LETRA: Zgjedhjet e 25 prillit drejt dështimit? Kompania e kontraktuar paralajmëron pamundësi të printimit të fletëve të votimit pas zvarritjeve në Kolegjin Zgjedhor dhe në KAS

Rovena Cerka

Fleta e votimit me përmasat e propozuara nga KQZ dhe zvarritja që po i bëhet përmes ankimimeve për vendosjen e versionit final mund të çojë në dështimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kompania “Cetis” e cila ka fituar tenderin për printimin e fletëve të votimit përmes një letre të drejtuar KQZ shpreh shqetësimin për përmasat e mëdha të fletës së votimit. Gjithashtu në letër theksohet se kompanisë mund të i duhen nga dy deri në 3 javë për përgatitjen e fletës së votimit të propozuar dhe paralajmëron se ky mund të jetë një mision i pamundur.

Në këtë letër thuhet se:

“Duam tu vëmë në dijeni për disa limite në procesin e printimit që çdo kompani mund të përballet në një projekt të ngjashëm si ky i prodhimit të fletëve të votimit. Pasi ne kemi marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizenjimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final.

Pas marrjes së konfirmimit, pasi ne të kemi dizenjuar fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimit të marrë nga KQZ. Zakonisht ky proces merr 1 deri në 2 ditë dhe varet nga disa faktorë të brendshëm. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi.

Ne mbërrijmë në konkluzionin se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për tu printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet ti shtojmë edhe dy ditë të tjera për ti dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ.

Përsa i përket fletës së votimit të Tiranës e cila është me e gjatë se formati A3 do të na duhet të porosisim letër të kësaj madhësie gje e cila kërkon 2 deri në 3 javë, përfshirë këtu dhe kohëzgjatjen në printim siç e shpjeguam më sipër. Një fletë votimi e të tilla përmasave do ta zvogëlonte printimin në kohë nga makineritë tona për një sërë arsyesh teknike dhe logjistike.

Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur”.

c.r/ dita

Share This Article
6 Comments
  • E dha nje propozim ketu nje komentues: listat me krejt emerat afishohen ne cdo kabin votimi e njerezet zgedhin vete e e shenojne vete me shkrim per ke votojne me. Dore te tyre! Leht, thjesht edhe pa kosto te nalte per buxhetin!
    Pse zgidhen kompani pa aftesi furnizimi eshte pyetja?!

  • Si ka mundesi qe keta qe na premtojne kaq shume se do na bejne te pasur e me vila si vetja e tyre ne lalez,keta hale qe per ne po zihen si qente,nuk jane ne gjendje te bejne nje flete votimi te thjeshte qe ta kuptoj edhe fshatari me i thjeshte ose edhe analfabetet qe po shtohen nga dita ne dite.

  • Komentuesi tjeter e Lili kane propozim interesant bazuar ne Sens Mase, ne realitet na digjet barakja : ) Ajo karantine qe na ka ngelur.

    1. S’mund te nen vleresohet “budalleku njerezor” 2. Konteksti.

    1. Me instruksionet me strike (shkruaj ne mes, shkronja kapitale, madhesia kaq, pa korrigjime etj) dhene nje laps ne dore (ku duhet dicka me shume se nje Tick apo X) Individet behet krijues. Ngaterrohen, nenvizojne, shkruajne siper, ndoshta vene nje emoticon ose shprehen me RROFTE/ POSHTE ky e ai. Kur ne nje Vote…qofte nje shkrojne -/+ dhe cdo vize shtese eshte baze per nullifikim. Numeruesit “do vriten”

    2. Kemi 30 vite qe nuk dime te numerojme. Se nuk duam (sa thjeshte e beri Kosova) Pensionere fluturues e te Vdekur qe RILINDIN, votojne nga 3-6-9x. Ne do Leme FLETA TE BARDHA lehtesojme punen e fallsifikuesve. Nese fletat markohen disi, prape lihen hapesira per duplikime kur s.ka fletevote te plote.

    tej teknikalitetit qe ka shume rendesi, problemi madhor eshte te PS.ja. Ne nervozizmin qe I ka kapluar dhe zemerimin ekstrem qe u ka sjelle te kuptuarit se POSTET MUND TE MOS I KENE in perpetuum, keto 2-3jave duhen monitoruar te pakten nga MEDIA E OPINIONI PUBLIK, se ku/ cfare Firmash vene. Te jemj reale, se Shtet Funksional e Institucione Formale Ne Nuk Kemi.

    PD ja (dhe e gjithe klasa politike) kane rezultuar nje MALLKIM por problem imediat s’eshte kush vjen Neser. Krizen akute eshte te Grupimi qe bertet nga 1D (numrat) ne 3D, PO BEJME SHTET.

    Me 1Vote si Shqiptare
    nuk mund te bejme 2 zgjidhje.
    Kete mundesi se kemi pasur asnjehere.

    Jemi Ne Gati tu japim 12vite besim?
    Meriton ky Kabinet Ministror, ata qe hoqen, ata qe jane e ata qe mund te vene, + Kr.M I tyre edhe 4 vite pushtet e akces ne FONDET PUBLIKE?

    Personalisht mendoj Jo.

    12 vite ne pushtet Grupimit qe na ka lidhur ne obligime kontraktuale deri ne 35 vite (disa raste) abuzon e keqmanaxhon asete publike e burime natyrore kombetare, humb dhjetra e qindra miliona $ ne arbitrazhe +++ kosto te avokateve qe na mbrojne ne (ne humbje paguam dhe avokatet e pales TJETER) ne Dokumentacion, ne cdo dikaster vene balle botes qe operon by the book gjithmone dalim diletante e te humbur; kane shume raste deshtimi dhe mungesa te medha ne aftesi organizative… ata vete na kane hequr cdo justifikim te provojme heren e 3te.

    1x na e hodhen
    2x jemi budallenj
    3x DOREZIM/
    ….e meritojme.

  • Nisma fillestare e PD, për të paraqitur debutetë më shumë, e kishte një qëllim të keq për të prishur proçesin e zgjedhjeve.
    Kur ju mohua kjo mundësi, nxorën tjetër sebep, atë të emrave dhe jo numuri që të bëhet fleta e votimit çarçaf.
    Gjithmonë zvarritje!
    Le të shpresojmë ndonjë zgjidhje se e lodhën këtë popull fatkeq.

  • Gjithshka ecen sipas planit tone antishqiptar dhe antipopullor! Keto probleme teknike pregatisin terrenin per hedhjen hapur te idese se votimit elektronik ne te ardhmen, rezultatet e te cilit do te vendosen gjithmone nga zyrat tona!

  • Pas kesaj letre Kolegji Zgjedhor, sot pasdite, do te leje ne fuqi vendimin e KAS. Lista me numra eshte vertetuar ne zgjedhjet e fundit ne Kosove si mjaft e pershatashme. Bllofi i pdeisteve, me tendence shtyrjen e zgjedhjeve, do te deshtoje si çdo here.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *