Zgjedhje në Francë. Gara mes dy femrave për kreun e Parisit

anazapta

Sfida më e rëndësishme për zgjedhjet lokale në Francë përqendrohet në Paris ku për zëvendësimin e Bertrond Delano, kryebashkiak që nga viti 2001 përballen dy kandidate femra An Hidalgo dhe Natali Morizet.

Favoritja sosialiste An Hidalgo, e lindur në Spanjë 54 vjet më parë është kandidatja e vazhdueshmërisë edhe pse slogani i fushatës së saj elektorale është “Parisi që guxon.

Gjatë fushatës elektorale ajo është treguar e kujdesshme që të mos përmendte shpesh presidentin socialist Fransua Hollond që në teori do të kishte qenë një mbështetje e rëndësishme.

Ndërsa Natali Morizet, 40 vjec e martuar me dy fëmijë.

Ish ministre e ekologjisë, ka qenë zëdhënëse e presidentit Sarkozi. Gjatë fushatës elektorale ajo i ka kushtuar rëndësi asaj që rivalja e saj dëshironte të kalonte në plan të dytrë, afërsinë e saj me qeverinë socialiste të Hollond.

Të votosh për Hidalgo është njësoj sikur ti japësh fitoren Hollond, shprehet Morizet.

Ajo ëshët politikania franceze më e ndjekur në Tuiter. Për të marrë votat ajo ka premtuar se do të kujdeset për klasën e mesme dhe se do të evitojë që Parisi të kthehet në një qytet të shumë të pasurve dhe shumë të varfërve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *