Luksemburg, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme

anazapta

Udhëheqësi evropian që ka qëndruar më gjatë në post ndeshet sot me një provë të vështirë në zgjedhjet që mbahen në Luksemburg.

Kryeministri  Jean-Claude Juncker, i cili është në pushtet që nga viti 1995, shpreson ta ruajë postin dhe të udhëheqë qeverinë e re të kryesuar nga Partia  e tij Kristian-Sociale e Popullit.

Luksemburgu është një nga vendet më të vogla të botës, por njëkohësisht ndër më të pasurit.

Zgjedhjet, që ishin në plan të mbaheshin qershorin e ardhshëm, u përshpejtuan, pas një skandali ku ishte përfshirë shërbimi sekret. Për pasojë, një partner i koalicionit qeverisës e tërhoqi mbështetjen për kryeministrin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *