Ndryshimet e vona në Kodin Zgjedhor kanë vënë në vështirësi KQZ-ne për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Partitë politike kanë kërkuar më shumë afat për të plotësuar KZAZ-të me përfaqësuesit e tyre. Sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, partitë duhet t’i propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së, për zgjedhjet vendore, jo më vonë se data 10 prill 2015.
“Unë kisha një propozim që data 9 të ishte 10, që deri të premten të na jepej mundësia të kryenim këtë punë dhe mendoj që ka një rezervë për të zgjidhur problemin në kohë”, tha Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD në KQZ.
“Çdo kërkesë që i shërben mbarëvajtjes së procesit duhet të jetë e pranueshme nga KQZ dhe nuk kam asgjë për të kundërshtuar nëse një afat lëviz me një ditë apo dy. Jam dakord me propozimin e zotit Kosovrasti që nga 9 të bëhet data 10, po duke mbajtur parasysh elementin e rëndësishëm të njoftimit”, tha Genc Gjoncaj, përfaqësues i PS në KQZ.
Më pas, KQZ, merr vendimin për ngritjen e KZAZ-ve, për zgjedhjet e 21 qershorit, jo më vonë se data 12 prill 2015. Dy maji është afati i fundit i partive politike apo koalicioneve zgjedhore, për dorëzimin në KQZ të listave të kandidatëve për kryetarë bashkie apo këshilltarë. Kodi Zgjedhor parashikon që regjistrimi i kandidatëve të kryehet 50 ditë para zgjedhjeve, pra, 50 ditë përpara 21 qershorit.
Partitë politike do të duhet të regjistrohen në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhje deri në datën 13 prill, dhe 10 ditë më vonë, deri më 23 prill, duhet të regjistrohen koalicionet.

Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD në KQZ…
🙂
SA DEKADA KA KY ROBI QE RRI ATJE??
🙂