Ashtu siç kishte paralajmëruar, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka nisur bashkëbisedimin online me temë “Pyet ambasadorin”. Arvizu u është përgjigjur pyetjeve që qytetarët shqiptarë i kanë drejtuar nëpërmjet Facebook-ut në lidhje me një sërë çështjesh.
I pyetur në lidhje me rotacionin e pushtetit dhe sa i mundur është ai në 23 qershor, Arvizu u përgjigj: Nëse vota është e lirë, siç duhet të jetë, votuesit vendosin rotacionin”.
Ardian Adriano: Përshëndetje z.ambasador! Sipas mendimit tuaj, a duhet të ketë rotacion këtë radhë? Ju lutem opinionin tuaj.
U.S. Embassy-Tirana: Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni – AAA
Eni Shehu: Cilat janë pritshmëritë tuaja, kush mendoni se do fitojë zgjedhjet?
U.S. Embassy-Tirana: Presim që procesi zgjedhor — vetë votimi, nxjerrja e rezultateve– të jetë konseguent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. -AAA
Kristina Cimbidhi: A mendoni se një qytetar i ndershëm në Shqipëri, i cili çdo arritje e bazon në shpatullat e veta, duhet të harxhojë kohë në radhët e gjata për të votuar?
U.S. Embassy-Tirana: Absolutisht po. Disa njerëz kanë sugjeruar se të gjithë politikanët janë njësoj, pse duhet të zgjedh unë njërin apo tjetrin? Në një demokraci është detyrimi i qytetarëve të shprehin preferencat e tyre. Kjo është e vetmja mënyre për të insistuar për llogaridhënie nga udhëheqësit tuaj të zgjedhur.
Ardian Gjergjaj: Përshëndetje! Pyetja ime është kjo: Nëse rezulton që zgjedhjet të jenë me probleme,dhe larg standardeve të parashikuara, apo nëse do kemi një “këmbëngulje” të kryeministrit aktual për të mos e lëshuar pushtetin, pavarësisht rezultatit, ju si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe më me ndikim në zhvillimin e demokracisë, si do te reagonit? Dhe a mendoni se gjatë këtyre 4 viteve të kaluara ka pas një ftohje të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri?
U.S. Embassy-Tirana: Ne do të konsultohemi ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor, ndërsa ky zhvillohet. U përket të gjithë lojtarëve politikë të respektojnë rregullat e lojës. Persa i takon marrëdhënieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqipërisë, pres që ato të vazhdojnë të jenë të afërta dhe miqësore, sikurse kanë qenë gjatë 22 viteve të fundit. – AAA
Azem Cima: Pse zgjodhët të vizitoni Vlorën, kur jemi ende në fushatë elektorale. A është kjo koha e duhur? Apo mos vallë po përpiqeni të mbështesni ndonjë prej partive pjesëmarrëse në zgjedhje? Sot në Tiranë është Donald Ramsfeld. Ai ka qenë sekretar i Mbrojtjes në SHBA për shumë vite. Për mendimin tim, ju duhej të kishit pritur mbylljen e procesit zgjedhor për të vizituar Vlorën.
U.S. Embassy-Tirana: A mos po sugjeroni që duhet ta kyç veten në ambasadë deri pas zgjedhjeve? Nëse do ta bëja, nuk do të kryeja dot punën time. E kemi bërë të qartë si kristali që ne nuk marrim anë në këto zgjedhje

I lutem publikisht Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë gjitheashtu deputet për ata qe kane mundesi ,që ta ngrenë zërin më shumë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në mërgim duke caktuar me ligj për këtë temë një hapësirë të caktuar në televizionet respektive shtetërore. Por në veçanti, lutja ime shkon për Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha që të më ndihmojë duke ushtruar autoritetin e tij shtetëror dhe politik për këto që po heq prej 10 vjetësh në Zvicër me qëllim që drejtësia të vihet në vend. Zëri i shtetit shqiptar ka më shumë peshë në arenën ndërkombëtare në krahasim me Kosovën sepse Shqipëria sapo mbushi 100-vjet shtetformim dhe është vend anëtar i NATO-s. Për më tepër që zoti Berisha është vetë mjek, e ka ushtruar këtë profesion human për shumë kohë dhe e di më mirë se çfarë do të thotë që të abuzohet në këtë mënyrë ndaj një pacienti si në rastin tim të faktuar. Familja ime, djali im 7-vjecar kanë plotësisht të drejtë që të jetojnë në paqe dhe në harmoni si dhe me dinjitet pas afro 10 vitesh frike, ankthi dhe pasigurie për të nesërmen.Duke pasur në dispozicion nga ana e tij mjaft dokumente të skanuara të cilat provojnë vërtetësinë e thënieve të tij, arrita që të bindesha plotësisht se këtu kemi të bëjmë me një skandal të shumfishtë.Miqte e mi te nderur ju kisha lutur ta publikoni kite Artikulle edhe ne profiline juje kisha qene mirnjohes me miljona here ,Sepse zhgënjimi i tij më i madh do të vinte më pas si pasojë e diskriminimit, antihumanizmit dhe presioneve që ka përjetuar dhe po përjeton ende për të mbyllur gojën dhe për të mos ta publikuar këtë skandal http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=21960&kat=109
Arvizu ka qene mbeshtetesi me i madh i shqiptareve dhe i demokracise ne vend. Ai ka luajtur nje rol te rendesishem per kompromis mes paleve per ruajtjen e demokracise, urojme qe edhe kesaj radhe do nderhyje ne ceshtjen e zgjedhjeve, qe te mos cenohet standarti i zgjedhjeve te lira e te ndershme qe jane jetike per te ardhmen e Shqiperise.
sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por mnipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni, belle air eshte e lul bashes ndaj dhe ne 2009 e kane bere kete gje , po nuk blihet besimi , arvizu merrni masa
Ky eshte nje jevg stimulant qe mbasi Zvicra e strehoi dhe i dha azil politik tani po do pension te perjetshem. Shko ne gjykate e zgjidhe atje, e na le rehat neve ne forum ketu.
Po c’te te pyes more ambasadot, te te pyes perse nuk ndalni dot hajdutin Sali Beriha qe ka nisur te vjedhe votat qe nje muaj perpara zgjedhjeve? Apo te te pyes a te kane zene ndonjehere syt ne ndonje vend tjeter qe te blehen votat me nje traste ushqime?
duket qarte qe zoti arvizu ashtu si edhe amerika kerkojne rrotacion politik
ai vetem nuk do qe ta tregoje sheshit!
zoteri i dashur normal qe sdo te kete zgjedhje te lira per sa kohe saliut nuk i vihet fre, i pate inskenimet e turpshme dhe bllokimin qe beri ne kqz, po aferat korruptive me nbjerzit duke i dhene para e bilita falas emigrantve, pushetet e pune dikujt tjetre, ky eshte nje presion qe u behet njerzve pasi i la pa pune 8 vite sot i jep nje shpres kjo nuk eshte e drejte, njerz verini gishtin kokes dhe zgjidhni vec nje mundesi ps , sepse pd tregoi cmund te bente ne 8 vite
zoti arvizu po merr nje iniciativ shume te mire sepse po behen padrejtesi dhe njerzit nuk kane besim pasi saliu e ka kapur paniku i humbjes , dhe po mundohet te vjedh e te bej korrupsion , po njerzit e kane kuptuar qe duhet te zbatohet ligji qe gjerat te shkojne mire , zoti rama do te fitoni ne menyre te padiskutueshme, askush mos ta shes voten dhe vullnetin e tij te lire
mire e ka arvizu dhe do te degjoj popullin por po nuk do zgjedhje te lira saliu ore se e di qe duke lexuar vullnetin e popullit ai do te kete nje humbje historike por do te shikoni se shume shpejt do te marre fund, kjo gje en nuk do te lejojme qe vota jone te cenohet
Nje pyetje retorike kam une zoti ambasador a ka me moral Saliu te kerkoje voten e shqiptareve pas Gerdecit , pas 21 janarit, pas qeverisjes me despotike jo me duar te pastra por me duar kriminelesh? Sigurisht qe jo, atehre ju pse beni sehire? Ndleni rrugen e tij te babezis per te vjjedhur votat per nje tjeter mandat ilegjitim.
Zoti Ambasador a do te pervishni serisht menget per te mbikqyrur numerimin e votave sic bete ne 2011 dhe serisht te lejoni qe te meret pushteti nga humbesit, kur nje bote e tere bashke me ju e pa qarte qe fitoi Rama dhe sot ne bashki eshte Basha?
kqz po manupulohet paster nga saliu sic beri ne 2009 ndaj media merrni rolin qe ju takon e mos u beni skllever te sistemit te saliut kjo gje duhet te marre fund, dikush duhet te flas duam liri ne media dhe ti besojme asaj, ju reagoni mos rrini kot
Nje pyetje kam une zoti Ambasador , a nuk ju vjen inate qe Berisha ju percmon gjate gjithe kohes, ju beni cdo dite thirrje per riformatim te KQZ-s dhe ai hesht dh sillet me menefregizem? Dhe nderkohe, kur te gjtihe e dine se ai po i prish mardheniet me SHBAN, si per inate u premton shqiptareve heqen e vizave.
Zoti Ambasadot i SHBA, cfare emri i vini ju qeverisjes se ketyre 8 viteve, si e perkufizoni, e quani demokraci apo komunizem? Se shqiptaret ende nuk po e ndajne dot mire kete ceshtje sepse po shikojne qe cdo dite e me shume shqiperia po shkon drejt komunizmit se sa demokracis, e deri diku kjo eshte e logjikshme kur ne pushtet edhe per pak dite kemi nje komunist te eger qe lufton per karrige.
Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..
Ne keto kushte,kur nuk ka anje garanci per zgjedhjet,kur nuk ka KQZ,Kur duke filluar nga presideti,KQZ,qeveria,OSBE qe,ja bene yzmetin deshtimit te numurimit elektronik,kur presioni nga qeveria ndaj te punesuarve te saj eshte skandalizuar,kur jane mbi 300 mije zgjedhes pa adresa,etj,etj perse opozita duhet te futet ne zgjedhje?
Un nuk deshiroj qe Ambasada Amerika te mbaje nje ana te caktuar, por duke folur per kete ceshtje doja te thoja se Ambasada Amerikane dhe ketu jo si gjyqetare por si nje vend mik duhet te shprehet qarte per procesin zgjedhore qe vota e popullit te lexohet drejte dhe e pa manipuluar.
Respekt dhe nderime per Ju, Z.Aevziu, sepse e ndjej qe ,si nje qytetar i SHBA-se dhe si njeri njekohesisht, keni rezervat tuaja, ndersa qendrimi i dipllomacise perendimore, ne pergjithesi eshte ajo kostante qe i ka dhene jete votes te vedhur. Dikur isha i detyruar te votoja per ate qe nuk e doja, sot, ai qe nuk e dua voton vetveten. Pra, paksa me ndryshe. Ju kesaj i thoni demokraci funksionale, ndersa une i them demokraci e kompremetuar ose nje neodiktature e “sofistikuar” nen tezen ” funksionale”. Kam frike se apologjia e “demokracise funksionale” eshte nje platforme ogurzeze e krijimit te neodiktaturave dhe si vend me pjellor per ta eksperimentur kane perzgjedhur vendin tim. Deri tani, per mua si qytetar, se shteti nuk eshte i imi, diplomacia perendimore e ka ndjekur “demokracine funksionale” ne Shqiperi me kersherine e telefilmit “Familja Adams” me personazhet e saj te pispillosur shik, me zhulsa e pisanjose, me shtrigane e te vdekur qe dalin nga arkivoli e behen personazhe.
Amerika ka bere çdo gjë që komunizmi të rrinte ne pushtet ne shqiperi http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Si nuk do merrke ane ne keto zgjedhje?????
Kjo do te thote as me pak e as me shume qe e keni marre anen ne te gjitha te tjerat.
Pra ju,kumbari i”burrit te shtetit” ,po thoni qe paskeni vendosur te nderroni zanatet!!!!!!???????
ben ti qenke i pa ndreqshem ty te mungon forca e argumentit ti nuk di te flasesh ..vetem kete di ti amerika e do europa e do ,dhe me turpeshmja per ty kur thua pse ti vjedhe ajo i ble …ti je sharlatan dhe nga njeres si ty mund te presesh c do gje ,,me njeres si ty ai vend nuk behet …ti je i goditur dhe skizofren hyyyyyyyy ndyresire
Vertet qe zgjedhjet duhet t`i bejne shqiptaret.Kjo eshte e vertete,por nuk ne mund te behen me Sali Berishen ne krye te qeverise.A ka pasur zgjedhje me problematike se ato te vitit1996,kur ne krye te vendit eshte Sali Berisha.Vertet harroni se ky e ka harruar zakonin e vjeter te vjedhjes se votes.Ujku qimen e nderron,por xakonins`e harron.-thote populli.Po ky “ujku” yne Sali valle ta kete harruar zakonin e vjedhjes se votes ?!! Besoj se jo.Dhe mendoj s e keshtu jane te bindur te gjethe ato qe i mbajne mend dhe nuk kane qene dakort me rezultatet e atyre zgjedhjeve qe mos u perseritshin kurrre me ne Shqiperi.Ndimojeni pra dhe ju popullin shqiptar te shpetoje nga kjo re e zeze qe ka kohe qe duket ne horizont e qe me 23 qershor pom behet gati te mbuloje gjithe qiellin tone.Kjo mos ndodhte.Qofsha une i gabuar. Ishalla keto qe thashe me lart nuk do te ndodhin.
Marrë nga libri Heronjët e Kotësisë me autor Agim Hamitin
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut.
Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:
«Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
«Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»
Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
«Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë:
«Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
«Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
«Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.