Saliu ka bërë,
llogari të thjeshtë,
që zgjedhje të reja,
kërkon këtë vjeshtë.
Bile jo në vjeshtë,
po dhe shumë më parë,
Sala do patjetër,
të zhvillohet garë.
Ndaj i bëri thirrje,
kaporal Nishanit,
që të dalë tamam,
në fushë të mejdanit!
I kërkon Nishanit,
biri i katundit,
që t’i bëjë padronit,
shërbimin e fundit.
Bujua pas Berishës,
s’e kaloi minutën,
dhe tha shumë serioz:
“Do shoh Kushtetutën!”
Se Bujo mavria,
në çast s’mund ta dijë,
ka a s’ka fuqi,
Kuvendin ta shkrijë!
Nishani na foli,
me tone epike,
po në fakt nuk ka,
një krizë politike!
Por dhe po të kish,
kjo s’ka rëndësi,
Bujua mbi Kuvendin,
s’ka asnjë fuqi!
Jo se Presidentit,
i ka rënë flama,
po zgjedhjet e reja,
i shpall vetëm Rama.
S’e dimë pse Berisha,
shefi i kazanit,
këtë ja kërkon,
kaporal Nishanit?!
Ta lëmë mënjanë faktin,
kush i ka në dorë,
po pse kërkon zgjedhje,
ky shoqi doktor?!
Pse kërkon vërtetë,
të bëjë kollotumb,
kur e di fort mirë,
se PD-ja humb!
Pse kërkon ta hajë,
më shpejt këtë gjellë,
kur PD humbet,
thellë edhe më thellë?!
Unë që e njoh mirë,
ja di marifetin,
dhe s’është hiç vështirë,
t’ia zbuloj sekretin.
Dihet që PD-ja,
ka në statut pikën,
kur humbet partia,
kryetari ikën.
Ndaj zgjedhjet e reja,
shef’ i harapashit,
s’i do kundër Ramës,
po kundër Lulashit!
Ai i ka kundër,
Lulashit të gjorë,
që të mos e lërë,
të bëhet faktor!
Me gjithë këtë ngut,
humbet Lulash ziu,
dhe hop… kryetar,
rikthehet Saliu!
Sala s’ka problem,
se PD-ja humb,
se fiton për vete,
vesh një antiplumb!
Posti i kryetarit,
jelek antiplumb,
ndaj s’është hiç problem,
se PD-ja humb!
Dhe reformë e thellë,
për një drejtësi,
do të miratohet,
nga Kuvendi i ri.
Sala do të jetë,
përsëri faktor,
po me stof zyrtar,
faktor kryesor!
Prapë do shkojë reforma,
hiq e mos këput,
sepse kryesorin,
në burg dot s’e fut!
Po lëshoi reformën,
Sala bën derman,
Lulashin e shkretë,
mund ta bëjë kurban!

Te jesh i bindur o poetaruc partik se 80%e popullitt nuk eshte ne mendjen tuaj.
Shum largpames ky markupi keshtu si e parashikove doli 80% kundra ….hahahaha