Kur është bërë Kuvendi,
gati fije-fije,
Pandi Majkua duket,
simbol urtësie!
Deklaretë e tij,
s’kalojnë në heshtje,
dhe janë për të gjithë,
më shumë se kureshtje.
Nëse kjo Reformë,
tani nuk kalon,
zgjedhje para kohe,
Pandi propozon!
Them zgjedhjet e reja,
nuk na bëjnë punë,
po do kokolepsin,
problemin më shumë!
Reforma e ngrirë,
përsëri do mbetet,
se Referendumit,
leje s’do t’i jepet!
Sepse dy të tretat,
duhet ta vendosin,
ndaj dhe Luli bën,
i vetëm kollosin!
Them se maxhoranca,
s’është aq e patundur,
të marri sa ç’ka,
e ka të pamundur!
Po në këto zgjedhje,
them se duhet shkuar,
se tani Kuvendi,
s’është i llagaruar!
Nëse do të bëhej,
dhe një votim kot,
Ndocajn dhe Mesilën,
s’i llogarit dot!
S’i llogarit dot,
si pjesë e shumicës,
se ende hysmet,
i bëjnë pakicës!
Ashtu si Mesila,
edhe dy nga çamët,
s’ka hiç siguri,
se votojnë si tanët!
Ndaj zgjedhje të reja,
duhen bërë vërtet,
se Kuvendi është,
rrëmujë e vërtetë!
Nëse do jetë Rama,
prapë me shokun Metë,
e majta fiton,
gjer në tetëdhjetë.
Si fillim kjo shifër,
është një siguri,
që do jetë i majtë,
Presidenti i ri.
Mbasi presidentin,
ta kemi ndryshuar,
do zgjidhen shumë çështje,
që sot janë bllokuar.
Presidenti i ri,
zgjidhet në Qershor,
po në vjeshtë do kemi,
tjetër prokuror.
Dhe nëse s’do duan,
ata për matanë,
reforma do bëhet,
me ligjet që janë!
Nëse opozita,
do bllokojë tani,
nesër nuk do ketë,
hiç përparësi!
Nesër nuk do ketë,
hiç përparësi,
dhe s’do bllokojë dot,
si bllokon tani.
Ndryshe pas një viti,
do shënojë balanca,
çdo gjë do ta ketë,
në dorë maxhoranca!
Fati i Lulëzimit,
do të bëhet dreq,
se kush s’voton sot,
do ndëshkohet keq!
Këtu e kam shkruar,
unë që në fillim:
“Sovrani s’po flet,
por po mban shënim!”

Kush e pjerdh sovranin në kapitalizëm, o Duka. Sovrani është tufa e deleve që përçohet nga çobani, o Duka. Pse të jenë kaq naiva shqiptarët, xhanëm. Në vend që ajo zj. Nuland t’ia fuste me një dackë turirit Lulit, politikanit më të urryer të shqiptarëve nga çdo pikpamje, ajo vijon ti bëjë të tjera lëshime. Luli bashkë me Berishën janë për në burg dhe s’mund të përkrahin një reformë siç e duam ne. Si mund të vazhdojnë t’i hapin rrugë me temena qeveritarët e USA-ve ca horrave shqiptarë?
andomeda: Ju ruani gjakftoftsin se do ftohesh ne mbapanic.Pse te mos behen zgjedhje te parakohshme.Te krijohet nje qeveri teknike per monitorue zgjedhjet dhe te fitoj kush te jet ma i besueshem.