Në një kohë kur varfëria është thelluar, kur kredia private është në ngërç, kur Buxheti i Shtetit po mbledh gjithnjë e më pak të ardhura dhe po rrezikojmë seriozisht rënien ekonomike, partia në fuqi është angazhuar në fushatën zgjedhore më të kushtueshme në historinë e saj dhe të vendit. Kjo përshtypje të krijohet nga shpeshtësia dhe luksi i spoteve televizive, apo nga prania e jashtëzakonshme e pankartave (në çdo pak qindra metra në qytetet tona, nga një baner apo pankartë e madhe, vlera e së cilës është të paktën 300-400 euro copa). Ende nuk është e qartë sa nga parate publike janë sakrifikuar në këtë rendje drejt shpenzimit ekstrem dhe krijimit të një realitati virtual mediatik tejet të kushtueshëm.
Por në realitetin tonë paradoksal, pa drita dhe shkëlqim fals mediatik, ka dukuri shumë më shqetësuese. Ka gropa të zeza të gatshme të thithin të gjithë ekonominë tonë dhe gjasat për zhvillim. Dukuri si shkrehja e administratës publike dhe stepja, pritja me ankth e biznesit (atij vendas dhe të huaj), duke zgjedhur për të mosinvestuar në kohë pragzgjedhjesh dhe fushatash të tyre, të natyrshme dhe të pranueshme në një kohë tjetër, në këtë vit të zymtë ekonomik po shndërrohen në gati rrënuese. Këtë përzierje humbjesh të plota ekonomike, po t’i shtojmë mosarkëtimet e të ardhurave fiskale nga Shteti, e kthejmë në një koktej shpërthyes C4 që po shkatërron ekonominë tonë.
Nga tatimet, për periudhën janar-prill 2013, kemi 42 milionë euro më pak nga sa qeveria kishte programuar dhe 23 milionë euro më pak nga sa janë mbledhur në janar-prill 2012. Edhe pse me të ardhura të parealizuara, nën presionin zgjedhor, qeveria ka shpenzuar 18 milionë euro më shumë se programi i miratuar në fillim të vitit. Tejkalimi më i ndjeshëm është në shpenzimet për investimet publike, për të cilat në periudhën janar – prill 2013 janë shpenzuar 34 milionë euro më shumë se programi i fillimvitit. Kjo është një politikë dritëshkurtër dhe rrënuese për financat tona publike. Gati marrëzi financiare, kur dihet se objektivi madhor i financave tona publike është mbajtja me çdo kusht nën kontroll e borxhit publik dhe defiçitit të Buxhetit të Shtetit. Marrëzia e madhështisë së një qeverie që vetëm premton dhe asgjë nuk realizon në disiplinën financiare për këtë vit, i ngjan shprehjes së vjetër popullore “Qenit kur i vjen ngordhja, vete dhj… në derë të hanit”. Duke tejkaluar shpenzimet dhe duke mosrealizuar të ardhurat, kemi fryrë së tepërmi defiçitin buxhetor. Në 4 muaj deficiti është 22,5 milionë dollarë, 3,7 milionë më shumë se programi 4 mujor i fillimvitit dhe 11 milionë dollarë më shumë se defiçiti 4 mujor janar-prill 2012. Ku po shkojmë me këtë ritëm? Me siguri, jo drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe marrjes së masave për të ushqyer rritjen ekonomike. Me siguri drejt një aventure shumë të rrezikshme dhe pa të ardhme. Në fund të honit, presin si sorra ogurzeza papunësia dhe varfëria në rritje gjeometrike, një borxh publik gërryes i imazhit dhe besueshmërisë së vendit, të gatshme të hanë plotësisht trupin e drobitur të ekonomisë sonë.

Ne nje sistem ekonomik Kapitalist,ka nje fitus e nje humbes,si cdo kazino qe kerkon tua mbledh paret miletit,per te ruajtur nje ane sociale me kto te ardhura!
Kjo kazino ne Shqiperi,nuk funksionon si shum kazino ne vende te fuqishme ekonomike,ku parate e humbesve Socializohen,per te perballuar disfatat ekonomike!
Pra ju jeni ne anen e humbesve e jo te fituesve,qe e ben ekonomine drejt falimentimit te plote!
Saliu e ka cuar borxhin publik ne mbi 63% vetem sepse ka vjedhur te gjitha leket e shteti per ti shpenzuar ne fushaten elektorale dhe tashme kerkon borxhe qe te paguaje administraten dhe shpenzimet e tjera. TURP ti vije qe tall menderen e parat e popullit.
kerkojme rilindje jo rrenim!
le te jene keto zgjedhje nje shembull per saliun
saliu te mos beje premtime boshe dhe te vazhdoje vjedhje me rrenim
ta zhdukim nje here e mire
voto PS dhe nr29!
Qeveria edhe ne grahmat e fundit nuk po merakoset per gropen ekonomike ku ndodhet ekonomia,me investime elektorale pa limit dhe shpenzime te administratese se saje
zgjedhjet ne shqiperi nga shqipatret asnjehere nuk jane trajtuar si forme revolucionare per te dnryshuar pushtetin nqs ai ka bere gjera gabim dhe ka keq qeverisur vendi os evendi esht ene krize ekonomike dhe kjo ka ndodhur vetme njeher ne vitin 1992
rrenimi i ekonomise ne shqiperi esht ehsume i ndjeshem dhe kjo per faj te qeverise se sali berishes dhe alternatives ekonomike qe ka ofruar gjate 8 viteve pushtet dhe shqipatret duhet ta dine mire kete dhe duhet te reagojne me mjetin e tyre te vetem voten
shqipetaret duhet e vleresojne se kriza ekonomike eshte ajo cka i ka bere ata me te varfer eshte ajp cka ata i ka lene per keto 8 vite ne mjerim dhe politikat mbrojtese ndja krizes nga kjo qeveri kane qene 0 ndaj kriza ndihet kaq shume
e vetmja menyre per te mbrojtur ekonomin ekjo qeveri nga kriza ka perdorur futjen e takes se sheshte nje takse te turpshme qe esht ekomplet e pa ndershme dhe vihet nga shtet qe skane mudnesi tjeter te luftojne informalitetin por qe varferoi shtrsen e mesem e te varfer me shume
reagimi i shqipatreve ndaj krizes ekonomike ne vend duhet t ejete i madh duhet te jete kudnra qeverise dhe politikave ekonomike te saj qe shakterruan ekonomine dhe shkateruan e mjeruan familjet shqipatre
ekonomia duhet t ejete baza pse shqipatret duhet t ezjgehdin nje qeveri pro politikava ekonomike te saj e jo nje qeveira qe shkateron ekonomine sic beri sali berisha me ridvan boden dhe renditet nga fundi shqiperia persa i perket ekonomise
politikat ekonomike te saliut nuk jane [politika pro mbrojtes se ekonomise dhe qytetarev enga kriza sepse nuk perbejne ndertimin e nje shteti socialis por e shakterrojne ate dhe mebshtesin vetem te pasurit e jo te varferit,kjo e ben kete qeveri deshtake
politikat e partise socialist edh eprogrmai i sja jane ne kete kohe krize per ulje taksash dh per shtim te investime te huaja ne vend qe te ket eme shuem para shtresa e varfer dhe emesme ne menyre qe te rritet fuqaia blerese ne vend dhe te ket elikuiditet
e vetmja mudnesi e slaiut per daljen nga kriza ka qene marrja e sa me shume borxheve qe esht etotalisht nje politike e shemtuar nej politike qe rrenoon ekonomin eashtu sic e rrenoi grqeine italine e plot shtete te tjera,ndaj ps eshte pro uljes se borxhit publik
prandja ne 23 qerhsor shqiptaret duhet t evotojne edi ramen dhe paritne socialiste ndaj t egjithe duhet t embeshtesin alternativen e saj alternativen e rritjes ekonomike alternativa e programit per nej rilindje shiqpatre