Përtej fitores spektakolare të së majtës dhe katërfishimit të LSI-së, dy rezultate që nuk ishin parashikuar aq të thella, zgjedhjet e 23 qershorit kanë sjellë edhe “surpriza” të tjera. Gazeta Shqiptare ka bërë sot një listë të “çudive” që dolën nga kutitë e votimit.
“ÇUDITË” E ZGJEDHJEVE
PD për herë të parë forcë e dytë në Lazarat
Partia Ardhmëria Shqiptare, ka siguruar në Tiranë 1.738 vota, trefish më shumë se partia e Spartak Ngjelës apo dy partitë e Ballit të marra së bashku që në total kanë 900 vota. Programi i PASH-së nuk rezulton as në kërkimin “Google”.
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian del forcë e dytë në Komunën e Pustecit, e banuar tërësisht nga komuniteti maqedonas
“Aleanca Arbnore Kombëtare” del forca e katërt në Krujë duke lënë pas FRD-në e Topit dhe PSD-në e Gjinushit
Aleanca KuqeZi merr 1 votë në Himarë
Në Dropull, vendlindjen e Vangjel Dules, PBDNJ del forcë e katërt
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar e mbështetur publikisht nga djali i Enver Hoxhës, merr 1 votë në Gjirokastër, vendlindjen e diktatorit
PDK e Nard Ndokës del forcë e katërt në Himarë
Partia KristianDemokrate fiton mandat deputeti në Pukë
“Bashkimi Liberal Demokrat” i Arian Starovës fiton në Lezhë 150 vota më shumë se Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit
4 milionë euro “të hedhura në erë” nga KQZ për mosfunksionim të teknologjisë
Forca politike me më pak vota, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, me 296 nga 1.742.520 votat e hedhura në total
