Zgjedhjet, 23 kandidatë të pavarur në garë për bashkitë

Dita

Në 21 qershor, do të garojnë 23 kandidatë të pavarur, të cilët janë regjistruar në KZAZ dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në KQZ, nga Bashkia Tiranë është regjistruar vetëm një komitet nismëtar që mbështet kandidatin e pavarur Gjergji Bojaxhi. Për bashkinë e Vlorës ka paraqitur kërkesë Vasil Bedinaj si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit e po ashtu dhe një komitet nismëtar është regjistruar në mbështetje të një kandidati në bashkinë e Shkodrës.

Në KQZ janë regjistruar dy komitete nismëtare për bashkinë e Fierit. Në KZAZ e bashkive në vend janë regjistruar nga një komitet nismëtar që mbështesin kandidatë të pavarur në bashkitë, Fushë-Arrëz, Kavajë, Rrogozhinë, Belsh, Kuçovë, Berat, Pogradec, Këlçyrë, Tepelenë, Dropull dhe Konispol.

Po ashtu, janë regjistruar nga dy komitete nismëtare për bashkitë Mirditë dhe Dibër, ndërsa tre komitete janë regjistruar në bashkinë Memaliaj.

Share This Article
3 Comments
  • dritan leli kanidati i ps per vloren , sot ka shkuar ne bashki te bej pashaportizimin.
    kqz, nuk duhet ta regjistroi kete kanidate mbasi eshte ne kundershtim me ligjin.
    kanidati per kryebashkiak duhet te jete qytetar i atij qyteti qe kanidon jo me pak se 6 muaj .

  • Nese eshte e vertete qe kandidati te mos kete pashaportizimin prej 6 muajsh, sic e lejon ligji, kjo eshte e pa precedence. Nuk lejohen shkeljet se OSBE do godase kambanat e alarmit. Duhet ndaluar skandali pikerisht keto kohe te remujave si kjo ne Kukes.

  • Kanidatit Dritan LELI , i doli boja ne kqz, shkoi te bej regjistrimin , por certifikata e gjendjes civile eshte ne TIRANE. AI eshte vetem i derguar me sherbim ne VLORE, do shkoj ne hotel dhe do marre flete qe ka flejtur dhe te marre sherbimin . Shume shpejte te ra kallai ooooo driteqiriri. DMTH, nga pd del kerkesa per penalizim ndaj kanidatit radilogut LELI, ne kundershtim me ligjet ne fuqi . E po mire se ai as fushate nuk filloi , se asnje nuk i shkonte mbrapa , ja kane ndjell ters populli i vlores, si gjithmone i menceme eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *