Zgjedhje parlamentare në Egjipt

Saimir Lleshi

Në Egjipt po zhvillohen zgjedhjet parlamentare këtë të diel, të parat që pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur me votë demokratike Muhammed Morsi.

Ai u rrëzua nga pushteti nga forcat e ushtrisë në vitin 2013. Votimet mbahen në dy raunde, ku faza e parë është këtë të diel, ndërsa faza e dytë në fillim të muajit dhjetor.

Presidenti i Egjiptit Abdel al-Sisi në një fjalim televiziv u bëri thirrje banorëve të Egjiptit që të dalin në zgjedhje.

Qindra vetë janë vrarë nga forcat e sigurisë së Egjiptit pas protestës që kundërshtonte rrëzimin e presidentit Morsi nga pushteti. Që prej asaj kohe, opozita është shtypur në vijimësi dhe zgjedhjet janë thjesht për të legjitimuar Parlamentin e ri. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • ZGJEDHJE PARLAMENTARE ME NJE PARTI KANDIDATE.

    HAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAH.

    NJESOJ SI ATO QE BENTE KRIMINELI ENVER HOXHA KETU TEK NE.

    DEMOKRACIA FILLON NGA ZGJEDHJET, TE VETMEN QEVERRI TE ZGJDHUR ME VOTE NE GJITHE HISTORINE E EGJYPTIT, ATE TE MOHAMMAD MORSI, KRIMINELAT E RREZUAN ME PUSHKE.

    QEVERRIA E MORSI, ISHTE AJO QE DO TE KRYENTE EDHE NJOHJEN E KOSOVES SI SHTET I PAVARUR.

    PO AFRON DITA QE KRIMINELET TE JAPIN LLOGARI NJE ME NJE PER KRIMET E TYRE.

  • EDHE KETA TE MURSIT DUHET TA DINE QE ME VOTA NUK MERRET PUSHTETI, DEMOKRACIA SESHTE BERE PER TE FITUAR MUSLIMANET, KETE FAKT TA MBAJME SI “VATH NE VESH”, NDAJ ME MIRE ESHTE LARGOHUNI NGA DEMOKRACIA SIQ JENA LARGUAR NGA KOMUNIZMI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *