ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME APO QEVERI TEKNIKE !?

redaktor

Situata që po kalon vëndi,kërkon një zgjidhje afatgjate.gjithkush mendon se, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë dhe më e pranueshme. Qeveria dhe pozita,nuk janë për asnjë nga variantet. Ajo kërkon ta zgjas sa më shumë pushtetin e sajë, deri në fund të mandatit. Por gjëndja aktuale me apo pa dëshirën e politikës kërkon me doemos një zgjidhje të kolapsit aktual.

Korrupsioni !

Një pikë e cila po e mbyt vëndin. Tashmë të gjithë e pranojmë. Korrupsioni është ulur këmbëkryq. Ai ka përfshirë të gjithë politikën dhe qeveritarët. Por,nuk ngelen më pas,as Prokuroria as Gjyqësori apo e thënë më troç. Sistemi i drejtësisë është kryekëput i korruptuar.Për të luftuar korrupsioni. Apo vjedhjen siç quhet në shqip. Duhen organizma. Këto organizma janë pjesë e drejtësisë. Rjedhimisht lind pyetja. A mundet që me këtë system drejtësie të luftojmë korrupsionin.? Populli e ka humbur besimin tek shteti në tërësi. Ndërkombëtarët, si aleatë dhe dashamirës së Shqipërisë, po deklarojnë haptazi se,duhet një reform e thellë në drejtësi.Këtu lind dhe ngërçi i kësaj reforme. Nëse ndërkombëtarët e kuptojnë dhe e kërkojnë reformën, ata,nuk japin asnjë alternativë se si duhet bërë. Përfaqesuesit e tyre deklarojnë haptazi se ka korrupsion. Vetë Ambasadori Donald Lu jep dhe numër gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar.Emra nuk jepen. Arsyeja nuk dihet. Por një gjë është e vërtetë. Kur jepen numra,askush nga sistemi nuk mundet të dali i pastër.Të gjitha deklaratat. Qoftë të politikanve vëndas,shtetarve,apo përfaqësive në vëndin tonë, e të atyre të K.E.-esë, B.E.-esë, OSBE.etj. flasin e thonw se drejtësia është e korruptuar. Si e tillë duhet reform.

Po të shohim me vëmëndie. Vërejmë se rruga e nisur për këtë reform është e dështuar. Këtë nuk e themi për passion. As për të qënë mosbesues por, duke parë realitetin në sy. Ashtu siç thamë më lartë. E gjithë politika është e përlyer në këtë korrupsion. Por dhe e gjithë drejtësia është po kaq e përlyer. Korrupsioni në këtë system nuk ka lindur e zhvilluar sot, Ai u rrit e u zhvillua, gjatë gjithë këtyre viteve,pak nga pak,deri sa erdhëm në këtë gjëndje sot. Pra, çdo kush që ka drejtuar në sistemin e drejtësisë, mbart mbi vete dhe njollën e korrupsionit. Ata që kanë drejtuar sistemin e drejtësisë, kanëqënë dhe janë të përkëdhelurit e politikës. Ata,zgjidhen nga politika dhe I shërbejnë asaj me devotshmëri. Kjo dhe për faktin se, të gjithë janë debitorë,karshi atyre që i kanë emëruar. Kjo situatë është dhe sot. Po këta drejtues. Kanëmarrë në dorë për të bërë reformën. A mundet që kjo reform të ketë sukses.? Gjasat tregojnë se jo.

Sistemi. !

Askush nga politikanët apo shtetarët duke përfshirë dhe Presidentin e Republikës, nuk pranojnë se, ky system ka rënë. Rënia e sistemit do të thotë. Nuk duhet reformmë por ndryshim të sistemit të drejtësisë. Duhet ndryshim, jo vetëm i derjtuesve por,dhe i mentalitetit për drejtësinë. Ndryshimi fillon nga Kushtetuta, si ligji themeltar i shtetit.Sot, Kushtetuta jonë është një kushtetut e arnuar. Ajo nuk përfaqëson asgjë,veç interesave të atyre që e shkëlyen këtë Kushtetutë.

Difektet e këtij sistemi. Fillojnë që nga drejtimi apo anëtarët e K.L.D-së. Vazhdon me drejtuesit e tjerë. Deri tek paaftësia e atij,oficerit gjyqësorë apo,dhe vetë policit në rrugë.Ne në sistemin aktual. .Kemi mangësi në të gjitha hallkat. Askush sot,nuk mundet të thotë se: – Sa Prokuror e Gjyqtar karrjere kemi në sistemin e drejtësisë ???. Përgjigja është e thjeshtë. ASNJI. Kjo për vetë faktin se çdo gjyqtar apo prokuror nuk është emëruar apo ngritur në shkallën hirarkike në bazë të vlerave por, mbi bazën e njohjes,preferencave politike,apo nga pagesa e majme që kanë bërë për postin e marrë. Mungesa e shkallës hirarkike ka sjellë automatikisht dhe korrupsionin në drejtësi. A mbajnë përgjegjësi qoftë dhe morale ish drejtuesit e këtyre institucioneve ? A mundet që po këta drejtues e ish drejtues, të bëjnë dhe reformën sot ? Prandaj kjo gjëndje dhe situatë të bën tepër skeptik. Prandaj themi se kjo reform është e dështuar që në hapat e parë.

Gjithkush mundet të thotë, Po mirë a ka zgjidhje kjo situatë.? Si do bëhet kjo reform ? A mundemi ne të bëjmë një sistem të drejtë ? Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe pa asnjë hezitim. PO. Ndryshimi bëhet. Bëhet sipas një vizioni të qartë. Sipas një platforme por ,jo nga ata, që vjedhin paturpësisht idera dhe dalin i lexojnë nëpër intervista, apo konfereca shtypi, si të tyret por,që nuk dinë ti zbatojnë ato. Reforma bëhet nga njerëz të përkushtuar, Të pa varur nga politika. Njerëz që nuk urdhërohen e nuk diktohen për atë që bëjnë.Njerëz të tillë ka mjaftueshëm. Por,është politika që nuk I ka përzemër këta njerëz. Ajo kërkon njerëz sat ë korruptuar qa dhe sahanlëpirës së saj

Zgjedhjet e parakohëshme.!

Një nga mënyra për të dalë nga kjo situatë, është dhe bërja e zgjedhjeve të parakohëshme. Pozita e sotme mundet të jetë inisjatorja e këtij opsioni. Zakonisht këto zgjedhje, bëhen kur kemi një krizë të brëndëshme, ekonomike,apo kur qeveria nuk merr votbesimin në Kuvënd.Në rastin konkret. Pra kur vëndi kanoset nga një destabilitet,për shkak të korrupsionit. Për pasojë ka rënë dhe vetë sistemi. Zgjedhjet e parakohëshme,nuk do bënin asgjë më shumë se sa, Instalimin e Partis-Shtet. Pozita e sotëme. Është tepër e interesuar për ta çuar vëndin në këto zgjedhje. Opozita, dhe pse e pa aftë për të bërë këto zgjedhje, pranon që të ndiqet kjo rrugë.

Zgjedhjet e parakohëshme. Nuk do bënin asgjë më shumë se sa, një marveshje mes dy partive të mëdha.Të dyja do ndanin pjesën e gjithsecilit,dhe kaq. Mirpo, reforma e kërkuar do pësonte ngërç. Do shtyhej e stërshtyhej. Ligji electoral. Në mos u fustë me këtë ligj, do bëhet një ligj shkel e shko. Prap do ishim, ose në vënd numëro, ose hap prapa. Zgjedhjet e patrakohëshme Sipas situatës aktuale, favorizon qeverinë. Pra, Partia qe qeveris do korrte fitoren e rradhës. Kjo do i jepte asaj, të drejtën e vazhdimësisë. Nirpo, ne kemi një politikë sat ë korruptuar aq dhe të inkriminuar.Këtë e thëmi pasi, të gjitha deklaratat dhe ngjarjet fjasin për një situatë të tillë. Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do i zvarrisi shqiptarët edhe për vitë të tëra drejtë greminës ekonomike.Prandaj themi. Zgjedhjet e parakohëshme të bëra në këtë moment dhe nga këta aktorë, do sjellë vetëm diktaturë. Fituesi do ketë në dorë gjithshka.

Qeveri teknike !

Në pamje të parë duket se është e njëjta gjë, pra, njësoj si zgjedhjet e parakohëshme.Por,çdo gjë ndryshon. Ndryshon pasi nuk flitet për një qëveri teknike të caktuar nga politika. Partitë politike duhet të jenë jasht kësaj qeverie. Kjo qeveri. Duhet jo vetëm të ketë një mandat të paktën dy vjeçarë.por, duhet të regullojë të gjitha mardhëniet juridike mes institucioneve.

Qeveria teknik. Duhet të jetë nga njerëz të pa përfolur, Të aftë dhe me vlera e contribute. Nuk duhet të jenë ata,që tërhiqen për hunde nga politika. Dikujt kjo mundet ti duket dhe paradoksale por, vetëm një qeverisje e tillë do e shpëtojë vëndin. Do jetë kjo qeberi që do marri fatet e vëndit. Do kryej reformat jo vetëm në drejtësi por, në të gjitha fushat e tjera.Kjo qeveri duhet pasi sot. Sistemi ynë ka rënë. Shqipërisë I duhet një Kushtetutë, reform në drejtësi por, dhe në arsim e në ligjet e kodet civil e penal.Po të shohim ndryshimet që janë bërë në kode. Do shohim se kemi jo vetëm kodet më të këqinj të europës,ku ne duam të integrohemi por, dhe më të këqia se ato që kanë qënë.

Kërkhet një qeveri me mandate për shum arsye. Jo vetëm se duhen kryer reformat por, që dhe drejtësi të mos jetë e varur nga politika. Ekonomija most ë drejtohet nga partiakë. Të cilët ecin gjith kohën me urdhëra partie. Që Kuvëndi most ë prodhojë ligje për interesë të partive por, për interesë të vëndit. Çdo gjë fillon nga koka. Koka për një vënd është drejtimi I tijë, pra Qeveria.

Nëse do bënim këtë zgjidhje. Gjykojmë me bindje se dhe partnerët ndërkombëtarë jo vetëm do e pranonin por,dhe do jepnin mbështetjen maksimale për këtë zgjidhje.

Ka ardhur koha që ne shqiptarët, punët ti zgjidhim vetë. Ti zgjidhim pa na I diktuar dikush apo pa na detyruar partnerët. Besimi ndaj partnerëve. Bën të mundur dhe rritjen e rreputacionit ndaj tyre. Nëse do vazhdojmë me kokëforcin tonë. Nëse shancet apo obsionet i shohim si prishje të privilegjeve personale. Atëhere do kemi një shtet sa katrahurë aq dhe diktatorial. Nëse gjithkush sakrifikon. Nëse gjithkush pranon alternativën më të mirë. Nuk ka dyshim se, zgjidhja e hedhur në tavolinë është e pranueshme. Është e qartë se forcat politike nuk janë të interesuar për të bërë Shtet. Ata janë të interesuar që të mbrojnë fitimet e tyre. Askush nuk po mbron intereset e popullit. Madie as vetë Kushtetuta e sotme nuk e bën një gjë të tillë.

Por, Shqipria nuk është bajrak i një grupi indivitësh të korruptuar. Vëndi ka nevojë për ndryshim. Nëse politka nuk e pranon. Atëhere do dali vetë populli I shtyrë nga gjëndja aktuale, nga pakënaqësia dhe mosbesimi, nga gjëndja e mjerueshme që ka, Do dalë në protesta popullore.

Dalja në këto protesta. Do ketë kosto të lartë por, dhe një shkëputje nga kjo lloj qeverisje që në çdo mandate të sajë e ka çuar vëndin në këtë katrahurë. Zoti i dhëntë mënd gjithkujt!

Share This Article
2 Comments
  • Ky “Karafil” : Dashka t’u beka “Kryeqeveritar” me mandat dy/vjeçar,
    me parlamet t’pa zgjedhur, se Ky nuk pranon partit ne zgjdhje dhe
    Ky fyll kallami do beka reforma e do na nxjerrke ne “drite”!
    Mos lodhet kot se nuk behen ato qe thot rradakja e ketij Rrompalli.

  • Une mendoj se nderkombetaret bejne konstatime dhe mund te ofrojne dhe ndihma konkrete, sidomos kur ata jane te bindur, se reformat per te cilat do shpenzojne jane premtimdhenese dhe te zbatueshme. Por perpara se ata te angazhohen seriozisht ne perkrahjen e ketyre reformave, jane te detyruar te perdorin instrumente, te cilat mundesojne njohjen e gjendjes reale ne vend.

    Shqiptaret ja njohin me mire se kushdo te mirat dhe prapesite vetevetes. Ata pak te huaj qe kane patur mundesine per te siguruar informacionin e nevojshem per gjendjen reale ne vend, sado te interesuar te jene per venien ne funksion te nje sistemi funksional drejtesise, ata ne fund te fundit, u kryen apo jo rekomandimet e tyre, shkojne e vijne si leshko ambasadash apo institucionesh, e jo se i preu vertet barku per ceshtje, te cilat nuk cenojne direkt te ardhmen e tyre te siguruar.

    Autori vete, e shumekush prej nesh, nuk kane me besim as ke qeveria, as ke sistemi i korruptuar i drejtesise, dhe as te ndonje mrekulli qe mund te na sjellin “lu-lu-sherit” medemek perendimore.

    Shume e gjetur me duket shprehja: “Nuk duhet reformmë, por ndryshim të sistemit të drejtësisë”

    Perse? Sepse qe te besh nje reforme do te thote te permiresosh ato pak gjera qe jane te nevojshme, dhe jo te konstruktosh nje sistem te ri, ndryshe nga ekzistuesi. Por kur funsionaliteti dhe besueshmeria e qytetarit ndaj nje sistemi shkon drejt zeros, i ashtuquajturi “sistem” e humb krejtesisht te drejten per t’u quajtur i tille. Ai ne kete rast eshte thjesht nje pacavure. Dhe prandaj duhet ndryshuar. Prandaj eshte me e nevojshme se kurre te gjehen alternativa te reja.

    Dhe keto alternativa s’duhet t’i presim nga bota, por nga vetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *