Zgjedhjet/ Bucci: Përplasjet fizike nuk do të tolerohen, do të dënohen

Rovena Cerka

Afrimi i datës së zgjedhjeve të 25 prillit ka bërë që ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci të zhvillojë një vizitë në Elbasan, për të zhvilluar takime me përfaqësuesit e institucioneve dhe me përfaqësuesit e partive politike për të dhënë mesazhet e tij për sigurimin e rendit publik dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor më 25 prill.

Gjatë një deklarate për mediat, Bucci tha se fushata elektorale është mjaft energjike dhe me përplasje idesh, por theksoi fort se përplasjet fizike nuk do të jenë të pranueshme dhe do të dënohen. Bucci tha se zgjedhjet janë festë e demokracisë ku qytetarët zgjedhin qeverinë e ardhme, por kurrsesi nuk do të pranohet që të ketë degradim në përplasje fizike.

“Fushata elektorale në Shqipëri, më kujton shumë fushatat në Itali. Ka shumë pasion, ka shumë energji të përfshirë në të dhe për më tepër ka përplasje idesh. Përplasje e ideve dhe planeve janë të pranuara, por ato fizike nuk janë të pranueshme. Zgjedhjet duhet të jenë një festë, një festë e demokracisë. Sepse populli zgjedh ata që do t’i drejtojnë në të ardhmen. Përplasja e ideve është në rregull, konfrontimi i tyre sa kohë është i bazuar në fakte, në programe dhe në gjëra konkrete. Sepse besoj në bazë të tyre shqiptarët do të zgjedhin ata që do t’i zgjedhin problemet e tyre, sepse problemet janë po ato, punësimi, edukimi. Të gjitha partitë kanë prezantuar programe dhe votuesit do të përcaktojnë kush është më i miri”, tha Bucci.

Ambasadori tha se Italia nuk bën tifozllëk për asnjë palë, por për popullin shqiptar, ndërsa shtoi se  Italia do të bashkëpunojë me çdo qeveri që zgjidhet nga populli për të integruan vendin në BE.

Më herët edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi takime me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla, më pas e Gazmend Bardhin e PD-së, me kryetaren e LSI dhe të parën në listë për Elbasanin, Monika Kryemadhi. Fokusi i takimeve të diplomates me drejtuesit politik kanë qenë kandidatët që përfaqësojnë partitë të ej ë me integritet dhe të pastër por edhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *