Lista e partive, për zgjedhjet e 21 qershorit, do të nisë me Partinë e Mark Frrokut, pasi kristian demokratët do të kenë numrin 1 në fletën e votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 21 qershorit ku rezultoi se Partia Socialiste do të mbajë numrin 26, ndërsa Partia Demokratike numrin 18.
Por ky vendim pritet të ankimohet nga Partia Socialiste, duke qenë se pas saj renditet Partia Social-Punëtore me numrin 27, dhe mund të ngatërrohet, duke qenë se siglat janë të afërta me njëra tjetrën.
Gjithsej në këto zgjedhje garojnë 61 parti, nga të cilat Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë numrin 36, Partia Republikane do të mbajë numrin 12, LZHK numrin 17, si dhe PBDNJ nr 6.
Aleanca Popullore e Artur Dojakës e cila ka vendosur të garojë jashtë dy koalicioneve kryesore do të jetë partia me numrin 61 që do të përmbyllë edhe fletën e votimit.



Un e kam ndare mendjen. VOTOJ NUMRIN 3
Une nuk e kam ndare mendjen akoma se per cilen parti do te votoj. E sigurte eshte qe do te votoj si kandidat Gjergjin,per Parti do te vendos me vone.
Bojaxhiun dhe kryq partive, se keto partite tere jeten ne kane vene ne rresht per bythen e tyre.
Me pelqen ‘kandidatet te propozuar nga zgedhesit’! Sic po duket veriu po emancipohet,me korcen!