsionit dhe rolin e gruas në shoqërinë indiane. Vetëm pjesësisht ëshët diskutuar gjatë debatit politik për cështjen e dy marinarëve italianë nën proces gjyqësor në Kerala për vrasjen e du peshkatarëve që ata i kishin  ngatërruar me piratë. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *